Rrëfimi i babait që iu kthye vajza nga Siria: Burri e kërcënoi, u detyrua të shkonte

Periskopi.com Lajme

Visari nuk e priste që do t’i sheh edhe një herë mbesat e nipërit e tij, pasi vajza i mori me vete kur udhëtoi me burrin për ti’u bashkuar me ISIS’it në Siri në vitin 2014.

Sipas tij, Edina u kërcënua nga bashkëshorti i saj, Arbenin Demolli.

Pesë vite pasi e bija i udhëtoi për në Siri me fëmijët e burrin, Visari (emri i tij nuk është i vërtetë), po kalon kohë të mira me nipërit e mbesat.

E bija Edina (po ashtu nuk është emri i vërtetë), është një ndër 110 kosovarët e kthyer bashkë me fëmijët nga Siria, muajin prill të këtij viti. Ajo, sot jeton në shtëpinë e babait të saj, në një fshat afër Prishtinës.

Demolli  që ka qenë xhihadist i njohur në Siri, u vra duke luftuar në krah të ISIS’it.

“Fëmija më i vogël ka qenë 6 muaj kur shkuan për në Siri, ndërsa nipi i fundit s’kishte lindur ende. Do bëja gjithçka që ta ktheja kohën, e t’i kisha ndaluar. Bijën time e kërcënoi burri i saj, u detyrua t’i shkojë pas”, rrëfen Visari për The National.

Pasi bashkëshorti iu vra, Edina me fëmijët mbetën në Siri. Atje ajo u detyrua të martohet me një burrë tjetër, më të cilin e ka edhe fëmijën më të vogël.

Gruaja në fjalë shprehet e lumtur që sot është kthyer në vendin e saj, derisa shton se ka edhe shumë fat, raporton Gazetametro.

“Jam shumë me fat, jam e lumtur. S’mund të shtoj më shumë se jam nën arrest shtëpiak”, thotë ajo.

Kujtojmë se në muajin prill autoritet kosovare, në bashkëpunim me ato amerikane, kthyen 110 kosovarë nga Siria, kryesisht fëmijë e gra. Këto të fundit janë të gjitha në arrest shtëpiak, ndërsa 4 xhihadistë aktualisht ndodhen në burg.

 

A u kthye në Rusi zyrtari i UNMIK-ut i arrestuar në Veri?

Periskopi.com Lajme

Mikhail Krasnochesto, rusi i arrestuar në aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në veri, është liruar nga spitali në Serbi.

Kjo është konfirmuar nga ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton lajmi.net.Madje, ai raportohet se është liruar qysh më 14 qershor nga spitali pas trajtimeve të marra, nga siç pretendon ai lëndimet që ka pësuar nga Policia e Kosovës.

Shteti rus e po ashtu as misioni i UNMIK-ut ku ai kishte punuar nuk kishin informuar me qëllim për statusin e trajtimit të tij në këtë spital apo edhe për datën që ai do të lirohet.Mirëpo, i njëjti nuk mund të hyjë më në Kosovë.

Kjo pasi që ai nga autoritetet e vendit është shpallur person i padëshirueshëm, dhe kështu ai më nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi ishte marrë më 31 maj të këtij viti, ndërkaq më herët për të ishte raportuar se paraprakisht ai kishte punuar për shërbimet sekrete të Rusisë.

Nuk dihet nëse i njëti është kthyer në Rusi, apo e ka vazhduar qëndrimin e tij në Beograd.