Peja, Mitrovica e Prizreni mbeten pa Universitete

Periskopi.com Lajme

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit do të mbyllen.

Vendimin e ka marrë sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Anëtarja e këtij këshilli, Arta Jakupi për Periskopin tha se nuk mund të deklarohet për medie pa përfunduar mbledhja.

“Ende jemi në mbledhje, por pasi të përfundoj mbledhja do të dalim me një lajm zyrtar në marrëvehsje me të tjerët dhe do të sqarjojmë gjithçka”, tha Jakupi.

Në mbledhjen e mbajtur sot është vendosur që të miratohet vendimi i propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë.

Pas këtij vendimi, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk e kanë të drejtën për të regjistruar studentë në këtë vit akademik.

Universitetet publike të Shqipërisë paralajmërojnë grevë

Periskopi.com Lajme

Universitetet publike të Shqipërisë mund të hyjnë në grevë, ka paralajmëruar profesori Mark Marku.

Sipas Markut edhe VKM-të e reja që dolën pas protestave nuk e kanë ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhen universitetet publike e nga ana tjetër, sipas tij, ato veçse cënojnë autonominë, transmeton tch.

Profesor Marku ka thënë se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kësaj situate dhe rrëzon  Ligjin e Arsimit të Lartë, të gjithë profesorët e universiteteve publike  do të hyjnë në grevë.

Ndërkaq, universitetet publike të Kosovës kanë hyrë në grevë nga dita e sotme./Periskopi/