Pamje nga vendi ku u vra polici malazez

Periskopi.com Lajme

Një oficer policie kufitar u qëllua në kokë me armë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se ai është gjuajtur nga sedilja e pasme e një makine zyrtare nga një shtetas kosovar.

Polici kufitar Milutin Lekoviç, 41 vjeç, vdiq nga plagët e marra rreth orës 02:00 në Igalo. Ai iu nënshtrua një operacioni, ku mjekët kaluan orë të tëra duke u përpjekur për të shpëtuar jetën e tij.

“Rreth orës 02:45 pasdite në Rrugën Sava Ilic në Igalo, gjatë aktit të kapjes së tre personave që nuk kishin dokumente personale, njëri prej personave të armatosur gjuajti me armë zjarri një oficer policie. Sulmuesit, dy burra dhe një grua ikën në një drejtim të paditur pas incidentit “, tha Drejtoria e Policisë.

Lekoviç dhe kolegu i tij kishin arrestuar më parë tre shtetas të Kosovës sepse nuk posedonin dokumente identifikimi.

Pas plagosjes së oficerit shtetasit e Kosovës ikën, por u arrestuan në Sutorinsko Polje rreth orës 17:00.

Kur policia i gjeti ata dhe rrethoi të dyshuarin për plagosjen e oficerit, ai gjuajti sërish me armë, dhe si paojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur.

Policia ka informacione për identitetin e mundshëm të të dyshuarve dhe po zhvillohen aktivitete për të konfirmuar këtë informacion me shërbimet partnere.

“Drejtoria e Policisë shpreh pakënaqësinë e saj për vdekjen tragjike të kolegut tonë dhe do të ndjekë nga afër rrjedhën e ngjarjeve në ndjekjen penale të të dyshuarve ”, përfundon Drejtoria e Policisë.

 

​Detajet e fundit: Futbollisti brazilian u vra me thikë kasapësh

Periskopi.com Sporti

Hetimet për vrasjen e futbollistit brazilian, Daniel Correa, po vazhdojnë ende. Së fundi, një 19-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në këtë ngjarje, ka bërë të ditur se një thikë kasapësh ishte përdorur për prerjen e fytit të tij.

I dyshuari për vrasje, Edison Brittes, i cili ka thënë publikisht se ai e ka kryer këtë vepër, i kishte urdhëruar të gjithë mysafirët në shtëpinë e tij që t’i pastrojnë të gjitha skenat e krimit, si dhe t’i djegin të gjitha gjërat ku kishte mbetur gjaku i Correas.

Madje, Globoesporte raporton se Brittes kishte urdhëruar që të djegën edhe të gjitha dokumentet identifikuese të futbollistit, në mënyrë që policia të mos gjente asnjë provë për ta akuzuar atë për vrasje.

Fillimisht, plani kishte qenë ta tredhin dhe jo ta vrisnin sepse Brittes pretendonte se burri ia kishte përdhunuar gruan. Policia e ka mohuar këtë akuzë për dhunim, por besohet se Brittes i kishte parë fotot e futbollistit në shtrat me gruan e tij dhe ishte zemëruar për shkak të tyre.

Avokati i Eduardos, njëri nga tre burrat që e ndihmuan Brittesin, e ka sqaruar incidentin në detaje. Ai thotë se plani ishte ta tredhin Correan, por Brittes i kishte ftuar tre burrat ta lidhnin atë pasi e kishin rrahur, pasi që sjellja e Britessit kishte ndryshuar gjatë rrugës, kur ai i kishte parë fotografitë e futbollistit me gruan e tij.

Ata të gjithë dolën nga vetura për të tredhur Corean, por Brittesi ia preu fytin. Pasi e bëri këtë gjë, ai kishte kërkuar ndihmë nga tre burrat e tjerë për ta larguar atë nga makinë, por asnjëri prej tyre nuk pranoi ta bënte këtë gjë.

Por, Brittesi vazhdonte ta godiste atë me thikë në qafë dhe për shkak se tre burrat e tjerë u ndien keq për të, ata i ndihmuan ta largojnë trupin.

Fjalët e fundit të futbollistit që u vra në mënyrë brutale

Periskopi.com Sporti

Një mik i futbollistit të vrarë, Daniel Correa, ka zbuluar fjalët që i janë dërguar atij disa çaste para se të vdiste.

Correa, 24-vjeçar, u gjet i vdekur në një shkurre në qytetin brazilian Sao Jose dos Pinhais.

Fyti i tij ishte prerë në atë masë sa gati t’i këputej koka, derisa i ishin prerë edhe organet gjenitale.

Tri ditë pasi trupi i tij u gjet nga një kalimtar më datë 27 tetor, biznesmeni Edson Brittes Junior, 38-vjeçar, rrëfeu se e kishte vrarë Correan në një “moment çmendurie”.


Edson Brittes Junior, që rrëfeu se ka vrarë Correan

Një mik i viktimës e kishte paralajmëruar atë për burrin e gruas me të cilin ai ishte në shtrat, duke thënë se do ta bënte atë “mish të bluar”, disa momente para se ai të vritej dhe të masakrohej.

Mesazhi i WhatsApp tashmë duket i frikshëm, pasi pikërisht personi për të cilin po e paralajmëronte miku i tij, rrëfeu se e kishte kryer vrasjen brutale.

Brittes Junior i kishte thënë policisë se veproi pasi e zbuloi se futbollisti po tentonte të përdhunonte gruan e tij, Cristianan.


Correa në shtrat, së bashku me gruan e biznesmenit Edson Brittes Junior, disa momente para se të vritej

Correa kishte qenë në ditëlindjen e 18-të të vajzës së çiftit, derisa u vra pasi shkoi në këtë ditëlindje.

Tani është zbuluar se 24-vjeçari kishte shkëmbyer mesazhe me miqtë e tij në WhatsApp, derisa ishte i shtrirë në shtrat afër gruas së biznesmenit, derisa ajo ishte në gjumë.

“Mund të flej këtu. Ka disa femra që po flejnë në gjithë shtëpinë”, u kishte thënë Correa miqve në WhatsApp.

Në një mesazh tjetër, ai shkruajti: “Do të ha nënën e vajzës që ka ditëlindjen… dhe babai i saj është këtu”.

Por, një shok, që vërejti seriozitetin e situatës, ia ktheu: “Do të të bëjnë mish të bluar, ai burrë do të vijë dhe të të rrahë keq”.

Correa po luante mesfushor te São Bento, si i huazuar nga São Paulo. /Periskopi/