Tag: ushtria Amerika

Haradinaj: Kosova është krenare që u rreshtua me ushtritë e udhëhequra nga SHBA
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët të cilët kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është krenare që është rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga SHBA.
Ai ka shtuar se vendi ynë mbetët mik i përbetuar i Amerikës.
Postimi i plotë:
Sot, në Ditën Përkujtimore të të rënëve (Memorial Day), nderojmë dhe kujtojmë të gjithë ato gra dhe burra që kanë dhënë jetën duke shërbyer në Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, të gjithë ata që i shërbejnë paqes kudo në botë.
Jemi krenarë që jemi rreshtuar në rreshtin e ushtrive të udhëhequr nga ta. Përjetë mirënjohës për kontributin e tyre të pashembullt në ditët tona më të vështira. Ne mbetemi përherë miqtë më të përbetuar të Amerikës.