Ushtarja kanadeze rikthehet në Kosovë, takohet më fëmijët për të cilët ishte kujdesur para 20 viteve

Periskopi.com Lajme

U bë e njohur në mbarë Kosovën kur para një viti, pas 20 vitesh, kishte nisur kërkimin e fëmijëve për të cilët ishte kujdesur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot, 20 vite pas luftës, ish-ushtarja kanadeze, Sophie Boisvert Levesque u rikthye në Kosovë, ku u prit si heroinë nga fëmijët kosovarë që kishte lënë pas fizikisht, ndonëse nuk ishte larguar asnjëherë shpirtërisht prej tyre. E këta fëmijë, sot janë të rritur, por nuk e kanë harruar asnjëherë se si Sophie është kujdesur për ta.

Sophie Boisvert Levesque ishte ushtare kanadeze që shërbeu në Kosovë gjatë luftës së fundit, megjithatë, për të Kosova u bë shumë më tepër se një zonë lufte, kurse kosovarët ishin shumë më tepër se refugjatë e të përndjekur.

Shpërthimi që i mori jetën ushtares shqiptare, vjen reagimi zyrtar nga Letonia

Periskopi.com Lajme

Në Letoni kanë reaguar zyrtarisht për vdekjen tragjike të nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj, fillimisht duke ndërprerë trajnimin që NATO kryente në bazën e Adazit, atje dhe ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën 32 vjeçares dhe plagosi dy ushtarë të tjerë shqiptarë.

Lidhur me incidentin, komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni kalinisns si dhe Sekretari i NATO-s deklaruan se ka nisur tashmë një hetim i plotë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

“Në orën 9.30, tre ushtarë shqiptarë u prekën nga shpërthimi i një mine. Vetëm pas një ore nga shpërthimi ushtarakja shqiptare humbi jetën” ka deklaruar fillimisht Komandati, Leonida Kalinins.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.

Kalnis ka theksuar më tutje se Letonia është e gashme që të transportojë trupin e 32 vjeçares në atdhe, teksa familjarët e viktimës do të kompesohen sipas ligjit shqiptar në fuqi.

Shpërthen mina në Letoni, humb jetën ushtarja shqiptare

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e vogël evropian të Letonisë, atje ku ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një mine një ushtarake shqiptare, pjesë e forcave të armatosura.

Lajmin e ka bërë me dije vetë gjenerali Bardhyl Kollçaku, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura. Kollçaku është shprehur se gjatë demontimi të një mine ka mbetur fillimisht e plagosur e më pas ka humbur jetën 27 vjeçarja Zarife Hasanaj. Ushtarakja ishte pjesë e forcave të armatosura në grupin xhenierë të demontimit të minave. Si pasojë e shpërthimit të minës kanë mbetur të plagosur po ashtu dhe dy oficerë shqiptarë, konkretisht major
Klodian Tanushi si dhe rreshter Julian Kapaj.

Deklarata e plotë e shefit të shtabit të Forcave të Armatosura:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forëard Presence”.
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.


Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.
Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.
Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.
Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.

 

 

Ushtarja e NATO-s kujton kohën kur shërbente në Kosovë (Foto)

Periskopi.com Lajme

“E gjeta këtë fotografi të vjetër timen kur isha në Kosovë”, ka shkruar në Twitter Sally B McGlone, nduke postuar një fotografi të vetën gjatë kohës kur kishte shërbyer si ushtare e NTAO-s në Kosovë.

Ajo shihet se ka qëndruar këtu gjatë kohës së dimrit, meqë në fotografi ka borë dhe ajo gjendet në një bazë ushtarake me uniformë.

Shikojeni postimin e saj: