Finlandezët ishin në dijeni se iranianët do të sulmojnë bazat?

Periskopi.com Lajme

Ushtria finlandeze njoftoi sot se kishte marrë paralajmërim paraprak se një sulm raketor iranian mbi bazat me trupat amerikane në Irak.

Ushtria finlandeze nuk dha detaje për këtë, raporton gazeta finlandeze Ilta-Sanomat.

Ushtarët finlandezë në bazën Irbil, e cila ishte cak i sulmit, ishin vendosur në strehimore dhe nuk u lënduan.

Dronët, avionët e lazerat: 16 foto që tregojnë fuqinë vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane

Periskopi.com Lajme

SHBA është një superfuqi ushtarake botërore dhe këtë e ka treguar në çdo kohë.

Konflikti me Iranin ka detyruar Donald Trump që të tregojë “muskujt” e shtetit të tij

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka dronët më të fuqishëm në botë.

Në vend që të rrezikojnë jetën në fushën e betejës, forcat amerikane mund të luftojnë në distancë me këto sistemet e reja.

Ndonëse fillimisht konsiderohej si një modë që shpejt do të kalonte, 15 vitet e fundit kanë treguar se avionët pa pilot kanë ndryshuar plotësisht mënyrën se si zhvillohen luftërat.

Së fundmi SHBA ka nisur testimin e një lazeri shumë të fuqishëm, i cili mund të sjellë revolucion në sistemin ushtarak.

Me gati 3 milionë anëtarë të shërbimit, 4,800 njësi mbrojtëse në shtatë kontinente dhe një buxhet vjetor prej më shumë se 700 miliardë dollarë, ushtria amerikane konsiderohet si forca kryesore luftarake në botë.

Refugjati nga Prishtina arrin të bëhet pjesë e ushtrisë amerikane

Periskopi.com Lajme

Periudha e luftës në Kosovë, ashtu sikurse për të gjithë shqiptarët, e vështirë ka qenë edhe për Arbnor Shalën, nga fshati Shkabaj i Prishtinës.

Në moshën 5-vjeçare, Arbnori së bashku me familjen, nga kampi i refugjatëve në Maqedoni, vendoset në Amerikë, raporton KTV.

Ani pse e la vendin në luftë, ai kurrë nuk e harroi atë.

Kështu, ai vazhdoi studimet në Amerikë, për t’i realizuar qëllimet jetësore.

Shala ka përfunduar Fakultetin e Kriminalistikës, për t’u bërë pastaj pjesë e Ushtrisë Amerikane për Mbrojtjen e Ujërave.

Ai arriti të bëhet pjesë e kësaj force si shqiptar i vetëm, në mesin e 41 mijë ushtarëve të tjerë.

Në kohën sa po avancohej në këtë fushë, Shala ka kaluar nëpër shumë vështirësi.

Ndër to është edhe aksioni për kapjen e një nëndetëseje të huaj, që përmes ujit po transportonte në mënyrë ilegale mbi 7 mijë kg kokainë, në vlerë të 569 milionë dollarëve.

Gjithë këtë, ai po e bën që ta falënderojë Amerikën për kontributin që ka dhënë kjo e fundit gjatë luftës në Kosovë.

Arbnori tregon se në kohën kur ka diplomuar, ka biseduar me komandantin e Ushtrisë për Mbrojtjen e Ujërave, i njëjti që për 6 muaj pati shërbyer gjatë luftës në Kosovë.

Kjo kërkesë e tij, drejtuar komandantit, ishte mburrje për të dhe familjen e tij.

Në këtë mënyrë, ai arriti ta përmendte Kosovën para ushtrisë, e po ashtu të dëshmonte që populli kosovar është përherë falënderues ndaj Amerikës.

25-vjeçari, që së shpejti do të ngrihet në shkallën e 5-të të ushtrisë, synon që në të ardhmen të bëhet epror në kuadër të kësaj ushtrie.

SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Lindje të Mesme për shkak të sulmit në Gjirin e Omanit

Periskopi.com Lajme

Ushtria amerikane do të dërgojë një shtesë prej 1.000 trupash në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet janë duke u ngritur me Iranin.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, tha se vendosja ishte në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “sjellje armiqësore” nga forcat iraniane.

Ushtria amerikane gjithashtu ndan imazhet e reja që ajo thotë se lidh Iranin me sulmet e fundit të tankerëve të naftës në Gjirin e Omanit.

Irani njoftoi të hënën se nuk do të ishte në përputhje me pjesën e marrëveshjes së vitit 2015 për frenimin e ambicieve të saj bërthamore.
Irani tha se do të tejkalojë kufirin për prodhimin e uraniumit të pasuruar duke katërfishuar prodhimin deri më 27 qershor, raporton BBC.

Shpërndarja e trupave amerikane në Lindjen e Mesme u njoftua nga z. Shanahan të hënën vonë.

Në deklaratën e tij, ai tha se “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin” por veprimi është marrë për të “sigurinë dhe mirëqenien e personelit tonë ushtarak që punon në të gjithë rajonin për të mbrojtur interesat tona kombëtare”.

Ushtria e SHBA’së feston 244 vjetorin e themelimit, lëshon këtë video mahnitëse

Periskopi.com Lajme

Ushtria më e fuqishme në botë shënon 244 vjetorin e themelimit. Ushtria e vendit mik të Kosovës ka një histori të gjatë.

Ajo ka luajtur një rol diçiziv në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA shpenzon shumë në ushtrinë e saj. Ajo tërë kohën mundohet që të avancojë të gjithë sektorët e ushtrisë në mënyrë që të ketë tërë kohën primatin e fuqisë në glob.

Sot ajo ka një personel aktiv prej 1 milion e 358 mijë e 193 personave. Ndërsa personel rezervë ka 811 mijë persona.

Ushtria amerikane deklarohet për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Sean Robertson, ka thënë se asetet amerikane janë përdorur për ta mbështetur operacionin e kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

“Asetet e Shteteve të Bashkuara janë përdorur për ta mbështetur operacionin e kthimit të 110 kosovarëve nga Siria. Shtetet e Bashkuara në asnjë moment nuk e kanë marrë përgjegjësinë për të ndaluarit e dyshuar si luftëtarë të huaj terroristë”, tha Robertson, duke refuzuar të japë hollësi të tjera për arsye sigurie.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri nga viti 2012 dhe 70 burra që luftuan si pjesëtarë e grupeve terroriste janë vrarë.

Autoritetet kosovare njoftuan se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë prej të cilëve nuk e kanë njërin prind.

Katër luftëtarët u arrestuan menjëherë dhe prokuroi i shtetit njoftoi se ndaj tyre do të ngrihen aktakuza brenda një kohe të shkurtër.

Policia e Kosovës tha se 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe tetë fëmijë ende mbesin në zonën e konfliktit. “Nuk do të ndalemi derisa ta kthejmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës në vendin e tij dhe çdokush që ka kryer ndonjë krim ose që ka qenë pjesë e këtyre organizatave terroriste do të përballet me drejtësinë”, tha ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri.

Agjencitë lokale dhe ndërkombëtare të sigurisë kishin paralajmëruar më parë për rrezikun që përbën kthimi i luftëtarëve në atdheun e tyre. Në vitin 2015, Kosova e miratoi ligjin që e bëri pjesëmarrjen në konflikte të huaja vepër të dënueshme me burgim maksimal prej 15 vjetësh.

Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar pozitivisht kthimin e kosovarëve nga Siria dhe kanë bërë thirrje që edhe shtetet tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ushtria amerikane sulmon bazën e ushtrisë siriane

Periskopi.com Lajme

Mediet shtetërore të Sirisë, të cilat e kanë cituar një burim ushtarak, kanë njoftuar se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka sulmuar me aeroplanë luftarakë një bazë të ushtrisë siriane, duke shkaktuar lëndim të trupave dhe dëme materiale.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga amerikanët, të cilët po luftojnë në zonën e fundit të ISIS-it, ka thënë se aleatët janë sulmuar paraprakisht dhe thjesht e kanë ushtruar të drejtën e tyre për t’u vetëmbrotjur. Ai ka shtuar se ky incident është duke u hetuar.

Raportohet se dy ushtarë kanë mbetur të lënduar nga ky sulm. Koalicioni i forcave amerikane dhe aleatëve tjerë është duke i mbështetur Forcat Demokratike të Sirisë, të cilat janë të përbëra nga disa grupe dhe të cilat udhëhiqen nga kurdët.

Shteti Islamik tashmë i ka nën kontroll vetëm disa fshatra të Sirisë pasi e ka humbur shumicën e territorit gjatë vitit 2017 nga dy ushtritë rivale, Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, dhe ushtria siriane, e mbështetur nga forcat ruse.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur kontakte ushtarake me qëllim të shmangies së konflikteve të paplanifikuara mes dy ushtrive që luftojnë kundër Shtetit Islamik. Megjithatë, disa përleshje kanë ndodhur në të kaluarën, shkruan “Reuters”.

Transgjinorët nuk do të lejohen të jenë pjesë e Ushtrisë Amerikane

Periskopi.com Lajme

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lejuar presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij të ndalimit të transgjinorëve nga shërbimi ushtarak.

Gjykata votoi me 5 vota pro dhe 4 kundër, për t’i dhënë “dritën jeshile” kërkesës së administratës “Trump” që të hiqte urdhrat bllokues ndaj politikës së tij teksa sfidat ligjore vijojnë në gjykatat më të ulëta.

Të katër gjykatësit liberalë të Supremes votuan kundër në këtë vendim, por shumica konservatore triumfoi. Politika në fjalë e shefit të Shtëpisë së Bardhë ndalon “personat transgjinorë, që kërkojnë apo i janë nënshtruar ndryshimit të gjinisë” nga të shërbyerit në ushtri.

Presidenti e njoftoi në Tëitter gjatë vitit 2017, faktin që vendi i drejtuar prej tij “nuk do të pranojë apo lejojë më” amerikanët transgjinorë që të shërbejnë në ushtri, duke cituar “kostot e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjen” si arsye.

Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis e ripërkufizoi politikën duke e limituar atë vetëm për individët transgjinorë me një histori disforie (parehatie) gjinore, apo kur seksi biologjik i individit dhe identiteti nuk përputheshin. Ai tha se politika e re do të bënte përjashtime për disa qindra persona transgjinorë, të cilët ose shërbejnë aktualisht, ose dëshirojnë të shërbejnë “në seksin e tyre biologjik”.

Aktualisht numërohen rreth 8.980 trupa transgjinorë në detyrë, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, të analizuara nga një organizatë jofitimprurëse e politikave publike, “Palm Center”. /Periskopi

Ushtria amerikane bën gabim të tmerrshëm, kërkon falje për postimin

Periskopi.com Lajme

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut.

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.

Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur “shije të dobët” dhe e ka zëvendësuar me kërkimfalje.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve”, tha Komanda Strategjike.

Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri.

Tradita ka nisur qysh në vitin 1907./rel/

 

Senatori Republikan thotë se do të kërkojë nga Trump të rishqyrtojë tërheqjen e ushtarëve nga Siria

Periskopi.com Lajme

Senatori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Lindsey Graham, deklaroi se largimi i të gjitha forcave amerikane nga Siria do të dëmtonte sigurinë e SHBA-së duke lejuar Shtetin Islamik të rindërtohet, duke tradhtuar luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-të, duke u ndeshur me mbetjet e grupit militant, i njohur edhe si ISIS dhe duke rritur aftësinë e Iranit për të kërcënuar Izraelin.

Republikani i Karolinës së Jugut tha se do t’i kërkonte Trumpit ‘që të ulet me gjeneralët e tij dhe të rishikonte se si ta bënte këtë”, transmeton Klan Kosova.

“Ngadalësoni këtë. Sigurohuni që të kemi të drejtë. Sigurohuni që ISIS të mos kthehet kurrë. Mos e ktheni Sirinë tek iranianët “, deklaroi Graham para medieve. /Periskopi

Macron i zemëruar me amerikaët për tërheqjen e trupave nga Siria

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmaneul Macron ka thënë se i vjen thellësisht keq ndaj vendimit të fundit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria.

Macron, gjatë një konference për media në Çad tha se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”.

“Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, shtoi ai.

Më 22 dhjetor, Trump mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai tha se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri.

Më 20 dhjetor, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqje pas vendimit të Trumpit. Dy ditë më vonë, i dërguari i SHBA-së në koalicionin global në luftën kundër IS-it, Brett McGruk po ashtu dha dorëheqje për shkak të vendimit për tërheqjen e trupave amerikane.

Edhe shumë liderë të tjerë ushtarakë po ashtu kanë thënë se tërheqja e SHBA-së paraqet tradhti ndaj aleancës siriano-arabe dhe aleancës kurde, të cilat koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, i ka mbështetur në luftën kundër IS-it. Ndërkaq, Turqia ka kërcënuar se do të hyjë në zonat e kontrolluara nga grupet kurde, duke thënë se ata kanë lidhje me separatistët kurdë në Turqi, përcjell REL.

Aleatët e NATO-s, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndryshimin drastik të kursit të SHBA-së në luftën kundër IS-it, grup i cili është larguar nga shumica e territorit sirian, por vazhdon të ketë një prezencë të vogël në disa pjesë të Sirisë.

SHBA-të i hapin rrugë Turqisë, tërheqin trupat nga Siria

Periskopi.com Lajme

Shtëpia e Bardhë konfirmoi këtë të mërkurë nisjen e tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, vetëm pak pasi presidenti Donald Trump deklaroi se grupi i Shtetit Islamik ishte “mposhtur” atje. Sekretarja për shtypin, Sarah Sanders tha se trupat amerikane e kanë nisur tashmë kthimin në shtëpi. Rreth 2.000 trupa ndihmuan të rimarrjen e një pjese të konsiderueshme të verilindjes së Sirisë nga Shteti Islamik, e megjithatë, disa “xhepa” luftëtarësh mbeten ende në terren.

Vendimi i Trumpit duket se vjen në kontradiktë me atë çfarë dëshironin zyrtarë të mbrojtjes, pikërisht ruajtjen e pranisë amerikane atje për të garantuar mosshfaqjen e sërishme të ISIS-it. Frika ekziston gjithashtu se me këtë veprim, ndikimi në Siri apo më gjerë në rajon do të shkojë në favor të Rusisë dhe Iranit.

Përmes deklaratës së saj, Sanders tha se “kemi nisur rikthimin e trupave të Shteteve të Bashkuara në shtëpi, ndërsa aktualisht jemi në periudhën e tranzicionit drejt fazës tjetër të kësaj fushate”.

Ajo nuk dha detaje të kësaj fushate, por tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët “qëndrojnë të gatshëm të rikthehen në çfarëdolloj niveli për të mbrojtur interesat amerikane kudo që të jetë e nevojshme, e do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për t’iu mohuar terroristëve të radikalizuar islamikë më shumë territor, financim, mbështetje apo çfarëdolloj mënyre që të infiltrohen në kufijtë tanë”.

Pentagoni ka refuzuar deri më tani të komentojë, ndërsa senatori republikan Lindsey Graham, anëtar i Komitetit për Forcat e Armatosura, e quajti këtë “një gabim të madh të ngjashëm me ato të Obamës”.

Vetëm pak ditë më parë, Brett McGurk, i dërguari special presidencial për koalicionin global që luftoi ISIS-in, sugjeroi që trupat amerikanë të mos tërhiqeshin.

“Askush nuk po thotë se luftëtarët e ISIS-it do të zhduken, askush nuk mund të jetë kaq naiv. Ndaj, ne duam të qëndrojmë në terren dhe të garantojmë se stabiliteti duhet ruajtur në këto zona”, tha ai. Por, presidenti Trump kishte premtuar më herët këtë vit se trupat amerikanë do të linin Sirinë “shumë shpejt.

Konfirmimi për tërheqjen vjen pasi Turqia tha se po përgatitej për të nisur një operacion kundër milicive kurde të mbështetura nga SHBA në Sirinë veriore, gjë që rrezikon konfrontimin me Shtetet e Bashkuara.

Armët amerikane që trondisin botën: Pushka e fundit ka fuqinë e një tanku

Periskopi.com Lajme

Ushtria amerikane do të fillojë të përdorë pushkë të reja të sulmit, të cilët thuhet se kanë fuqinë e goditjes sa një tanke.

Një formacion i Skuadrave “Next Generation Squaq” pritet të jetë në duart e trupave amerikane nga vitin 2022, shkruan The Military Times, transmeton Indeksonline.

Pushka 6.8 mm jo vetëm që ka fuqi tepër të madhe, por gjithashtu ka saktësi të përmirësuar nga distancat e mëdha. Po ashtu përshtat në të gjitha kushtet e motit dhe terrenit.

Zyrtarët e ushtrisë janë aq të kënaqur me rezultatin se ata thonë se “këto pushkë janë më të mirat nga çdo armë që ka ekzistuar deri më sot në tokë”.

“Kjo është një armë që mund të mposhtë cdo forcë të blinduar të trupit, pra çdo forcë të blinduar të trupit që mund të ketë në të ardhmen”, ka thënë shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral MarkMilley.

 

Rrëzohet avioni i parë në histori me vlerë 100 milionë dollarë

Periskopi.com Lajme

Ushtria amerikane ka pësuar humbjen e parë në avionët e saj F-35, ku një prej tyre është rrëzuar në Karolinën e Jugut, tha trupat detare.

Ndërkohë, piloti arriti të dalë me parashutë para se avioni të rrëzohet, duke shpëtuar. Autoritetet bën të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbulimin e shkakut të rrëzimit të avionit.

F-35 janë avionët më të shtrenjtë luftarakë. Shitjet globale janë parashikuar në më shumë se 3 mijë avionë. Ky program ka marrë kritika të shumta si për koston e tij, ashtu edhe për efektivitetin në luftime. Avioni i përfshirë në incident kap një vlerë prej 100 milionë dollarë.

Metoda sekrete e ushtrisë amerikane që të vendos në gjumë për 2 minuta

Periskopi.com Fun

Ushtria amerikane përdor një metodë që të vendos në gjumë për dy minuta. Këtë metodë e aplikon për ushtarët që kanë probleme me gjumin. Ky “sekret” është publikuar në një libër të titulluar “Relax and Win: Championship Performance”.

Lexuesit kanë mundësinë që të marrin këshilla se si të rregullojnë problemet që kanë me gjumin. Metoda që përdor ushtria ka një normë suksesi prej 96% pas 6 javë praktike. Dhe kjo realizohet përmes dy proceseve të ndryshme.

E para, duhet të qetësoni mendjen tuaj dhe të mos mendoni asgjë. Që kjo të arrihet duhet rreth 1 minutë e gjysmë. Ky minutazh nuk përfshihet në 2 minutat e vendosjes në gjumë.

Procesi i dytë përfshin 4 pika.

1-Qetësoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt përreth syve.

2-Shtendosni supet, ulini poshtë dhe pastaj rrotullohuni sa nga ana e majtë dhe pastaj djathtas.

3-Qetësoni gjoksin, nxirrni frymën.

4-Relaksoni këmbët, fillimisht pjesën e kofshëve.

Më pas, mendoni një nga këto tre iluzione:

1-Sikur jeni të shtrirë në një kanoe mbi liqen dhe s’ka asgjë tjetër veçse qiellit blu mbi ju.

2-Sikur po qëndroni shtrirë në një krevat ngjyrë kafe në një dhomë katrore.

3-Ose për 10 sekonda mund të përsërisni me vete “mos mendo”, “mos mendo”, “mos mendo”.

Kjo metodë do të fillojë të funksionojnë pas 6 javësh praktikë.

Ushtarët amerikanë stërviten në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Pjesëtarë të ushtrisë amerikane po marrin pjesë në një stërvitje në poligonin ushtarak Krivollak në Maqedoninë qendrore. Ata janë anëtarë të forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe nga baza të tjera në Evropë.

Autoritetet maqedonase thonë se po u ofrojnë aleatëve të Natos kushte për trajnime të forcave tokësore dhe ajrore.

Ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se anëtarësimi i Maqedonisë në Nato paraqet një mundësi për një rajon të sigurt dhe paqe për qytetarët. Ajo tha se Maqedonia ka vuajtur mjaft nga konfliktet dhe se anëtarësimi në Nato do t’i jepte fund këtyre problemeve.

“Angazhohemi që i gjithë Ballkani të jetë një rajon i qëndrueshëm dhe para së gjithash angazhohemi që vendi ynë dhe qytetarët tanë të jenë të sigurt”, tha Sheqerinska duke iu përgjiigjur pyetjeve në lidhje me sfidat e mundshme në rajon në kohën që po zhvillohen debate për ndryshim ose korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton zeriamerikes.

Ministrja maqedonase pret që qytetarët e Maqedonisë t’i japin mbështetje të fortë anëtarësimit në NATO dhe në BE në referendumin e pritshëm në fund të shtatorit.

Edhe zëvendës-ambasadorja amerikane në Maqedoni, Micaela Schweitzer-Bluhm thekson se qëndrueshmëria dhe siguria prodhojnë mirëqenie dhe se mekanizmi i NATO-s më së miri e siguron qëndrueshmërinë.

“Mirëqenia e garanton zhvillimin. Vlerësoj se Maqedonia do të jetë anëtare e ardhshme e NATO-s dhe për këtë e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zonja Schweitzer-Bluhm.

“Partneriteti midis Maqedonisë dhe Natos do të jetë edhe më i fortë atëherë kur Maqedonia të bëhet anëtare e Natos. Shtetet e Bashkura dëshirojnë të shohin Maqedoninë të plotësojë kushtet për anëtarësim në Aleancë dhe ne inkurajojmë qytetarët e Maqedonisë që të bëhen pjesë e këtij procesi”, theksoi ajo.

Sipas autoriteteve në Shkup, ekonomia lokale ka përfituar 4-5 milionë dollarë vetëm nga shpenzimet dhe prania e forcave të shtuara ushtarake të vendeve të NATO-s.