Raportohen dy vajza të humbura

Periskopi.com Lajme

Në raportin e së martës dërguar nga Policia e Kosovës raportohet për dy vajza të cilat kanë dal nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan ku sipas Policisë babai ka raportuar se vajza e tij ka dal nga shtëpia nga 10 nëntori  dhe ende nuk është kthyer.

Ndërsa rasti tjetër sipas Policisë ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut ku po ashtu babai ka informuar se e bija e tij është larguar nga shtëpia në tetor dhe nuk është kthyer më. Policia po merret me hetimin e këtyre dy rasteve.