Ukraina Archives - Page 2 of 7 - Periskopi

Publikohen pamjet që tregojnë rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Iran që ndodhi pak pas sulmit mbi bazat ushtarake amerikane

Periskopi.com Lajme

Një aeroplan pasagjerësh ukrainas që transportonte 170 pasagjerë dhe ekuipazh është përplasur afër Teheranit vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm raketor në bazat amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qassem Soleimani.

Siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, mediat shtetërore iraniane raportuan se fluturimi ndërkombëtar i linjës ajrore të Ukrainës International Airlines PS752 – Boeing 737 u rrëzua vetëm tre minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Imam Khomeini, duke vrarë të gjithë 167 pasagjerët dhe nëntë pjesëtarët e ekuipazhit në bord.

Siç edhe mund të pritej, kanë filluar spekulimet se aeroplani u qëllua aksidentalisht nga ushtarakë të mbrojtjes ajrore iraniane sepse rrëzimi erdhi disa orë pasi Irani gjuajti 15 raketa balistike në bazat amerikane në Irak.

Të dhënat e fluturimeve tregojnë se Boeing 737-800 arriti në një lartësi prej 2500 metrash dhe më pas u zhduk papritmas.

Ndjekja e fluturimit përfundoi pas gjashtë minutash dhe ai po lëvizte me një shpejtësi prej 316 milje-në orë.

Disa pamje të publikuara më vonë nga agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, treguan zyrtarët e shpëtimit në një fushë, me ato që dukeshin se ishin pjesë të aeroplanëve që gjendeshin aty pranë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllime në një mesazh nga Omani.

“Lajm i tmerrshëm nga Lindja e Mesme. Këtë mëngjes, pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini (Teheran), një aeroplan pasagjerësh i Ukraine International Airlines u rrëzua pranë aeroportit”.

“Sipas të dhënave paraprake, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u vranë. Ambasada jonë sqaron informacionin rreth rrethanave të tragjedisë dhe listave të viktimave”.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit”, ka shkruar më tej ai.

Ndërkohë mediumi britanik, Daily Mail ka publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit.

 

Putin paralajmëron masakër si ajo e Srebrenicës nëse Ukraina merr kontrollin e kufirit

Periskopi.com Lajme

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “nacionalistët ukrainas” do të kryenin një “Srebrenicë të dytë” nëse forcat e sigurisë ukrainase marrin kontrollin e kufirit në Donbas pa garanci të vendosura për mbrojtjen e popullatës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, Putini gjithashtu tha se Ukraina nuk kishte kaluar ende një ligj për amnisti dhe kishte diskutuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris për ndjekjen e mundshme të njerëzve nga Donetski dhe Luganski.

“Pala ukrainase vazhdon të thotë “Na jep mundësinë për të mbyllur kufirin me ushtrinë “. Unë mund ta imagjinoj se çfarë do të vinte më pas. Srebrenica, kjo është ajo që është”, tha presidenti rus.

Sipas tij, nuk ka asnjë dilemë kush është më i fuqishmi në Ukrainë.

“Ne kemi parë që presidenti Zelensky të zhvillojë bisedime me nacionalistët. Është e qartë se kush është më i fortë këtu. Dhe çfarë do të ndodhte atje? Kush do t’i kontrollonte këta nacionalistë kur të hynin në këto territore pa garanci për popullatën “, tha Putin.

Ai tha se në vitin 2015 ishte rënë dakord që Ukraina të kalonte një ligj për amnisti, por që nuk ishte bërë akoma.

Eskalon ylli i Man Cityt, totalisht del nga vetja pasi Kombëtarja e tij siguroi Kampionatin Evropian

Periskopi.com Sporti

Ukraina u bë një prej Kombëtareve të para që ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian gjatë pushimit ndërkombëtar.

Skuadra e talentuar e Andriy Shevchenkos mposhti Portugalinë 2-1 në Kiev të hënën nbrënam falë golave nga Roman Yarmechuk dhe Andriy Yarmolenko.

Është një arritje impresive për Ukrainën, veçanërisht pasi pati përballë një Kombëtare si Portugalia.

Man City's Zinchenko crashed every post-match interview possible after beating Portugal

Marrë parasysh rrethanat e kualifikimit, mund ta kuptoni pse lojtarët ukrainas ishin paksa si shumë të ngazëllyer.

Dhe duket se askush nuk ishte më i ngazëllyer se ylli i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko.

Një video ka shkuar viral në rrjetet sociale nga veprimet e Zinchenkos gjatë festës, derisa ai shkatërroi pothuajse çdo intervistë të mundshme. /Periskopi.com/


 

Jep dorëheqje i dërguari special amerikan në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Një zyrtar amerikan ka thënë se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Kurt Volker, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Veprimi i tij është pasoja e parë e skandalit të bisedës telefonike mes presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas.

Volker pritet të dalë para Kongresit javën e ardhshme. Emri i tij është përmendur në dokumentet ankuese të autoriteteve, ku akuzohet për ndihmën e dhënë për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy lidhur me kërkesat e paligjshme të homologut amerikan.

Lajmi për dorëheqjen e këtij zyrtari të lartë erdhi në orët e vona të së premtes, disa orë pasi Kongresi kërkoi nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, t’i dorëzojë dokumentet lidhur me kontaktet që presidenti Trump dhe avokati i tij kanë pasur me qeverinë e Ukrainës.

Është zbuluar se Volker ka ofruar ndihmë për organizimin e një takimi mes avokatit personal të presidentit amerikan, Rudy Giuliani, dhe ndihmësit presidencial të Ukrainës. Giuliani është përpjekur ta bindë qeverisë e Zelensiy-t që ta hetojë djalin e Joe Biden-it, i cili është një ndër rivalët politikë të Trump-it.

Anëtarët e komitetit të Kongresit thanë se refuzimi i vazhdueshëm i Pompeo-s për t’i dorëzuar dokumentet e kërkuara do t’i dëmtonte përgjegjësitë kushtetuese të Kongresit për ta mbrojtur sigurinë kombëtare dhe integritetin e demokracisë, shkruan “The Guardian”.

 

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit në një marrëveshje historike

Periskopi.com Lajme

Rusia dhe Ukraina kanë përfunduar një shkëmbim të shumëpritur të të burgosurve.

Të liruarit përfshijnë 24 detarë ukrainas dhe një “person me interes” për rrëzimin e fluturimit MH17 i cili vrau 298 njerëz.

Shkëmbimi shpresohet të lehtësojë tensionet midis dy vendeve fqinje.

“Ne duhet të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të përfunduar këtë luftë të tmerrshme”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky duke përshëndetur ukrainasit në aeroport.

Rusia tha se ishte e lumtur që qytetarët e saj ishin kthyer në shtëpi.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan në mënyrë dramatike në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe rebelët e mbështetur nga Rusia filluan një kryengritje në dy rajone të Ukrainës lindore.

Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë në konflikt në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Në prill, ukrainasit zgjodhën një president të ri. Zelensky tha që përparësia e tij kryesore ishte përfundimi i konfliktit.

Zyrtarët rusë kanë thënë se përparimi drejt një lirimi të të burgosurve është thelbësor për përmirësimin e “atmosferës rreth zgjidhjes së krizës së Ukrainës”.

Bisedimet për çështjen jashtëzakonisht të ndjeshme u mbajtën në fshehtësi të plotë, me zyrtarët ukrainas dhe rusë që theksuan se çdo rrjedhje mund ta dëmtonte shkëmbimin.

Parlamenti i Ukrainës ua heq imunitetin të gjithë deputetëve

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Ukrainës ka vendosur me shumicë votash që t’ua heqë imunitetin nga ndjekja ligjore të gjithë deputetëve. Ky ishte njëri nga premtimet e presidentit Volodymyr Zelenskiy në përpjekje për ta çrrënjosur korrupsionin.

Gjatë procesit të votimit që u mbajt të martën, 373 deputetët e përkrahën heqjen e imunitetit, tre abstenuan dhe 28 të tjerë munguan në sallë.

Zelenskiy, i cili ishte i pranishëm në seancë, i kundërshtoi dyshimet se ky vendim do t’i ekspozojë deputetët ndaj përndjekjeve nga ata që janë në pushtet. Para se të fillonte votimi, presidenti tha se heqja e imunitetit nuk nënkupton që ligjvënësit do të jenë përgjegjës për vendimet politike.

“Do të doja t’i largoj të gjitha mitet dhe manipulimet politike. Anëtarët e kuvendit do të vazhdojnë të jenë të mbrojtur. Ata nuk do të jenë përgjegjës për vendimet e tyre politike, votimin apo ndonjë deklaratë publike ose politike”, shtoi presidenti ukrainas.

Ish-humoristi 41 vjeç i fitoi zgjedhjet presidenciale më 21 prill të këtij viti. Tre muaj më vonë, partia e tij “Shërbëtori i Popullit” i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe i siguroi 254 ulëse në kuvendin me 450 anëtarë, shkruan “Free Europe”.

Macron sot takohet me Putinin, temë Ukraina

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të pres në një takim homologun e tij rus, Vladimir Putin para se të nisë samiti i G7 në Biarritz.

Ai pritet që ta bindë Putinin për të ndihmuar për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës, shkruan Euronews.

Presidenti francez beson se arritja e Volodymyr Zelensky si President i Ukrainës mund të jetë fillimi i një epoke në mes të dyja vendeve.

Putin dhe Macron do të takohet në Bregancon në jug të Francës, pak ditë përpara se të mirëpres krerët botërorë.

 

Dita e pestë e Evropianit: Kosova ndeshet me Ukrainën, Irlanda ndaj Izraelit

Periskopi.com Sporti

Sot është dita e pestë e Kampionatit Evropian në Prishtinë, Divizioni B, për femra U20.

Nga dita e sotme, fillon faza e dytë e grupeve, ku dy grupe janë ndarë me nga katër ekipe, derisa Kosova, Ukraina, Greqia dhe Islanda do të ndeshen njëra me tjetrën në luftë për pozitat 9-12.

Kosova do të ndeshet me Ukrainën nga ora 14:00 në Palestrën “1 Tetori”. Vashat e Kosovës kanë nevojë për përkrahje, pasi janë më të reja, ku mosha mesatare është 17 vjeç dhe kjo është hera e parë që marrin pjesë në një ngjarje të tillë. Ndërkohë, Greqia dhe Islanda përballen nga ora 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Një nga sfidat më interesante të ditës së sotme është Irlanda-Izraeli, që zhvillohet nga ora 16:30, kurse në takimet tjera takohen: Rumania-Finlanda (16:30), Kroacia-Britania e Madhe (19:00) dhe Turqia-Bullgaria (19:00).

Irlanda, Izraeli, Kroacia dhe Britania e Madhe janë në njërin grup, derisa në tjetrin bëjnë pjesë: Rumania, Finlanda, Turqia dhe Bullgaria.

Nga këto dy grupe, dy ekipet e para do të kualifikohen në gjysmëfinale.

Partia e Zelenskyt fiton zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.

Sondazhet tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit” do të ketë shumicën në parlament, por do të ketë nevojë për një partner koalicioni, për të formuar qeverinë.

Zelensky është zotuar të zbatojë reforma dhe të luftojë korrupsionin.

Duke folur jashtë një qendre votimi, pas hedhjes së votimit në Kiev të dielën, zoti Zelensky i tha BBC-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.

Presidenti i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, në muajin maj.

Zgjedhjet kanë qenë të parapara për tetor të këtij viti, por Zelensky njoftoi shpërbërjen e Parlamentit, përcjell rel.

Ukraina ndodhet tash e sa vite në konflikt.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës kanë nisur qysh në vitin 2014 dhe kanë marrë mbi 13,000 jetë njerëzish.

Zelensky, 41-vjeçar, ish-komedian, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një emision televiziv, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill, me më shumë se 73 për qind të votave të fituara.

 

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Kutitë e votimit janë hapur të dielën në Ukrainë. Votuesit do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament.

Volodymyr Zelensky u bë president i Ukrainës në prill të këtij viti, por ka thënë se deri tash nuk ka pasur mundësi t’i emërojë ministrat që dëshiron.

Ish-humoristi po shpreson që këto zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat i kishte shpallur menjëherë pasi ishte zgjedhur president, do ta forcojnë pushtetin e tij dhe t’i japin më shumë mundësi për reforma.

Partia e presidentit Zelensky, e quajtur “Shërbëtori i Popullit” sipas emrit të emisionit televiziv, që dikur udhëhiqej nga ai, pritet të shënojë rezultate të mira në këto zgjedhje.

Sipas anketave, partia e dytë më e popullarizuar është Platforma e Opozitës për Jetë, e cila  është përkrahëse e Rusisë dhe pritet të marrë më së shumti vota në rajonet lindore të Ukrainës.

Megjithatë, Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti, nëse nuk i siguron votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë pa koalicion.

Presidenti i Ukrainës duhet ta ndajë pushtetin me parlamentin, i cili ka të drejtë ta formojë qeverinë dhe ta propozojë kryeministrin, shkruan “BBC”.

 

Konflikti në Ukrainë, Rusia e gatshme për të rifilluar bisedimet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka folur për prosperitetin e bisedimeve për Ukraninën Lindore me presidentin rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi rus tha se ai është i hapur për të rifilluar negociatat nën korniza ndërkombëtare.

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenskiy, kanë diskutuar për konfliktin në Ukrainën Lindore në bisedën e tyre të parë telefonike.

“Udhëheqësit diskutuan çështjet e një zgjidhjeje në juglindje të Ukrainës dhe bashkëpunimin në kthimin e të burgosurve nga të dyja anët,” tha Kremlini në një deklaratë.

“Ata ranë dakord të vazhdojnë këtë punë në nivel ekspertësh.”

Ndërkaq, pak më herët të enjten, Putin tha se do të jetë i hapur për të rifilluar bisedimet e paqes nën formatin e Normandisë, që përfshin Gjermaninë dhe Francën. Por ai tha se ishte e paqartë nëse vende të tjera, të tilla si SHBA dhe Britania e Madhe, do të ishin të gatshëm të bashkohen me negociatat në atë kohë.

 

Presidenti Zelensky kërkon anëtarësimin e Ukrainës në BE

Periskopi.com Lajme

Presidenti i ri i Ukrainës, Volodimir Zelensky, kërkoi anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Europian dhe NATO.

Ish-komediani këto komente i bëri pas takimit me Angela Merkel në Berlin.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes europiane. Ukraina do të donte integrimin europian, që është dëshira më e madhe e popullit tonë”, tha Zelensky.

“Por, ne duhet të sigurojmë rezultate bindëse për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët ekonomike, ligjore, doganore dhe dixhitale të BE-së”, theksoi ai.

Ukraina po lufton me separatistët rusë në lindje të vendit, ndërsa gadishulli i Krimesë veçse është aneksuar nga Rusia.

Rusia shpesh ka paralajmëruar NATO’n dhe BE’në që të mos i afrohet kufijve të saj. Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE dhe NATO do sillte blloqet në kufijtë fizikë me Rusinë.

Pasi shkatërroi Serbinë, bashkëlojtari i Aro Muricit thyen internetin me këtë veprim në intervistë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Ukrainës dhe bashkëlojtari i Arijanet Muricit te Manchester City, Oleksandr Zinchenko ka tërhequr vëmendje më paraqitjen e tij në intervistën pasi Kombëtarja e tij shkatërroi Serbinë me rezultat 5-0, të premten mbrëma.

Derisa po jepte intervistë në zonën miks pas vërshëllimës së fundit, Zinchenko në një moment e puthi gazetaren nga e cila po intervistohej.

22-vjeçari bëri atë që e kishte bërë edhe Iker Casillas në Kupën e Botës kur kishte puthur të dashurën e tij në transmetim direkt.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

NATO kërkon nga Rusia lirimin e marinarëve ukrainas

Periskopi.com Lajme

NATO sot përsëriti kërkesën që Rusia të lirojë detarët e arrestuar ukrainas, të cilët sipas deklarimit të djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Detyrës së OKB-së duhet të lirohen.

Detarët ukrainas janë kapur rob nga Rusia së bashku me tre anije të Ukrainës për shkak të një incidenti në kantierin detar Kerk në nëntor të vitit të kaluar.

“NATO vazhdimisht përsërit se nuk ka justifikim për Rusinë që të përdorë forcën ushtarake kundër anijeve dhe marinarëve ukrainas. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë për lirimin e marinarëve dhe anijeve ukrainase pa vonesë,” thuhet në deklaratë.

Gjykata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që Rusia duhet të lirojë detarët dhe të kthejë anijet në Ukrainë.

Rusia merr urdhër nga Tribunali i OKB-së: Të lirohen mënjëherë 24 marinarët e Ukrainës

Periskopi.com Lajme

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për çështje detare ka vlerësuar se Rusia duhet t’i lirojë menjëherë 24 marinarët e Ukrainës dhe tri anijet e tyre, të cilat autoritetet ruse i kishin kapur në nëntor të vitit të kaluar.

Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit me bazë në Hamburg të Gjermanisë e mori këtë vendim pasi rasti ishte paraqitur nga autoritetet ukrainase kundër forcave ruse të sigurisë.

Rusia i kishte rrëmbyer tri anijet afër urës së Ngushticës së Kerçit në nëntor të vitit të kaluar. Kjo ngushticë lidh pjesën kontinentale të Rusisë me gadishullin e Krimesë.

Presidenti i këtij tribunali, Jin Hyun Paik, tha se gjykatësit kanë vendosur që Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë tri anijet Ukrainës dhe t’i lirojë marinarët që të kthehen në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi ndaj këtij vendimi, duke thënë se Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit nuk mund të zbatohet në mosmarrëveshjen për incidentin e Ngushticës së Kerçit.

Ukraina i ka mohuar pretendimet e Rusisë se këto anije kishin hyrë në ujërat territoriale ruse në mënyrë ilegale.

Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe organizata tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Moskës që t’i lirojë marinarët dhe t’ia kthejë anijet Ukrainës, shkruan “Free Europe”, transmeton Express.

Humoristi Zelenskiy betohet si president dhe menjëherë e shpërbën kuvendin

Periskopi.com Lajme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, u betua për detyrën e presidentit të hënën pasi i kishte fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale dhe menjëherë njoftoi planin e tij për të shpërbërë parlamentin, duke shpallur më pas zgjedhje të parakohshme.

Kjo çoi në përplasje mes klasës politike të vendit dhe liderit të ri, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Zelenskyj, humoristi pa përvojë të mëparshme politike, i kishte fituar zgjedhjet në vendin më të korruptuar të Evropës dhe me separatistë të mbështetur nga Rusia që e kërcënojnë jug-lindjen e vendit.

Në një fjalim të zjarrtë inaugurues gjatë ditës së sotme, ai iu bëri thirrje ministrave qeveritarë që të jepnin dorëheqje dhe iu kërkoi zyrtarëve që të mos e idolizonin presidentin.

“Unë nuk dua që portretet e mia të jenë të varura në  zyret tuaja,” tha Zelenskiyj. “Sepse presidenti nuk është një ikonë apo një idol. Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj dhe këqyrini në sy para çdo vendimi.”

Me thirrjen e zgjedhjeve të reja, Zelenskiy shpreson që zgjatojë momentumin e tij politik edhe në kuvend përmes partisë së re të tij të quajtur “Shërbëtorë të Popullit”.

Sipas sondazheve kjo parti mund të fitojë deri në 40 për qind të votave. /Periskopi

Ukraina pritet të inauguroj komedianin Zelensky si president të shtetit

Periskopi.com Lajme

Ukraina pritet të inaugurojë sot Volodymyr Zelenskiyn si president të shtetit.

Ceremonia e inaugurimit të tij vjen vetëm disa ditë pasi koalicioni në Ukrainë është shpërbërë pasi Zelensky bëri të ditur se synon të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Sipas kushtetutës ukrainase, parlamenti ka 30 ditë për të formuar koalicionin e ri qeveritar, ndërsa presidenti nuk ka të drejtë të nisë procesin e zgjedhjeve të parakohshme gjatë kësaj kohe.

Gjatë fushatës së tij, Zelensky premtoi të luftojë korrupsionin, si dhe t’i japë fund konfliktit në mes të separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës. Si pasojë e këtij konflikti, që ka nisur më 2014, kanë vdekur rreth 13,000 persona.

Kujtojmë se 41-vjeçari, ish-komedian, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një emision televiziv, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill, me më shumë se 73 për qind të votave

Ish-presidenti ukrainas dënohet me 13 vjet burg për tradhti

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, i strehuar në Rusi që prej rrëzimit nga pushteti në vitin 2014, pas një kryengritje popullore pro-perëndimore, u dënua në mungesë sot me 12 vite burg për tradhti të lartë në Ukrainë.

“Gjykata e Kievit, vendosi të njohë fajtor Janukoviçin, 68 vjeç, si dhe ta dënojë me 13 vite burg”, njoftoi gjyqtari Vladislav Deviatko, transmeton ATSH.

Sipas gjykatës, nëpërmjet këtyre veprimeve të paligjshme dhe të paramenduara, Janukoviçi ka kryer një krim që dëmton themelet e sigurisë kombëtare ukrainase një tradhti të lartë.

“Ish-drejtuesi ukrainas është njohur gjithashtu fajtor për bashkëpunim në krijimin e një lufte agresive kundër Ukrainës”, sipas këtij gjyqtari./Periskopi

Erë lufte, Ukraina: Jemi gati t’i përgjigjemi Rusisë

Periskopi.com Lajme

Një muaj pasi Rusia sulmoi tre anije të marinës ukrainase në ngushticën Kerch, shefi i marinës së Ukrainës tha se vendi është i përgatitur të mbrojë sovranitetin e tij nga fqinji më i madh dhe të ushtrojë lirinë për të lundruar det.

“Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit. Dhe interesat sovrane të Ukrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch,”– tha Andriy Tarasov, për median ukrainase Kyiv Post. “Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë.”

Rusia dhe Ukraina kanë qenë në konflikt qëkur një lëvizje pro-perëndimore rrëzoi ish-presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç në vitin 2014. Që nga ajo kohë, Moska ka mbështetur separistët pro-rusë në pjesën e Ukrainës lindore, të njohur si Donbas dhe aneksoi gadishullin e Krimesë, një veprim që nuk është njohur nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.

Sërish përleshje në Parlamentin e Ukrainës (Video)

Periskopi.com Lajme

Në Parlamentin e Ukrainës ka shpërthyer një përleshje midis deputetëve.

Kjo rrahje ka ndodhur pasi një anëtar i partisë e ka quajtur oligarkun, Viktor Medvedçuk, agjent të Presidentit rus, Vladimir Putin

Shikojeni videon: