Deputeti i LDK-së shpallet kampion i udhëtimeve, harxhoi mbi 6 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Duket se nga 120 deputetët e Kosovës, prej të cilëve 78 prej tyre kanë realizuar udhëtime jashtë vendi, ‘kampioni’ i të gjithë këtyre është deputeti nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj.

Në bazë të disa të dhënave të nxori Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ku ka publikuar listën e dhjetë deputetëve të cilët kanë udhëtuar më së shumti jashtë vendit, deputeti Armend Zemaj i ka kushtuar më së shumti buxhetit të Kosovës. Për dhjetë udhëtimet e tij janë shpenzuar hiç më pak se 6 mijë e 330 euro e 84 centë.

Pas saj vjen Aida Dërguti e PSD’së, e cila ka udhëtuar po ashtu shtatë herë jashtë vendit. Udhëtimet e saj kanë kushtuar 6 mijë e 330 euro e 84 centë.

Pas saj, radhitet deputetja e PDK’së, Blerta Deliu Kodra, duke zërë vendin e tretë me shpenzime për udhëtime prej 5 mijë e 266 euro e 7 centë, kështu duke udhëtuar nëntë herë jashtë vendi.

Vendin katërt e zë deputetja Mufera Shinik, e cila ka udhëtuar gjashtë herë jashtë vendit, duke shpenzuar nga buxheti i shtetit 3 mijë e 707 euro e 61 centë.

Po ashtu edhe deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila ka realizuar pesë udhëtime, e që totali i shpenzimeve për këto udhëtime është 3 mijë e 258 euro e 98 centë.

Pas saj vijee Time Kadrijaj nga AAK me pesë udhëtime që buxhetit i kanë kushtuar 2 mijë e 680 euro e 96 centë.

Deputeti i grupit 6+, Fikrim Damka, i cili ka realizuar shtatë udhëtime, e që totali i shpenzimeve për këto udhëtime ka qenë 2 mijë e 472 euro e 42 centë, njofton gazetametro.net.

Numri më i madh i këtyre vizitave janë në vendet kontinentit të Europës (198), me përjashtim të 11 vizitave në kontinentin e Amerikës dhe 1 vizitë në kontinentin e Azisë.

E i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka udhëtuar shtatë herë dhe buxhetit të Kosovës udhëtimet e tij i kanë kushtuar 2 mijë e 984 euro e 4 centë.

Xhavit Haliti ka realizuar gjashtë fluturime, të cilat i kanë kushtuar 5 mijë e 550 euro e 81 centë.

Ndryshe të gjitha këto udhëtime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët i kanë realizuar gjithsej 210 udhëtime jashtë vendi, buxhetit të shteti i kanë kushtuar në total 172,616.41 euro.

Udhëtimet e këtyre deputetëve për gjashtë muaj i kushtuan buxhetit afro 200 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Vizitat e disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, jashtë vendit, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 172.616.41 euro. Në 210 udhëtime të realizuara nga 10 deputetë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, më së shumti ka udhëtuar ai i LDK’së, Armend Zemaj, duke pasuar me Blerta Deliun e PDK’së si dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë një raport në të cilin thuhet se në bazë të raporteve financiare për  gjashtë muajt e parë të vitit 2018, të cilat i ka publikuar Kuvendi i Kosovës, shihet se deputetët kanë realizuar gjithsej 210 udhëtime jashtë vendit, udhëtime këto që buxhetit të shteti i kanë kushtuar në total 172,616.41 €.

“Në bazë të këtij raporti, del se nga 120 deputetët, prej tyre 78 kanë realizuar udhëtime jashtë vendit përderisa 42 prej tyre për këtë periudhë kohore nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit. Numri më i madh i këtyre vizitave janë në vendet e kontinentit të Evropës (198), me përjashtim të 11 vizitave në kontinentin e Amerikës dhe 1 vizitë në kontinetin e Azizsë. Kurse vendet më të vizituara nga deputetët janë Shqipëria me 40 vizita, pastaj Franca me 30, dhe Belgjika me 17 vizita”, thuhet në raportin e KDI’së.

Dhjetë deputetët me numrin më të madh të udhëtimeve në bazë të raporteve financiare janë Armend Zemaj (10), Blerta Deliu – Kodra(9), Fikrim Damka(7), Kadri Veseli (7), Aida Dërguti (7), Xhavit Haliti (6), Mufera Sinik (6), Vjosa Osmani – Sadriu (5), Time Kadrijaj (5) dhe Teuta Haxhiu (5).

Në totalin e shpenzimeve nuk janë përfshirë edhe shpenzimet për bileta të udhëtimit për secilin deputetët pasiqë në raportin finaniar të Kuvendit të Kosovës nuk është e specifikuar kategoria e shpenzimeve për bileta.

 

Pse udhëtimet e gjata mund t’ju vrasin pasi të ktheheni në shtëpi?

Periskopi.com Zoya

Udhëtimi që zgjat më shumë se 4 orë ka dyfishuar rrezikun e trombozës së thellë venoze, pavarësisht nga ajo që po udhëton. Megjithatë, disa studime tregojnë se ky rrezik është katër herë më i lartë në aeroplan.

Tromboza e thellë e venave shoqërohet me fluturime të gjata, por edhe me forma të tjera udhëtimi që kërkojnë ulje të shumëfishtë dhe mund të shkaktojnë emboli pulmonare. Ata quhen gjithashtu sindroma e klasës ekonomike, pasi hapësira e këmbëve është e ngushtë

Ekspertët thonë se sëmundja është si një ruletë ruse dhe duket e pamundur të parashikohet se kush do të pësojë – mund të jenë të rinj, të shëndetshëm, sportist… Megjithatë, ndonjëherë mund të parashikohet.

Tromboza e thellë e venave vjen për shkak të mos aktivitetit afatgjatë gjatë udhëtimit, duke rezultuar në ndërtimin e gjakut në këmbë. Rreziku është më i lartë kur udhëtoni me aeroplan.

“Në hapësirat e ngushta dhe për shkak të mos aktivitetit, problemi është mungesa e oksigjenit në kabinën e avionit, dehidratim, presion të reduktuar në kabinë, e cila shkakton akumulimin e lëngjeve në këmbët duke shkaktuar ënjtje”, tha Sarah Brewer, drejtore e kompanisë Healthspan.

Ajo shton se një udhëtim që zgjat më shumë se 4 orë dyfishon rrezikun e trombozës së thellë venoze, pavarësisht nga ajo që udhëton. Megjithatë, disa studime tregojnë se ky rrezik është katër herë më i lartë kur udhëtojnë me avion. Fluturimet shumë të gjata mbajnë rrezikun më të lartë.

“Është e këshillueshme që të veshin çorape kompresive në fluturimet e gjata, të ngjashme me ato të marra në spital para operacionit. Ato zvogëlojnë mundësinë e trombozës së thellë venoze. Çorape të tilla mund të blihen në dyqane të specializuara, shpesh në aeroport”, tha Brewer.

Duke aplikuar presion të butë, sidomos në zonën e kyçit, çorapet kompresive ndihmojnë për të mbajtur rrjedhjen më të mirë të gjakut. Presioni i kombinuar me fillimin e këmbëve stimulon lëvizjen e gjakut nga venat e sipërfaqes deri te venat e thella dhe zemër. Kjo zvogëlon gjasat e mpiksjes së gjakut në venat e thella të këmbës, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse nëse koagulimi përfundon në mushkëri.

 

Zyrtari i MZHE-së sqaron udhëtimet e tij 20-mijë-euroshe gjatë një viti

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Luan Morina, është sqaruar rreth shpenzimeve të bëra për udhëtimet jashtë Kosovës gjatë vitit 2017, për të cilat është raportuar dje në media.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës tashmë  është nënshkruese e Traktatit të komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë e ka obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve të ndryshme siç është takimi i Këshillit të Ministrave, e që në mungesë të ministrit, është obligative që të përfaqësohet nga zv.ministri apo Drejtori i Departamentit të Eenergjisë në kuadër të MZHE-së, raporton Periskopi.

Morina ka thënë se gjatë vitit 2017, Kosova ka qenë organizatore e presidencës së  takimeve në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe për këtë arsye ai është dashur që të udhëtonte në Vjenë të Austrisë  për ta përfaqësuar Kosovën.

Ai ka thënë se të gjitha shpenzimet e bëra gjatë këtyre udhëtimeve janë të rregulluara, dhe si të tilla rimbursohen.

“Republika e Kosovës është nënshkruese e traktatit te komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë kemi obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve si në vijim:Këshillit të ministrave (MC)  – pjesëmarrës Ministri/ Zëvendësministri dhe përfaqësuesi i PHLG (drejtor i departamenti të energjisë) Grupi përhershëm i nivelit te lart (PHLG) – drejtori i departamentit të energjisë  Si dhe nivele te tjera siçjanë: Task Forcat, Forumet, Grupet koordinuese etj”, ka thënë Morina, raporton Periskopi.

Në sqarimin e tij, Morina ka treguar dhe shkresat që ka marrë për ta përfaqësuar Kosovën në takimet të tilla jashtë vendit.

https://periskopi.net/20-mije-euro-shpenzime-ne-udhetime-zyrtare-zyrtari-i-qeverise-qe-rri-vetem-ne-bisht-te-aeroplanit/