E paimagjinueshmja ka ndodhur: Të rinjtë e Sportingut shënojnë pas 13 sekondave pa e prekur topin fare

Periskopi.com Sporti

Secila skuadër ka një plan ndryshe të lojës pas vërshëllimës së parë.

Disa skuadra mundohen ta mbajnë topin në fillim derisa të kyçen si duhet në lojë, transmeton Periskopi.

Të tjerat preferojnë të krosojnë në sulm me shpresën se sulmuesit e tyre do të fitojnë ndonjë duel dhe të mbajnë posedimin.

Nëse kjo dështon, të paktën ata do të fitojnë territor dhe do të vendosin kundërshtarin nën presion.

p1dir3v6kd1bpvo0clh12831f479.jpg

Uniao Almeirim U17 vendosi ta mbante topin kundër skuadrës U17 të Sporting Lisbonës.

Sportingu e kishte mposhtur Ameirimin 8-0 në vitin 2019, por mysafirët vendosën të jenë pozitivë dhe të mundohen të krijojnë aksione nga mbrojtja.

Dështuan në mënyrë spektakolare.

Sportingu u bëri presion kundërshtarëve me intensitet të lartë.

Almeirim u detyrua ta kthente topin te portieri, i cili u mundua ta largonte atë nga rreziku.

Por, fatkeqëisht për të, topi kërceu në momentin e fundit dhe portieri nuk pati kontakt.

Ai pastaj ishte i pafuqishëm derisa topi preku rrjetën. /Periskopi.com/