Si ta ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Periskopi.com Shëndeti

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.
Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

– Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit:
Ujë
Një limon
Udhëzimet
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.
Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

– Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.
Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.
Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.
Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit
Ujë
Një majë luge çaji me sodë buke
Një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.
Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.
Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

 

Mbi 1100 të vdekur nga koronavirusi, Kina raporton për rënien e rasteve të reja

Periskopi.com Lajme

Kina raportoi për një numër më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, që nga fundi i janarit.

Tregjet globale shënuan rritje pas këtij informacioni, por ekspertë të tjerë ndërkombëtarë janë të alarmuar për përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz. Këshilltari kryesor mjekësor i Kinës, Zhong Nanshan, tha se numri i rasteve të reja po bie në disa provinca.

“Shpresoj se ky shpërthim i virusit mund të përfundojë diku në muajin prill”, tha Nanshan, i cituar nga REL.

I pyetur në lidhje me parashikimin e ekspertit kinez, drejtori kryesor mjekësor i Australisë, Brendan Murphy, tha se “është shumë e parakohshme të thuhet kjo”.

Numri i të infektuarve në Kinë kanë arritur në 44,653, thanë zyrtarët shëndetësorë, përfshirë 2,015 raste të reja të konfirmuara të martën. Ky është numri më i ulët ditor i rasteve të reja që nga 30 janari.

Ndërsa zyrtarët kinezë thanë se situata ishte nën kontroll, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se epidemia paraqet një kërcënim global potencialisht më të keq se terrorizmi. Bota duhet të “zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun publik numër një”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se vaksina e pare kundër virusit do të mund të jetë në dispozicion pas 18 muajsh.

Qindra raste janë raportuar në dhjetëra vende dhe territore të botës, përfshirë një vdekje në Hong Kong dhe një tjetër në Filipine.

Rasti më kritik jashtë Kinës është në anije të lundrimi, e cila është vënë në karantinë në portin e Japonisë, Yokohama, me rreth 3.700 njerëz në bord.Zyrtarët japonezë thanë se 39 persona të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e virusit, duke e çuar numrin e të infektuarve në anije në 175.

Rama: Vuçiqi ka qenë një 15 herë në tryezë me mua, Hashimin, Isën e Ramushin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama me anë të një reagimi të gjatë në formë editoriali sot në facebook, ka sqaruar të gjithë ata që janë hedhur në sulm këto ditë kundër mini-shengenit Balllkanik, duke hedhur akuza për tradhëti ndaj Kosovës.

Por, përtej sqarimitm kryeministri ka vazhduar replikat edhe në Facebook me qytetarët, duke iu përgjigjur atyre.

Kur qytetari Ilir Krasniqi i shkruan Ramës se ”Me dashamiresine me te madhe z.Kryeminister, juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbine lojen e piste qe ajo luan, dhimbjen qe popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) ne veqanti e kane perjetuar nga ky shtet. Ktu nuk behet fjale vetem per nje Vucic. Ketu behet fjale per nje shtet te tere me Vucica, çë nga Akademia e Shkencave Serbe e deri tek nje pijetore e thjeshtë ata jane unik sa i perket Kosoves dhe Shipetareve ne pergjithsi duan Zhdukjen tone. Dhe meria me e madhe eshte se nje shtet i tille pas gjith atyre masakrave e perdhunimeve rrahjeve e burgosjeve sot kerkon ta marre stafeten e liderit te Balllanit dhe ju pa dashje po e ndihmoni”.

Kryeministri përgjigjet se: Mbase nuk e kupton ti i dashur ate qe kuptoj dhe po bej une, prandaj i’a leme kohes te na provoje se kush ka te drejte dhe nderkohe te respektojme njeri-tjetrin, qe neser kush shan e mallkon sot, te mos ndjehet fajtor dhe qesharak? Gezuar Krishtlindjet

Gëzim Prelvukaj: Tradhetarë nuk je por as politikan nuk je ….pak jengut ne raport me Vuçiqin por e kuptojme qe ke qellime te mira , por keshtu gezohet vetem Vuçiq e Serbia. Prape ta kuptojme se Institucionet e Kosoves e kane pas per detyre te jene ne at tryeze , pasi qe kane marre pjese edhe neper tryeza sekrete si Thaçi me Vuçiqin neper shume vende te botes e edhe Ramushi me Radojçiqin hapur. Nga ju Kryeminister kerkuam qe te prisin pak sa Kosova te kete perfaqesues te denje si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Gëzuar Kershendellat e per shume mot ?

Edi Rama: Jo politikan s’jam te them te drejten e s’dua hiç te jem, me mjafton te jem ky qe jam, nje qytetar i vene ne sherbim te politikes se vendit te tij dhe “s’bej per burre” kur i thone asnje politikan, ndersa per ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pese vjet ky proces e Vuçiçi ka qene nja pesembedhjete here ne tryeze me mua, me Hashimin, me Isen, me Ramushin dhe me te gjithe lideret e vendeve te tjera te rajonit bashke, po kete here u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgje e re nuk ndodhi? Gezuar edhe ty?

Bilal Osmani : Lolo kryeministër je treguar, Do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të perçarë , çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???kapadahi n vehte sikur Shqipria e jotja eshtë turpi nuk ka fund. Për shërbime t huaja punon jo për shqiptarët………

Rama: Mua shoqeria shqiptare me ka dhene mandatin per te folur ne emer te saj dhe ka pese vjet qe ka nisur ky proces e jane dakordesuar gjerat mes te gjitheve, sa ne Berlin e sa ne Bruksel, po ty faleminderit per fyerjet dhe te uroj gezuar Krishtlindjet, bashke me deshiren qe Zoti te te ndriçoje arsyen e zbuse gjuhen e vrazhde, per veten tende jo per mua, se une jam mesuar me te gjitha dhe fjalet e keqia me kane bere me te forte?

Merita Mulaku: Po si të ulemi me te në një tavolinë kur ai ishte në një krah me slobodne millosheviçin? Kur ai nuk e njeh masakrën e reçakut? Kur te gjitha viktimat që u bën në kosovë nuk don të kërkoj falje? Po ju si mund të rrini në një tavolinë me te? Si shpjegohet kjo? Ku e merr gjithë këtë kurajo të na thuash mos u hidheroni?

Edi Rama: Dikur Kosoven nuk e pranonin ata ne asnje tavoline, ndersa Kosova perpiqej te ishte ne çdo tavoline dhe e arriti! Sot iken Kosova nga tavolina (perkohesisht uroj), nderkohe qe paqja behet me hasmin e me fqinjin, jo me veten dhe behet ne tavolina nuk behet ne barrikada digjitale! Rusia e ka pushtuar Krimene dhe Presidenti i Ukrahines ulet ne tavoline me Presidentin e Rusise, se s’po te jap me shume raste se arrita ne Vlore e duhet te zbres nga makina tani ? Gezuar Krishtlindjet

 

Pas 20 vitesh, ulet avioni i parë në Kuçovë të Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”.

Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës.

Statusi:

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.
Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa.”

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1362591763900186/

Qëndrimi gjatë ulur, dëmton shpinën

Periskopi.com Shëndeti

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i publikuar javën e fundit tregon se njerëzit në botë po bëhen gjithnjë e më shumë përtacë.

Rreth 1.4 miliardë njerëz bëjnë më pak lëvizje dhe aktivitete fizike gjatë ditës dhe kjo po u kushton me shëndet. Kjo shpesh mund të sjellë sëmundjet e zemrës, diabetit dhe shumë sëmundje tjera.

Qëndrimi ulur po del të jetë problem edhe për Gjermanët.

Prof. Dr. Bernd Kladny, rreth 85% e gjermanëve kanë pasur së paku një here problem me shpinën, shkruan Bild am Sonntag, transmeton Klan Kosova.

Dr. Kladny pohon se “dhimbja e shpinës, është një sinjal i qartë se diçka nuk është në rregull me organizmin”. Në qoftë se jemi duke bërë diçka gjatë asaj kohe, ose duhet ta lëmë këtë,ose ta bëjmë në tjera mënyra.”

Qëndrimi ulur mbi 8 orë në ditë shkakton diabet dhe sëmundje të zemrës

Periskopi.com Shëndeti

Sa më gjatë që qëndrojmë ulur, aq më i lartë është rreziku i dështimit të zemrës, tregojnë rezultatet e hulumtimit të kryer në Universitetin e Teksasit dhe të botuar në revistën “Circulation”, në të cilën morën pjesë më shumë se 1.700 të anketuar.

Shkencëtarët analizuan gjakun e të anketuarve dhe zbuluan se njerëzit që qëndronin ulur më shumë gjatë ditës kishin nivel më të lartë të troponin të pashëndetshëm, transmeton KosovaPress.

Në grupin e rrezikshëm janë ata që qëndrojnë mesatarisht më shumë se nëntë orë në ditë dhe me përjashtim të dëmtimit të zemrës, rreziku i zhvillimit të sëmundjes, siç është diabeti, rritet.

Veçanërisht shqetësuese është fakti se ushtrimet nuk ndihmojnë nëse vazhdoni të qëndroni ulur më shumë orë gjatë ditës.

Është treguar se ulja afatgjatë mund të çojë në dështim të zemrës, një kusht kur zemra bëhet shumë e dobët dhe nuk mund të kryejë funksionin e saj të pompimit të mjaftueshëm të gjakut në pjesën tjetër të trupit.

Tani për tani, nuk dihet se pse qëndrimi ulur është i lidhur me dështimin e zemrës, kështu që kërkime shtesë janë të nevojshme.

 

Tmerr në avion, pasagjerëve u del gjak nga veshët nga ulja emergjente

Periskopi.com Lajme

Pasagjerët e një avioni që po udhëtonte nga Irlanda drejt Kroacisë përjetuan disa minuta tmerri.

Presioni i ajrit në bord ra papritur dhe avioni humbi lartësi në mënyrë të shpejtë.

Zbritja nga 11 000 në 3 000 metra për vetëm 8 minuta shkaktoi pasoja te pasagjerët.

Pas uljes së emergjencës në Frankfurt, 33 nga 189 pasagjerët që ishin në bord u shtruan në spital, me gjak që i dilte nga veshët.

Avioni ishte nisur nga Dublini me destinacion Zarën në Kroaci.