Tifozët e flaktë të Union Berlinit nuk i ndalin ligjet, paralajmërojnë turmë me 3 mijë persona në ndeshjen e ardhshme

Periskopi.com Sporti

Tifozët e skuadrës së Union Berlin po hapin telashe për Bundesligën, DFL dhe autoritetet tjera gjermane.

Skuadra e vogël e kryeqytetit gjerman ka një prej tifozërive më të flakta në Bundesliga dhe një gjë të tillë ata e dëshmuan edhe mbrëmë, ndonëse jo në mënyrën më të duhur.

Mbrëmë gjatë gjithë ndeshjes dëgjoheshin brohoritje që vinin nga jashtë stadiumit. Pas ndeshjes, lojtarët e Union përshëndetën tifozët jashtë stadiumit, që në numër ishin 30.

Por, problemi nuk ndalet këtu. Ata kanë paralajmëruar se në ndeshjen e radhës ata do të vijnë në numër më të madh, që shkon deri në 3000.

Mbrëmë dëgjoheshin brohoritje të shumta me fjalët “Duam të shohim skuadrën”.

Këtë dëshirë tifozëve ua plotësuan lojtarët, por vetëm pasi përfundoi ndeshja. Kujtojmë se policia gjermane nuk i pengoi 30 tifozët jashtë stadiumit. 

Formacionet zyrtare: Union Berlin – Bayern Munich

Periskopi.com Sporti

Bundesliga gjermane u rikthye këtë të shtunë, pas një pezullimi afro 3 mujor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kurse sot me fillim në orën 18:00 do të zhvillohet ndeshja nga xhiroja e 26-të, që do t’i vë përballë Unionin e Berlinit me Bayern Munich.

Bavarezët kërkojnë tri pikët me doemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmundit lë diferencën në vetëm 1 pikë.

Periskopi më poshtë jua përcjell formacionet zyrtare të të dyja klubeve. /Periskopi.com.