Urdhër-arrest ndërkombëtar për ‘Mollën e Kuqe’

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prizren ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës si “Molla e Kuqe”.

Shala kishte munguar në seancën e 9 janarit në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998.

Mungesa e tij e shtyri trupin gjykues që lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë, raporton Kallxo.com

Pasi që fillimisht gjyqtarja kishte lëshuar urdhëresë, për Policinë e Kosovës, që për Remzi Shalën të kërkojnë informacione shtesë për vendndodhjen e tij, Policia nuk kishte arritur ta gjente e as të siguronte informacione shtesë për vendndodhjen e tij.

Kodi i procedurës penale thotë se “Letër-rreshtimi mund të urdhërohet kur i pandehuri gjendet në arrati, e kundër të cilit është filluar procedura penale”.

Gjithashtu Letër-rreshtimi ndërkombëtar mund të kërkohet në rastet kur personi i kërkuar nuk gjendet në Kosovë ose ka prova se personi banon jashtë Kosovës.

Shala në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë dhe që nga ajo kohë ka humbur çdo kontakt nga avokati i tij.

Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e vitit 1998 të Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Akuzohet se rrëmbeu një deputet, lëshohet urdhër arresti për ish-presidentin

Periskopi.com Lajme

Një gjykatë në Ekuador urdhëroi arrestimin e ish-presidentit Rafael Correa të martën lidhur me përfshirjen e tij në rrëmbimin e një kundërshtari politik më 2012. Correa, i cili tani jeton në Belgjikë i ka mohuar akuzat.

Gjyqtarja Daniella Camacho tha se e ka alarmuar interpolin në përpjekje për të nxjerrë ekstradimin e 55-vjeçarit. Ish-deputeti Fernando Balda u rrëmbye për një kohë të shkurtër në Bogotë, Kolumbi, ku ai u largua gjatë tensioneve të përshkallëzuara me Correan.

Ai akuzon presidentin e atëhershëm, i cili udhëhoqi popullin e Andeve midis viteve 2007 dhe 2017, rrëmbimin. Në atë kohë, Balda u përball me akuza në lidhje me një grusht shteti të dështuar kundër Correa, dhe më pas u dënua me një vit burg për rrezikimin e sigurisë së shtetit.

Të martën, gjyqtarja tha se Correa kishte iu ishte bindur një urdhëri për t’u paraqitur në një gjykatë në Quito për të ndihmuar në lidhje me hetim mbi pretendimet për rrëmbim. Ish-presidenti në vend të kësaj u paraqit në konsullatën ekuadoriane në Bruksel dhe gjyqtarja tha se kjo ishte shkelje e urdhrave të saj.

Ish-presidenti insiston në mënyrë të përsëritur që nuk ka të bëjë fare me rrëmbimin. Në një postim në Twitter pak ditë më parë ai tha: Ata asnjëherë nuk do të provojnë diçka, sepse nuk ka asgjë për të vërtetuar.

Lëshohet urdhër-arrest për ‘policen’ gjermane të ISIS-it

Periskopi.com Lajme

Hetuesit gjermanë arritën për herë të parë që të lëshojnë një urdhër arresti për një përkrahëse gjermane të IS-it, pas kthimit të saj në Gjermani. 27-vjeçarja Jennifer W. u arrestua të premten e kaluar në Bavari, njoftoi Prokuroria Federale në Karlsruhe. Përveç kësaj u kontrollua edhe banesa e saj në rrethin e Vechta në Saksoninë e Ulët.

Prokurori i Përgjithshëm Federal Peter Frank dëshiron të hetojë më me forcë ndaj mbështetëseve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS). Megjithatë kjo në shumicën e rasteve është e vështirë, sepse gratë shpesh martohen me luftëtarë të IS-it, lindin fëmijë dhe i edukojnë ata në frymën e ideologjisë së IS-it, por nuk ndërmarrin veprimtari aktive apo shërbejnë nën armë.

Në rastin e Jennifer W, hetuesit arritën të gjenin dëshmi se në periudhën shtator 2014 deri në fillimi të vitit 2016 kishte shërbyer për IS-in në Irak si “police për moralin”. Mbrëmjeve ajo patrulonte në parqet e qyteteve të Falluxhës dhe të Mosulit, dhe kontrollonte nëse gratë e tjera respektonin rregullat e sjelljes dhe të veshjes të vendosura nga milicia terroriste. Për këtë ajo fitonte mes 70 dhe 100 dollarë në muaj.

Para dy vjet e gjysmë islamistja u arrestua nga forcat turke të sigurisë pas një vizite në ambasadën gjermane në Ankara dhe u ekstradua për në Gjermani. Që nga kjo kohë ajo synonte të rikthehej në territoret e pushtuara nga IS-i. 27-vjeçari gjendet që nga e shtuna në paraburgim.

Nga 1000 rastet e reja të hetimeve të Prokurorisë Federale të nisura në vitin 2017, 24 kishin të bënin me femra të dyshuara për lidhje me organizatat terroriste islamike. Gjatë vitit 2018 kanë nisur më tepër se 20 hetime të reja ndaj femrash të përfshira në veprimtari të tilla.

Sipas autoriteteve gjermane të sigurisë nga zonat e luftimit në Siri po largohen për t’u rikthyer në Evropë gjithnjë e më shumë milicë të IS-it apo gratë e tyre, për shkak se IS-i ndodhet atje në një gjendje të vështirë ushtarake. IS-i u ka kërkuar atyre që largohen që të përpiqen ta fshehin identitetin e tyre të vërtetë.