Shqiptarja 27 vjeçare boton libër për Universitetin e Oxford-it

Periskopi.com Lajme

Është vetëm 27 vjeçare, por Vigjilenca Abazi me prejardhje nga Shkupi ka botuar një libër për Universitetin e Okxford-it.

Ajo është anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente ne Universitetitn e Mastrihit. Ka doktoruar në Univerzitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian. Ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Metro.

Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar  për Universitetin e Oxford’it, “Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjën në BE”. Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë  në Universitetin e Oxford-it, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez.

Abazi është shprehur se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi. /Periskopi/