Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga makina në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline se një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa mësohet se viktima është Sheqir Zeqiri.