Portieri shënon gol sensacional nga gjuajtja e lirë në momentet e fundit në Norvegji

Periskopi.com Sporti

Portieri i skuadrës nga Norvegjia, Uli Kisa, Stefan Hagerup ka shënuar atë që mund të jetë goli i javës nga gjuajtja e lirë, në përballjen e skuadrës së tij me Skeidin.

Ajo që e bën edhe më të veçantë shënimin është fakti se erdhi në momentet e fundit të ndeshjes, raporton Periskopi.

Skuadra e tij ishte duke humbur deri në atë moment, por Kisa mori përgjegjësinë të gjuante nga së paku 30 metra, duke qëlluar qoshen e epërme të portierit.

Miqtë e Ull/Kisas arritën të përmbysnin rezultatin ndaj Skeidit, teksa në minutën e 93-të Vamouti Diomande realizoi golin e fitores. /Periskopi.com/