Vdes ish-luftëtari i UÇK-së i Zonës së Llapit, lë familjen në gjendje të rëndë ekonomike

Periskopi.com Lajme

Sot ka ndërruar jetë ish- luftëtari i UÇK-së, Skender Havolli.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike bashkëluftëtarët e tij.

Familja e tij është ndihmuar shpeshherë për shkak të kushteve të rënda ekonomike me të cilat përballet.

Ja çfarë shkruajnë ata:

Prehu në paqe, SKENDER HAVOLLI!

Luftëtar, trim i rrallë ishte Skenda në luftën e fundit për liri.

Ai pas luftës u përball me sëmundje dhe pasoja të ndryshme, që gjenezën mund ta kishin në luftë.

Një pjesë të jetës tani e jetoj me të dy këmbët e amputuara, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike.

Vepra e tij sdo të harrohet kurr, familjes ngushllimet më të sinqerta!