Sistemi online i gjobave të trafikut ende me probleme teknike

Periskopi.com Lajme

Lansimi i ueb-faqes së Policisë së Kosovës për publikimin e gjobave në trafik, po vazhdon të ketë probleme teknike.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili i ka ftuar qytetarët që t’i përmirësojnë gabimet duke i dërguar fletëpagesat në stacione policore. Njohës të teknologjisë informative thonë se me këtë platformë, të dhënat personale të qytetarëve janë të mbrojtura.

Platforma online e Policisë së Kosovës për publikimin e gjobave të trafikut të shqiptuara ndaj qytetarëve të vendit, vazhdon të kenë gabime edhe një javë pas lansimit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për televizionin publik edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili i ka ftuar qytetarët që vetë t’i përmirësojnë gabimet.

“Në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve, si policia, gjykatat, bankat, ekziston edhe mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi i pagesave në kohë optimale që realizohet nga qytetarët. Në rastet kur ndonjë gjobë ka mbetur pa u futur në sistem, atëherë u kemi bërë ftesë qytetarëve që t’i vizitojnë stacionet më të afërta policore dhe të kontrollojnë a është shlyer tiketa e tyre, gjoba e tyre nga sistemi”, tha ai.

Mirëpo, njohësi i teknologjisë informative, profesori universitar, Blerim Rexha, thotë se ueb-faqja duhet të ofrojë mundësi që qytetarët të kenë mundësi t’i ngarkojnë të dhënat online, duke ua lehtësuar edhe atyre përmirësimin e gabimeve në këtë aspekt.

“Policia e Kosovës duhet urgjentisht për ata qytetarë që u figurojnë gjobat në sistem, të cilat ata i kanë paguar por policia nuk i ka freskuar ato shënime, të ofrojë mundësi që qytetarët përmes kësaj ueb-faqe t’i ngarkojnë dëshmitë përkatëse që i kanë gjobat e paguara. Për momentin është vetëm kjo pikë shtesë që duhet t’i shtohet këtij aplikacioni, sepse aplikacioni është sikur aplikacionet evropiane”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve, profesor Rexha ka thënë se ueb-faqja është e teknologjisë së fundit sa i përket mbrojtjes së të dhënave.

“I vetmi shqetësim është se këtu mundën edhe personit të tjerë për palët e tjera t’i verifikojnë gjobat, por assesi që këto gjoba ose këto shënime të merren dhe të keqpërdoren nga të tjerët.”

Rexha ka thënë se i ka dhënë edhe si rekomandim institucionit të Policisë së Kosovës që të ofrojnë një kartelë biometrike, me të cilën qytetarët do të kishin qasje në të dhënat personale nga çfarëdo vendi.

 

Në uebfaqen e Policisë së Kosovës ku kontrollohen dënimet mund të vidhen të dhënat personale

Periskopi.com Lajme

Nëpër rrjete sociale, është shpërndarë një link e uebfaqes zyrtare të Policisë së Kosovës, ku qytetarët duke shkruar të dhënat e tyre personale mund të kontrollonin nëse kishin dënime të papaguara komunikacioni, ose nëse po kërkoheshin nga Policia.

Por, njohësi i fushës së teknologjisë, Ermal Sadiku, në Facebook ka shkruar se kjo uebfaqe është e pasigurt.

Ai ka thënë se të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës mund të keqpërdoren me pak mund për shkak të nivelit të ulët të sigurisë.

Shoqni kujdes,

Ne portalin (te cilin se di kush e ka zhvillu) Kosovopolice, per kontrollimin e denimeve ne komunikacion, nuk ka siguri ne Transport Layer (shtresen e protokolit ku behet bartja e te dhanave). Te gjitha te dhanat barten si tekst dhe nuk enkriptohen.

Me ekspozimin e ketyre te dhena (nr personal, ditelindja etj) mund te behesh viktime e shume keqperdoruesve.

Mos e perdorni pa u rregullu kjo.

Share please

Njoftoni dikush ata qe e kane zhvillu kete app… edhe jepja njo mas qafe prej meje.