Fansat po mundohen të gjejnë shpjegim logjik për atë që sapo ka ndodhur me Tyson Furyn

Periskopi.com Sporti

Fansat dyshojnë se llogaria e Tyson Furyt mund të jetë hakuar apo rrëzuar pasi boksieri i peshave të rënda ka humbur dhjetëra mijëra fansa në Twitter në vetëm disa ditë.

Fury po përgatitet për meçin me gjermanin Tom Schwarz, më 15 qershor, i cili do të jetë meçi i tij i parë pas barazimit me Deontay Wilderin në dhjetorin e kaluar, shkruan Periskopi.

Dhe me fansat që po shpresonin të mësonin zhvillime të reja për Furyn para ndeshjes, shumica e kuptuan se më nuk po e ndiqnin britanikun në Twitter.

Tyson Fury will face Tom Schwarz next week.

Mund të tingllojë si gjë e vogël por Twitteri është shëndrruar në pjesë të rëndësishme në marketingun e ndeshjeve.

Shfrytëzues të platformës po thonë se papritur e kanë kuptuar se më nuk e ndjekin Furyn.

Ai aktualisht ka 1 milion më pak se që pati disa ditë më parë.

Por pse ndodhi kjo? Ende nuk është shumë e qartë – në fakt është shumë e çuditshme. /Periskopi.com/