Gent Cakaj takohet në Uashington me përfaqësuesin e lartë të USAID, Brock Bierman

Periskopi.com Lajme

Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë shqiptare Gent Cakaj ka takuar sot në Washington përfaqësuesin e lartë të USAID për Europën dhe Euroazinë, Brock Bierman.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e USAID-it, në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar në Durrës dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë Covid-19, por edhe për të mbyllur çështjet e fundit para ngritjes së Akademisë së Transparencës.