Uria Archives - Periskopi

Të flini të uritur nuk është ide e mirë, mund të shtoni peshë

Periskopi.com Zoya

Studimet tregojnë që nëse flini të uritur mund të shtoni peshë.

Të qëndroni të uritur ka efekte negative në të mësuarit dhe në punë, gjithashtu mund të shkaktojë depresion, raporton “Bright Side”

Disa nga ne akoma mendojnë që të flini të uritur është mirë sepse arrini të humbisni peshë. Por shkencëtarët vërtetuan të kundërtën, duke treguar që do të keni më shumë efekte anësore në qoftë se flini të uritur.

Mund të humbisni masë muskulore.

Për ata që janë munduar të fitojnë masë muskulore, të qëndruarit të uritur është një ide e gabuar. Ju ndoshta e keni kaluar kohën e darkës por kjo do të ndikoj keq në muskujt tuaj.

Mund të fitoni peshë

Po, mund të keni efekte anësore, disa nga studimet thonë që mund të fitoni peshë nëse flini të uritur.

Nuk flini rehat

Ndoshta për shumicën nga ju është vërë si eksperiencë që të shkoni në shtrat të uritur. Stomaku juaj po lufton nga uria, dhe kjo ju shkakton jo rehati gjatë kohës së gjumit. Kjo vazhdon deri në mëngjes kur ju dëshironi të ushqeheni.

Keni më pak energji

Nëse nuk ushqeheni, ju nuk keni një “rezervar” që të ju mbajë gjatë ditës. Ky është një stil i vjetër, është shumë me rëndësi të ndiheni mirë në mëngjes sepse duhet të shkoni në punë dhe truri juaj ka nevojë që të qëndrojë aktiv.

Nëse vendosni të flini të uritur dhe me barkun bosh, do të zgjoheni me shumë pak energji dhe jo nuk ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë në punën tuaj.

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Periskopi.com Shëndeti

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemëroheni kur kemi uri.

Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e ushqyesve fillon të bjerë, e ndjekur nga fillimi i nervozizmit për shkak të urisë.

Karbohidratet, proteinat dhe yndyrat ndahen në sheqerna të thjeshtë, aminoacide dhe acide yndyrore të lira.

Me kalimin e kohës, sasia e këtyre lëndëve ushqyese zvogëlohet.

Kur glukoza e gjakut bie në një nivel kritik, truri e percepton atë si një situatë kërcënuese për jetën, transmeton KosovaPress.

Truri është i varur nga glukoza, dhe kur niveli i tij i gjakut të bjerë, gjërat e thjeshta do të bëhen të vështira.

Ju nuk do të jeni në gjendje të përqendroheni, do të bëni gabime në situata banale, ose do të filloni të flisni të shkëputur. Përveç kësaj, do të bëheni të zhgënjyer dhe irritues dhe do të shqetësoheni nga gjithçka.

Kur niveli i glukozës në gjak bie në kufirin e poshtëm, truri “urdhëron” organe të caktuara të sintetizojnë hormonet që e rritin atë. Një nga këto hormone është adrenalina, një hormon stresi, i cili lëshohet në rrjedhën e gjakut në të gjitha situatat stresuese.

Një arsye tjetër pse uria shoqërohet me zemërimin është se ata të dy kontrollohen nga të njëjtat gjene.

Një gjen i tillë është neuropeptidi Y, i cili lëshohet kur jemi të uritur.

Ky neuropeptid vepron në receptorë të ndryshëm në tru, përfshirë atë që quhet receptori Y1.

Përveç kontrollit të urisë, ata rregullojnë edhe zemërimin dhe agresionin.

Mourinho: Jam i uritur, ama po e pres klubin e duhur

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho është i etur për t’iu kthyer punës së trajnerit, por thotë se është duke e pritur klubin e duhur para se të vendosë.

Trajneri portugez ka mbetur pa klub që prej dhjetorit, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi.

Por, ai thotë se është i uritur për t’iu kthyer punës tani.

“Jam i uritur për t’u rikthyer, por do ta pres klubin e duhur dhe projektin e duhur”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Ndërkohë, jam duke i bërë gjërat që i dua. Preferoj të punoj, por më pëlqejnë edhe sportet e tjera dhe kjo është mundësi e mirë për ta shijuar”, tha 56-vjeçari nga Silverstone, ku ndodhet për ta përcjellë garën e formula 1, Grand Prix.

 

 

 

 

 

 

 

Kompjuteri që tregon kur foshnja është e uritur ose ka dhimbje

Periskopi.com Tech & Auto

Një program kompjuterik, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, është i aftë të identifikojë dhe të dallojë qarjet e foshnjave për t’u treguar prindërve se çfarë duan fëmijët e tyre.

Sistemi, i zhvilluar nga hulumtuesit nga IEEE dhe Shoqata Kineze e Automatizmit, mund të zbulojë nëse qarja është për shkak të urisë, lodhjes, sëmundjes ose dhimbjes, transmeton KosovaPress.

Ndërsa qarja e secilit fëmijë është unike, ata ndajnë disa tipare të përbashkëta kur rezultojnë nga të njëjtat arsye. Ekipi përdori një algoritëm të bazuar në njohjen automatike të të folurit për të zbuluar dhe njohur tiparet e klithmat e foshnjave.

Një metodë e re e inteligjencës artificiale është e aftë të identifikojë dhe dallojë midis qarjes së foshnjave për të treguar atë që ato dëshirojnë, ose edhe nëse janë në dhimbje. Sistemi mund të zbulojë nëse qarja është për shkak të urisë, lodhjes ose sëmundjes.

Këto sinjale zanore identifikohen duke përdorur ‘sensing compressed’, një proces që rindërton një tingull të bazuar në të dhëna të rralla, veçanërisht të dobishme për mjedise të zhurmshme.

Arsyet më të zakonshme të qarjes së foshnjave janë: uria, lodhja, gazrat, një pelenë e ndotur ose e lagët, kur duan një përqafim, kur ndjejnë shumë nxehtësi ose shumë të ftohtë, frustrimi dhe simulimi i tepërt.

Studiuesit krijuan një algoritëm të njohjes së gjuhës që mund të dallojë kuptimet e sinjaleve normale dhe anormale të zërit në një mjedis të zhurmshëm. Algoritmi mbledh sinjalet e qarjes individuale dhe pastaj ruan  informacionin.

Kjo do të thotë se mund të përdoret në një kuptim më të gjerë në skenarët praktikë, si një mënyrë për të njohur dhe klasifikuar karakteristikat e ndryshme të qarqeve dhe për të kuptuar më mirë pse bebet qajnë dhe sa urgjente janë të qarat e tyre.

Ekipi shpreson se gjetjet mund të jenë të zbatueshme për rrethanat e tjera të kujdesit mjekësor në të cilin vendimmarrja mbështetet në përvojën.

Hulumtimi u botua në revistën Automatica Sinica (JAS)

 

Qeveria kubane iu thotë qytetarëve që po vdesin urie: Hani struca, krokodila e minj

Periskopi.com Lajme

Një kafshë ekzotike për shumicën e kubanëve është bërë obsesion në rrjete sociale – por jo për arsyet që një prej heronjëve revolucionarë të ishullit kishte shpresuar.

E gjitha filloi kur Komandanti Guillermo Garcia Frias, 91 vjeçar, ish shok lufte i liderit Fidel Castro, rekomandoi strucin si një kafshë që të hahej në dietën kubane.

Në fakt, ai tha këtë gjë në televizionin shtetëror, se struci mund të prodhonte “më shumë se një lopë”, duke i bërë shumë njerëz që ta përqeshnin në mediat sociale.

Miu i bananes [hutia, për të cilën përkthyesi i Periskopit nuk e di fjalën në shqip] është një specie që mund të gjendet kollaj në brigjet e Karaibeve

Ai e bëri këtë propozim si drejtor i kompanisë shtetërore të Florës dhe Faunës, që rrit strucët dhe eksperimenton me ide të tjera të fermerëve në përpjekjen për të zgjidhur një prej kokçarjeve më të mëdha në ekonominë socialiste kubane: shkurtimin e ushqimeve bazike, si mishin, qumështin dhe vezët, përkthen nga BBC, Periskopi.

Komandanti flokëthinjur, që u paraqit në uniformën e tij në të gjelbërtën e ullinjtë, po ashtu propozoi që kubanët të shtonin dy specie tjera në menynë e tyre – krokodilin dhe hutian, që njihet ndryshe si ‘miu i bananes’.

Ky është struci. Por, a mund të ndihmojë kjo kafshë në dukje e habitur për të evituar krizën e urisë në Kubë? Zor, shumë zor.

 

Kanë shpërthyer kësisoj shumë meme që përziejnë satirën me zemërimin, ndaj asaj që shumë kubanë besojnë që është paaftësia kronike e udhëheqësve të tyre për të drejtuar një ekonomi të qëndrueshme, resurset e të cilit dikur e kishin bërë si prodhuesin më të madh të sheqerit në botë.

Për shembull, në vend të slloganit të mirënjohur qeveritar “Në çdo lagje – revolucion” është kthyer në “për çdo lagje, një struc”. /Periskopi

Çfarë ndodh në trupin tonë kur flemë të uritur?

Periskopi.com Zoya

Shumë bien në shtratin me një stomak bosh, duke mos ngrënë për orë të tëra para gjumit.

Cilado qoftë arsyeja, ky nuk është një vendim kaq i mirë sa mendoni. Herë pas here nuk do të ketë asgjë të veçantë, por nëse mësoheni me këtë…

Në këtë rast, niveli i insulinës, kolesterolit dhe puna e gjëndrës tiroide mund të ndikohet, dhe kjo mund të çojë në mosbalancim të hormoneve që mund të shkaktojnë shumë probleme të tjera.

Një ndjenjë e urisë para gjumit do të shkaktojë pagjumësi. Truri do të marrë informacion se ju jeni të uritur dhe nuk do t’ju lejojë të bini në gjumë. Uria në mbrëmje nuk do t’ju ndihmojë të humbni në peshë. Trupi do të grumbullojë yndyrë për të “ruajtur” energjinë.

Shpesh njerëzit që nuk hanë darkë kërcejnë edhe vaktin e mëngjesit. Personat e tillë shpesh do të jenë në disponim të keq.

Burdushi nga sot në grevë urie

Periskopi.com Lajme

Avokati Asdren Hoxha ka konfirmuar se klienti i tij, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, ka nisur sot grevë urie

Lajmin avokati e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook.

Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar dje se për sot do të niste një grevë urie, duke u ankuar se po diskriminohet për shkak të përkatësisë së tij etnike. Lajmin e kishte konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha.

Sipas avokatit, Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale.

‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

 

 

 

Niveli i urisë në Jemen, alarmant – banorët në prag të vdekjes

Periskopi.com Lajme

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se 13 milion njerëz në Jemen po përballen me urinë.

OKB i bën thirrje koalicionit ushtarak, të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të ndaluar sulmet ajrore që po vrasin civilë dhe duke kontribuar në atë që OKB thotë se mund të bëhet “uria më e keqe në botë për 100 vjet”.

Lufta civile e Jemenit filloi tre vjet më parë, kur rebelët Houthit, të mbështetur nga Irani, morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Arabia Saudite, e mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, po përdor sulme ajrore dhe një bllokadë – në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht.

Të paktën 10,000 njerëz janë vrarë në konflikt dhe miliona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

“Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që punojnë në Jemen dënojnë pa mëdyshje sulmet ndaj civilëve dhe shprehin ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”, tha Lise Grande, Koordinatorja Humanitare e OKB për Jemenin.

“Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, palët në konflikt janë të detyruar të respektojnë parimet e masave paraprake dhe proporcionalitetit“, tha Grande. “Pjesëmarrësit në luftë duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët – të mos lëndohen, të mos gjymtohen, të plagosen ose të vriten”, shtoi ajo.

/Ora News.tv/

Tags

Më shumë se 5 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Jemen

Periskopi.com Lajme

Më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në vendin e ndarë nga lufta. Në Jemen çmimet e ushqimit dhe lëndëve djegëse janë duke “fluturuar”.

Save the Children bëri këtë paralajmërim duke shtuar se e gjithë gjenerata mund të përballet me vdekjen dhe urinë në një shkallë të pashembullt deri më tani. Konflikti tre vjeçar në mes të forcave saudite të Jemenit të përkrahura nga qeveria dhe rebelëve Huthi të lidhur me Iranin, e ka sjellë vendin thuajse në gjendje kolapsi, duke lënë shumë njerëz në pamundësi për të përballur shpenzimet e bukës dhe ujit, raporton The Telegraph, përcjell KosovaPress.

“Miliona fëmijë nuk e dinë kur vakti i tyre i radhës do të vijë”, tha Helle Schmidt, nga Save the Children.

Deri më tani janë identifikuar katër milionë fëmijë që rrezikojnë të vdesin nga uria, kurse Save the Children ka paralajmëruar se edhe një milion të tjerë mund të përballen me urinë, përderisa betejës nuk po i shihet fundi.

Teksa Shmidt përshkruan gjendjen e fëmijëve, ajo thotë se ka parë fëmijë që ishin aq të dobët- sa nuk mund as të qanin, sepse trupat e tyre veçse i ishin dorëzuar urisë.

Çmimet e ushqimit në disa pjesë të vendit janë dyfishuar vetëm në ditët e fundit, organizata jo qeveritare bëjnë të ditur se disa familje duhet të zgjedhin nëse duan të paguajnë për të dërguar një fëmijë në spital, apo të sigurojnë ushqim për pjesën tjetër të familjes.

Një total prej 5.2 milionë fëmijësh në Jemen momentalisht janë në rrezik që të vdesin nga uria.

 

Raporti i Kombeve të Bashkuara: Shqipëria dhe Serbia, shtetet më të uritura në Evropë

Periskopi.com Lajme

Numri i njerëzve me barkun bosh është në rritje. Shqipëria dhe Serbia kanë përqindjen më të lartë të njerëzve të uritur në Europë, sipas raportit më të fundit të FAO dhe Kombeve të Bashkuara.

Tekat e klimës po rrisin urinë në botë: në 2017-n, për të tretin vit me radhë, numri i njerëzve që vuajnë nga mungesa e vazhdueshme e ushqimit është rritur.

Ndryshimet e temperaturave dhe dukuritë natyrore si thatësira dhe përmbytjet, janë një nga shkaqet kryesore të krizës ushqimore, citohet në një raport të përbashkët nga pesë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Në 2017-n, rreth 821 milionë njerëz vuajtën urinë, krahasuar me 804 milionë në 2016-n, ku Afrika ishte kontinenti më i prekur, me thuajse 21% të popullsisë të kequshqyer, tha për AFP-në Dominique Burgeon, drejtori i Emergjencave në Organizatën e Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO).

Sipas të njëjtit kriter, 11.4% e popullsisë së paushqyer në Azi, 6.1% në Amerikën Latine dhe Karaibe, 7% në Oqeani, dhe më pak se 2.5% në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, nënvizohet në raportin e përgatitur nga FAO, IFAD, UNICEF, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (WHO).

Në Evropë, dy janë vendet që kanë më shumë uri se të tjerat, Shqipëria (5.5% e popullsisë) dhe Serbia (me 5.6%).

Rikthimi i trendit të urisë

Në nivel global, numri i “barqeve bosh” në vitin 2017 ishte i njëjtë me atë të para 10 viteve, gjë që pasqyron ndryshimin e trendit rënës në botë që prej 2015-s.

“Ne jemi të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Amerikën e Jugut, tha Burgeon, duke shtuar se Venezuela është prekur nga një krizë e vështirë ekonomike.

Megjithatë, “kriza e ushqimit është më e pranishme në vendet në luftë, si Republika e Jemenit, ku 35% e popullsisë është e kequshqyer, shtoi eksperti.

Raporti analizon në detaje “ndryshueshmërinë e klimës dhe ekstremet klimatike”, të përcaktuara si “faktorë kryesorë në rritjen e fundit të urisë në botë”.

“Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se ndryshimet klimatike tashmë po ndikojnë në bujqësinë dhe sigurinë e ushqimit”, thotë raporti.

“Midis 1986 dhe 2006, ka pasur rritje dramatike të fatkeqësive natyrore që lidhen me klimën, të cilat përbëjnë 80% të të gjitha katastrofave natyrore”, tha Burgeon: sezonet e hershme, të vonuara ose krejtësisht të zhdukur në disa vende të planetit kanë ndikim të madh në të korrat e produkteve bujqësore”.

“Gjatë dhjetë viteve të fundit, 36% e vendeve që kanë përjetuar një rritje të të kequshqyerit, gjithashtu përjetuan një thatësirë,” përmbledh eksperti.

FAO dhe OKB rekomandojnë një sërë teknikash bujqësore për t’u zbatuar sipas konteksteve lokale, për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike dhe për të ruajtur korrat, shkruan monitor.

 

E dini përse jemi të uritur pas konsumimit të pijeve alkoolike? Tani e kemi përgjigjen

Periskopi.com Shëndeti

Nëse sikur shumica e njerëzve do të pini më shumë pije – do të hani edhe më shumë.

Ngrënia e çipsave apo e hamburgerit pas daljes në mbrëmje apo pak djathë me një gotë verë – të gjithë këto ndonjëherë i bëjmë.

Nëse mendoni pak, me siguri do të kuptoni që kur pini edhe më shumë hani.

Ginger Hultin, nutricioniste dhe zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Nutricionizmit, ka shtuar që ekzistojnë dëshmi se si alkooli mund të ndikojë në hormonet që kanë të bëjnë me të ngopurit apo me ndjenjën e plotësimit.

Alkooli mund të pengojë efektet e hormonit të caktuar i cili zvogëlon apetitin, si edhe mund të nxisë punën e hormoneve të cilat kanë të bëjnë me ushqimin.

Ka edhe mekanizma të tjerë që ndikojnë.

Disa hulumtime tregojnë që alkooli mund të stimulojë qelizat nervore në tru të cilat rrisin apetitin.

Një gotë verë mund të ketë vetëm 120 deri 125 kalori, ndërkaq birra e lehtë madje edhe më pak, mirëpo koktejet me lëngje, pije të gazuara, me alkool dhe shurupe kanë vlera të mëdha kalorish.

Çfarë mund të bëni?

Pini bashkë me racione të balancuara: “Përfshini karbohidrate të plota, yndyra dhe albumina të shëndetshme, kështu që trupi juaj të jetë i ushqyer dhe i ngopur nga fillimi”, thotë Hultin për CNN-Në.

Mos hani ushqime të pashëndetshme: “Çipsi, ëmbëlsirat, picat dhe desertët e tjerë lehtë mund të ‘kapen’ nëse apetiti fillon të ngrihet derisa jeni duke pirë”.

Përmirësoni qasjen në opsionet e shëndetshme: Nëse dini që do të jeni para sprovës që të hani kur jeni duke pirë, merrni humus me perime të grira apo pemë.

Hidratizohuni: Nga alkooli shkaktohet dehidratizimi i organizmit, andaj pini gjithmonë një gotë ujë bashkë me pijen alkoolike. Kjo do të zvogëlojë futjen e kalorive në organizëm nëpërmjet alkoolit, mirëpo do t’ju “mbushë” dhe nuk do të jeni aq të uritur. /Telegrafi/

4-vjeçarja siriane dyshohet se ka vdekur nga uria

Periskopi.com Lajme

Leyla Aydemir ishte një vajzë 4-vjeçare që është raportuar e humbur nga 15 qershori në provinccën Agri në Turqi.

Ndërsa më 2 korrik ajo është gjetur e vdekur, në breg të një rëkeje, 3 kilometra larg fshatit, përcjell Gazeta Shneta.

Ajo është kërkuar për 18 ditë rresht nga ekipe të kërkimit, por gjithmonë pa sukses për ta gjetur. Madje ministri i brendshëm ka thënë se ata e kanë kërkuar edhe atë pjesë ku është gjetur, më shumë se një herë, por mendojnë se ajo është gjuajtur aty pasi ka vdekur.

Edhepse ende nuk është bërë autopsia, autoritetet mendojnë se shkaku i vdekjes është uria, pasi nuk ka asnjë shenjë të dhunës apo ebuzimit seksual, raporton CNN-i turk.

Me lajmin e gjetjes së vogëlushes, njerëzit në rrjete sociale kanë shprehur mllefin e tyre për atë se çfarë po ndodh me njerëzimin dhe çfarë po i bëhet fëmijëve të pafajshëm.