Abdixhiku për ofertën e VV’së: Edhe sikur ta pranonte ekipi i LDK’së, unë do ta kundërshtoja me çka të mundja

Periskopi.com Lajme

Lumir Abdixhiku nga LDK ka thënë se oferta e fundit e VV’së që të ngritet numri i ministrive në 14, është i papranueshëm, transmeton Periskopi.

Abdixhiku deklaron se edhe nëse ekipi negociator i LDK’së do ta pranonte këtë ofertë, ai vetë do ta kundërshtonte kategorikisht.

‘Ofertën e fundit të Vetëvendosjes  edhe po ta pranonte ekipi negociator i LDK’së, do ta kundërshtoja me cka të mundja. Me miligram nuk bëhet marrëveshja. Kemi tema më të ndijshme Kështu do të na duhej 6 muaj të thirrnim një mbledhje të Qeverisë’’, ka thënë ai në Debat Plus.

Tutje ai u pyet edhe për habinë e VV’së rreth marrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

‘’S’ka befasi sepse Konjufca nuk ishte pjesë e takimeve. Nëse ti pajtohesh që unë të zgjedh i pari, cka qenka befasi këtu se cilën ministri e zgjedh. Për besim, Ku ishit qe dy vjet  e dy muaj që e bënim programin bashkë. Besoj që kjo ishte kalim në fushatë’’/PERISKOPI/

 

 

 

 

Vjosa Osmani: Nuk e di vendin tim në Qeverinë Kurti

Periskopi.com Lajme

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ende nuk ka marrë vendim se cilën pozitë do ta pranojë, pasi të lidhin koalicion me Vetëvendosjen, transmeton Periskopi.

Osmani sonte në Pressing ka ironizuar me VV’në se ‘’s’ka lëbë pozitë pa pa e përmend’ për të.

‘’Nuk e kam marrë këtë vendim. S’mundem me kundërshtu njëherë. Ata në disa intervista kanë insitu dhe për ministre të jashtme. Nuk kanë lënë pozitë pa përmend. Pavarësisht kësaj, më duhet me mendu si mund të ndihmoj vendin tim në radhë të parë, pastaj koalicionit dhe përfaësimit sa më të mirë të LDK’së’’, ka thënë Osmani.

Tutje për pozitën e presidentit, Osmani ka theksuar se me VV’në lehtë do të merren vesh që presidenti t’i takojë LDK’së./PERISKOPI/