Pas yllit të Realit, Tayna tashmë merr vëmendjen e reperit të njohur amerikan

Periskopi.com Showbiz

Tayna po ndiqet në Instagram edhe nga ish-i dashuri i Kylie Jenner, Tyga.

Reperja kosovare ka filluar të marrë vëmendjen e shumë yjeve të njohur botërorë të fushave të ndryshme.

Futbollisti i Real Madri, Vinicius, tashmë e ka treguar se është fans i flaktë i reperes, duke i shpërndarë këngët e saj e duke e komentuar nëpër fotografi që ajo poston.

Ndërsa tani Tayna ka marrë vëmendjen e një personazhi tjetër mjaft të famshëm.

Bëhet fjalë për Tyga, reperi i njohur amerikan i cili numëron disa hite në muzikën ndërkombëtare, e gjithashtu është i njohur dhe shumë i përfolur për lidhjen e tij disa vjeçare me miliarderen Kylie Jenner.

Tyga tashmë po e ndjek Taynan, repern shqiptare dhe është një nga 1.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Edhe Tayna sigurisht se e ndjek reperin dhe ky është vetëm një më shumë nga të famshmit ndërkombëtarë në listën e saj të ndjekësve.

Ylli botëror ka një përgjigje për Capital T, pasi i tha se e kopjoi për skenën

Periskopi.com Showbiz

Së fundi, përmes një postimi Trimi tha se reperi Tyga u inspirua nga ai për një koncert që e mbajti së fundi, shkruan lajmi.net.

“Hey @tyga së paku etiketona ne @connext_albania. Është në rregull të inspirohesh”, kishte shkruar Capital T pranë një Instastory.

E më pas Capital T i ka publikuar disa foto të tjera në Instagram, postim pranë të cilit nuk ka munguar edhe përgjigja e reperit amerikan.

“Kurrë se kam parë skenën tënde. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, ka shkruar Tyga, komentin e të cilit e kanë pëlqyer një numër i madh i ndjekësve të Kapos.

 

U nda nga Travis Scott dhe u ribashkua me Tygan? Kylie Jenner thyen heshtjen

Periskopi.com Showbiz

Kylie Jenner ka folur rreth thashethemeve për ribashkimin me Tygan.

Kylie Jenner është ndarë nga Travis Scott, por nuk kanë folur publikisht për arsyet që çuan deri te ndarja.

Së fundi, qarkulluan thashetheme se bukuroshja pasi u nga nga Travis është ribashkuar me Tygan.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kylie ka thyer heshtjen, duke thënë se më e rëndësishmja për të dhe Travisin është vajza Stormi.

“Interneti e bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në ora 2:00 pas mesnatës me Tygan. Unë isha me dy miqtë e mi në një studio, në të cilën ndodhej edhe ai.  Unë dhe Travis kemi raporte të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. Miqësia jonë dhe vajza jonë është përparësi”, ka shkruar ajo.