Vjosa Osmani: Vrasja e Ukë Bytyqit, mallkim për të pabesët që kryen të gjitha vrasjet politike

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Ukë Bytyqin për të cilin tha se u vra pabesisht.

Ajo tha se vepra e tij dhe shumë bashkëveprimtarëve të tij që u vranë në kohë lirie do të mbetet udhërrëfyes.

Ja postimi i saj i plotë:

Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi.
Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike.

Reagon djali i Ukë Bytyqit: Babai m’u vra nga politika, e pashë me sytë e mi dhe ishin 100 dëshmitarë

Periskopi.com Lajme

Djali i ish kryetarit të komunës së Suharekës Ukë Bytyqi ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook ku ka folur për deklaratat e djeshme të Nasim Haradinajt në lidhje me vrasjen e babait të tij.

Haradinaj kishte thënë se Ukë Bytyqi kishte sulmuar disa simpatizantë të PDK-së, e të cilët më pas e kishin vrarë. Por, djali i tij thotë se për vrasjen e babait e dinë qytetarët e komunës së tij duke aluduar se në të ka pasur motive politike.

Më poshtë e shihni postimin e plotë: