Luis Suarez kërkon penallti pasi portieri i Kilit preku topin me dorë

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez në një mënyrë të çuditshme ka kërkuar penallti pas prekjes me dorë nga portiere i Kilit në fitoren e Uruguait në Kupën e Amerikës mbrëmë.

Uruguai kaloi në vendin e parë të grupit C pas fitores 1:0 përballë Kilit, raporton Zëri.info.

Kili kishte nevojë vetëm për barazim që ta mbyllte grupin si lider, megjithatë kjo nuk ndodhi.

Luis Suarez ishte në formë të mirë mbrëmë pas golave të shënuar ndaj Ekuadorit dhe Japonisë në dy ndeshjet paraprake, megjithatë në një moment në pjesën e parë ai mori vëmendje maksimale.

Derisa Suarez tentoi ta parakalojë portierin Gabriel Arias, portieri e ndali goditjen e yllit të Barcelonës me dorë në zonën e rreptësisë.

Çuditërisht, Suarez kërkoi penallti për shkak të ‘prekjes me dorë’, dhe kjo ka ngjallur debat në rrjetet sociale.

“Hahhaha, kjo është natyra e tij natyrale”, shkroi një tifoz në Twitter.

Një tjetër shkroi: “Ai është i pabesueshëm”.

Momentet më të mira të çerekfinaleve Rusi 2018

Periskopi.com Botërori 2018

Franca ishte vendi i parë që siguroi vendin për në gjysmëfinale pas një fitore 2-0 kundrejt Uruguait, të cilët ishin të pakënaqur me Kylian Mbappe në pjesën e dytë.

Përplasja mes Les Belus dhe La Celeste do të mbahet mend mirë për gafën e Fernando Muslera. 32-vjeçari nuk arriti të ndalë predhën e Antoine Griezmann, me një veprim që ngjante me gabimin e portierit të Liverpoolit Loris Karius në fianlen e Ligës së Kampionëve.

I inspiruar nga ish menaxheri i Ëigan Athletic dhe Evertonit Roberto Martinez, Belgjika arriti të shohë favoritët para lojës kundër Braziilit, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

Një trullosje nga Fernandinho dhe një gol i jashtëzakonshëm nga Kevin De Bruyne i gëzon bëlgët, por i thyen zemrat e mbështetësve brazilianë.

Megjithësi ai nuk hyri në tabelën e golashënuesve, Romelu Lukaku u tregua vendimtar për suksesin e Djajve të Kuq.

Anglia e menaxhoi lojën lehtësisht në një fitore prej 2-0 kundrejt Suedisë në Samara.

Ishin tallur shumë me të kur ai e mori përsipër kombëtaren e Anglisë, por Gareth Southgate tani ai nuk nuk gëzon mbështetje jo të mirë nga tifozët e Tre Luanëve.

Rusia ka vuajtur shumë nga humbja që i shkaktoi Kroacia, por Denis Cheryshev i siguroi kombin të tij një kujtesë për arritjet e mëdha të rusëve./Periskopi/  

Momenti jo i këndshëm i Lloris, insekti i futet në gojë gjatë lojës

Periskopi.com Botërori 2018

Portieri i Francës pati një moment jo të mirë gjatë kohës kur skuadra e tij përballej në çerekfinale me Uruguain.

Ai e shmangi ngadalë gëlltitjen e një insekti në kohën kur ekipi i tij barazonte ndaj ekipit latin.

A huge dragonfly flew into the mouth of Hugo Lloris early on in the first half against Uruguay

The France goalkeeper fortunately didn't swallow the gigantic insect and spat it out 

The 31-year-old was not the first player to have been distracted by insects this World Cup

Portieri ishte duke analizuar lojën para se insekti të fluturonte në gojën e tij.

Lloris shprehu neveri para se të shpërthente duke flakur jashtë insektin agresiv, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Lojtarët kanë shpesh herë të zënë me pilivesa gjatë turneut në Rusi, vera e nxehtë që ka rritur numrin e tyre.

Edhe pse pilivesat janë më pak të zakonshme se mushkonjat dhe mizat, ende ka një numër të madh të tyre në Nizhny Novgorod./Periskopi/

Publikohen formacionet zyrtare të super-ndeshjes Uruguai-Francë

Periskopi.com Botërori 2018

Uruguai dhe Franca kanë publikuar formacionet zyrtare.

Të dy kombëtaret do të ndeshën në njëren nga çerekfinalet e Kupës së Botës.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të takohet me njërën nga skuadrat mes Brazilit dhe Belgjikës.

Uruguai: 

Franca: 

Tek Uruguai vendoset çfarë do bëjë Cavani në çerekfinalen me Francën

Periskopi.com Botërori 2018

Edinson Cavani është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka ekipi i Uruguait.

Sulmuesi 31-vjeçar pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Portugalisë ku ai shkëlqeu duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

Dëmtimi që mori e detyroi atë të qëndronte larg stërvitjes së grupit.

Por duket se lojtarit i është dhënë aprovimi se mund të luajë në ndeshjen ndaj Francës, pasi nuk kishte një këputje të muskujve.

Të premten Uruguai do të ketë përballë Francën dhe pritet që Cavani ta nisë nga stoli dhe jo si titullar.

Uruguai-Portugali: Publikohen formacionet zyrtare (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Uruguai do të takohet me Portugalinë me fillim nga ora 20:00 në ‘Sochi’

Në ‘Sochi’ do të zhvillohet ndeshja e dytë e fazës së eliminimit dirket me Portugalinë dhe Uruguajin që do të kërkojnë një biletë për çerek-finale të Kupës së Botës, shkruan Periskopi.

Tashmë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, me Portugalinë që starton Ronaldo, ndërsa te Uruguaji në sulm nga minuta e parë do të jenë Cavani e Suarez.

Në foton e mëposhtme mund t’i shihni formacionet zyrtare të dy skuadrave. /Periskopi/

Tabarez e di çka po i pret: Tërë skuadra e Uruguait duhet ta ndalojë Ronaldon

Periskopi.com Botërori 2018

 

Më katër gola në tri ndeshje, trajneri i Celestes e di që sulmuesi i Real Madridit mund të vendos ndeshjen e radhës në mes të Uruguait dhe Portugalisë

Oscar Tabarez ka thënë se nuk do të jetë një lojtar që do ta ruaj Cristiano Ronaldon derisa trajner i Uruguait ka thënë se duhet përpjekje e tërë skuadrës për ta ruajtur dhe ndalur kapitenin e Portugalisë.

“Besojë që Ronaldo është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë”, tha Tabarez.

“Cfarë është më kryesorja nga këto veti të Ronaldos është se ai është një lider në skuadër. Nuk është një lojtar që mund ta ruaj atë. Ne duhet të luajmë kolektivisht që ta ruajmë atë, në mënyrë që të kufizojmë aftësitë e tij”, ka thënë ai. 

 

 

Suarez ‘terrorizon’ Rusinë, shënon gol fantastik nga gjuajtja e lirë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Luis Suarez ka shënuar gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Uruguait në ndeshjen kundër Rusisë

Uruguai e ka nisur mirë takimin kundër Rusisë dhe pas vetëm 10 minutave lojë është në epërsi.

Luis Suarez realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 10-të.

Për ‘El Pistoleron’ ky është goli i dytë në ‘Rusi 2018’. /Periskopi/

Uruguai- Rusi luhet për kreun e Grupit A

Periskopi.com Botërori 2018

 

Të dy skuadrat kanë siguruar kalimin në raundin pasardhës.

Por përballja e sotme do të përcaktojë se kush do të jetë fituesi i Grupit A. Rusisë do t’i mjaftonte barazimi, duke parë se ka një diferencë më të mirë golash.

Ndërkohë, asnjë përfaqësuese e Rusisë (ose Bashkimit Sovjektik) nuk ka arritur kurrë të fitojë të gjitha ndeshjet e grupit dhe kjo do të jetë një mundësi historikë për vendasit, që ka pak mundësi t’i paraqitet atyre në të ardhmen. Këto dy kombëtare janë përballur vetëm një herë në të kaluarën, në një miqësore të barazuar 1-1, në maj të 2012-ës.

Duke llogaritur edhe ndeshjet e luajtura kundër përfaqësueses së Bashkimit Sovjetik, Uruguai ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 7 humbje, duke përfshirë edhe dy përballje në Kupën e Botës (1 fitore, 1 humbje).

Zakonisht, fitorja e grupit garanton një përballje të lehtë në raundin pasardhës, por kjo nuk vlen në këtë rast, duke parë se rusët dhe amerikanojugorët do të përballen me njërën mes Spanjës dhe Portugalisë në 1/8-at.

Dy janë lojtarët që duhen mbajtur nën mbikëqyrje në këtë takim: Denis Cheryshev, i cili do të kërkojë të bëhet rusi i parë që fiton Këpucën e Artë të Kupës së Botës pas Oleg Salenko (fitues bashkë me Hristo Stoichkov në 1994-ën), dhe Luis Suarez, që ka pasur pak vështirësi deri tani, por është zhbllokuar kundër Arabisë Saudite.

Shifra dhe Fakte

– Ecuria e Uruguait kundër skuadrave europiane në Botëror është: 4 fitore, 3 barazime, 6 humbje.

– Rusia nuk ka pësuar asnjë humbje në tri ndeshjet e fundit dhe pesë nga shtatë takimet e tyre të fundit kanë sjellë mbi 2.5 gola.

– Uruguai ka shënuar i pari dhe nuk ka pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit.

 

Suarez: Nuk jemi të kënaqur me lojën tonë në Botëror

Periskopi.com Botërori 2018

 

Uruguai ka arritur edhe fitoren e dytë në kuadër të botërorit për kombëtaret që po zhvillohet në shtetin rus.

Uruguaianët me rezultat identik prej 1-0 kanë mposhtur Arabinë Saudite dhe Egjiptin, në dy takimet e para të grupit A, ku gjendet edhe shteti organizator i kampionatit, Rusia.

Megjithëse kanë shënuar fitore, sulmuesi kryesor i kombëtares amerikano-latine, Luis Suarez se nuk janë “tërësisht të kënaqur” me paraqitjet e tyre në Botëror.

“Nuk jemi tërësisht të kënaqur se si po luajmë në Kupën e Botës. Kemi arritur rezultat të mirë dhe kaluam fazën e grupeve, por ka disa gjëra që duhet t’i përmirësojmë”.

“Nuk kemi luajtur siç kemi dashur sot. Por mund të jemi krenarë sepse është Botërori i tretë rresht që ne kalojmë në fazën e eliminimit direkt”, ka thënë Suarez pas takimit.

Theksojmë se në ndeshjen e fundit uruguaianët do të takohen me liderin e grupit, Rusinë, ku secila ka nga gjashtë pikë.

Ndryshe, sulmuesi i Barcelonës deri më tani ka shënuar vetëm një gol në botëror. 

 

 

Luis Suarez hyn në histori të kombëtares së Uruguait (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Luis Suarez është bërë uruguaiani i parë që shënon në tre Kampionate Botërore

‘El Pistolero’ shënoi golin e parë në ‘Rusi 2018’ në ndeshjen kundër Arabisë Saudite, shkruan Periskopi.

Suarez gjeti rrugën e golit në minutën e 23-të pas gabimit të portierit të Arabisë Saudite.

Kështu ylli i Barcelonës bëhet uruguaiani i parë që shënon në tre Kampionate të ndryshme Botërore.

Ai ka shënuar në ‘Afrika e Jugut 2010’, ‘Brazil 2014’ dhe tani në ‘Rusi 2018’. /Periskopi/
Fotografia e Squawka Football

Kupa e Botës| Uruguai-Arabia Saudite, publikohen formacionet zyrtare (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Uruguai takohet me Arabinë Saudite në ndeshjen e vlefshme për Grupin A

Kombëtarja nga Amerika e Jugut, Uruguai ka mundësinë që ta sigurojë kualifikimin për fazën e eliminimit direkt me vetëm një barazim ndaj arabëve, shkruan Periskopi.

Uruguai në këtë takim është favorit dhe pritet që të shënojë një fitore të lehtë përballë Arabisë.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e të dy skuadrave. /Periskopi/

Këto janë tri super ndeshjet e ditës së sotshme

Periskopi.com Botërori 2018

Kampionati Botëror sot vazhdon me tri super ndeshje.

Duke filluar nga ora 14:00, Portugalia takohet me Marokun në stadiumin “Luzhniki”.

Nga ora 17:00, Uruguai dhe Arabia Saudite e mbyllin xhiron e dytë në grupin A.

Kurse në fund, Irani ballafaqohet me Spanjën nga ora 20:00 në stadiumin “Kazan Arena”.

Kupa e Botës: Egjipti-Uruguai, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Botërori 2018

Në ditën e dytë të Kupës së Botës do të luhet ndeshja ndërmjet Egjiptit dhe Uruguait

Mohamed Salah nuk do të luajë nga fillimi dhe kjo do të jetë një mungesë e madhe për kombëtaren e Egjiptit, derisa te Uruguai nuk ka mungesa, shkruan Periskopi.

Egjipti: Elshenaëy, Fathy, Gabr, Hegazy, Abdelshafy, Elneny, Hamed, ëarda, Elsaid, Treziguet dhe Mohsen.

Uruguai: Muslera, Varela, Godin, Gimenez, Caceres, Nandez, Bentancur, Vecino, De Arrascaeta, Suarez dhe Cavani. /Periskopi/

Suarez thyen rekord

Sulmuesi Luis Suarez ka hyrë në histori të Kombëtares së Uruguajit.

Periskopi.com Sporti

29-vjeçari është bërë sulmuesi me më së shumti gola të realizuar në histori të eliminatoreve të Amerikës Latine për Kampionatin Botëror.

Këtë anëtari i Barcelonës e arriti në ndeshjen ndaj Kolumbisë, e cila përfundoi 2:2.

suki /Periskopi.com