Zeka për përkthimin e ekspertizës së vdekjes së Deharit: Uffot e kishin ba më mirë

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Milaim Zeka ka shkruar rreth përkthimit të përfolur të ekspertizës së raportit rreth vdekjes së Astrit Deharit, transmeton Periskopi.

Zeka ka thënë se Prokuroria do të duhej e para ta dorëzonte origjinalin tek avokati dhe tek familja.

Tutje ai ka sqaruar të gjitha procedurat që është dashur të praktikohen në këtë rast.

Ja reagimi i plotë:

‘’Perkthyesi Ismaili ka dhene nje detaj rrenqethes

Prokuroria e korruptuar e shtetit, e vendosur qe te punoje per mafi e jo per drejtesi, i ka derguar perkthyesit me viber “konkluzionet e raportit zvicerjan per Atrit Deharin”!

Nje prokurori profesionale nuk do ta bente kurr nje gje te tille. Prokuroria do duhej e para ta dorezonte origjinalin tek avokati, tek famileja, dhe nje kopje t i dorezohej qendres.

E dyta, perkthyesi do te duhej te vinte ne zyrat e prokurorise dhe ta perkthente brenda zyres, ne prezencen e prokurorit dhe avokatit.

Mendoni, konkluzionet dergohen permes viberit?!!!

Shtet se jo mahi. Uffot e kishin ba ma mire…!!!