Avokati Halilaj: 16-vjeçarja nga Drenasi asnjëherë nuk u ankua për mua, e kërcënuan

Periskopi.com Lajme

Avokati Gazmend Halilaj ishte i pari që denoncoi rastin për abuzimin seksual të së miturës nga Drenasi. Por, ai tani është në mesin e gjashtë personave që Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka ngritur aktakuzë.

I njëjti në T7, ku dhe ka mohuar se është i përfshirë në veprat për të cilat po akuzohet.

Sipas tij, vajza në fjalë asnjëherë nuk është ankuar për të.

‘Sot e kësaj dite ajo vajzë asnjëherë nuk është anku në mu. Nuk ka asnjë element të veprës penale. Po të kisha abuzu me atë vajzë, kush është ai njeri të kërkojë ndihmë te abuzuesi’, ka thënë Halilaj.

Halilaj, tutje thotë se vajza është kanosur disa herë, me kërcënimin se nëse ‘nuk flet për avokatin të dërgojmë në burg’.

‘Ajo vajzë ka qenë e frikësuar kur ka ardhë te unë, qysh e frikësova unë, boll ka qenë e shkreta, unë e trimërova. Vetë vajza nuk është ra ndikim, e kanë kanosë disa herë që nëse nuk flet për avokatin të qojmë në burg’, ka thënë ai.

Ndryshe, Halilaj po akuzohet për dy vepra, “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

 

Hoti: A e gjykoi Albin Kurti mikun e Vladimir Putinit të pavarur prej fjalës së vet ‘lavdi Rusisë’

Periskopi.com Lajme

Vajza e Ukshin Hotit, Erleta Hoti përmes një postimi në facebook ia kujtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit shkrimin që e kishte bërë në lidhje me fituesin e Nobelit, Peter Handke, duke e pyetur nëse fjalët e njëjta edhe për aktorin francez të cilin e takoi në Tiranë, Kurti së bashku me Edi Ramën.

“Albin Kurti & Gerard Depardie…The per fituesin e Nobel: shkrimtarin nuk mund ta gjykojme asesi si te pavarur prej fjales se vet. Po per aktorin francezo rus qe i ike taksave shteterore a vlen kjo?”, shkruan Hoti, përcjellë Periskopi.

Ajo ka veçuar edhe disa nga deklaratat e aktorit Gerard Depardie të publikuara në prill të vitit 2013.

“Ja nga disa deklaratat e aktorit Gerard Depardie ne prill te vitit 2013, publikuar ne gazeten frenge “Le Monde”, qe zgjoi kritika edhe nga aktivistet politik rus: “Rusia eshte demokraci e madherishme dhe nuk eshte vend ku kryeministri e quan nje qytetar patetik”. Referuar kryeminisrit te asokohshem francez Ayrault, qe e ka cilesuar aktorin se eshte pjese e luftes rreth ngritjes se taksave. “E dua presidentin rus Vladimir Putin dhe njendjat jane reciproke, lavdi Rusise”. Kurse per Francen thote se “nuk ka shprehje te lire te shtypit”… Mos rrafsh n’kurth te Edi Rames. Shendet!”, shkruan Hoti. /Periskopi

 

Granit Xhaka poston fotografi me vajzën e tij

Periskopi.com Showbiz

Granit Xhaka është bërë për herë të parë baba dhe tani ka publikuar për herë të parë foto me vajzën e tij.

Ka ardhur në jetë fëmija i futbollistit të Arsenal dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.

Xhaka tani ka publikuar edhe fotografinë e parë duke e mbajtur vajzën e tij në krah, dhe ka shkaur emrin e saj: “Ayana”, duke ia bashkangjitur emojin e zemrës.

Graniti dhe Leonita njihen si një nga çiftet që shumë shpesh e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në çdo rast që munden, ndërsa tani me lindjen e vajzës postimet sigurisht se do të shpeshtohen.

Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i klubit anglez në të cilin ai luan tash e sa vite, Arsenal.

View this post on Instagram

AYANA❤️ @leonita.x

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Ja si po e përjeton vajza e Astrit Deharit humbjen e babait, flet nëna e Astritit

Periskopi.com Lajme

Nëna e Astrit Deharit, zonja Xhemile flet për atë se si po i përjeton lajmet e fundit për humbjen e jetës së Astritit, vajza e tij Arsa, e cila ka lindur pas vdekjes së babait.

Ajo thotë se vajza dy vjeçare ka filluar të kuptojë mungesën e babait.

“Vajza ditëve të fundit është më agresive. Po mundohet me nda me neve mërzinë dhe dhimbjen. E di që s’e ka babën. Shkon e viziton te varrezat. E di që aty e ka babën, por ende nuk e kupton se çka ka ndodhur”, tha në intervistën për gazetën LAJM, Xhemile Dehari, nëna e Astritit.

Vajza e mbetur në Siri, të afërmit në Kosovë urojnë që të bjerë në duart e turqve dhe të kthehet

Periskopi.com Lajme

Më shumë se sa për t’ju bashkuar njeriut të jetës, ajo iku nga gjykimet e paragjykimet e prindërve, vëllezërve e shoqërisë për zgjedhjen e bashkëshortit që të jetë pjesë e organizatës terroriste.

Një vit pas qëndrimit në Siri, i shoqi i saj humbi jetën në betejë.
Megjithëkëtë kjo nuk i mjaftoi që t’i kthehej familjes, pavarësisht lutjeve të së motrës.

Më e lehtë për të ishte përballja me luftën se sa fjalët e familjarëve.
Gjatë ikjes ajo u plagos me dy plumba në trup, plagët e së cilës nuk ju trajtuan për tre muaj nga ushtria kurde e cila i mbajti të arrestuar.

Ajo sot është përjashtuar nga familja, e e motra tregon se për të flet vetëm me të ëmën.

Ajo arrin t’ju shkruaj shumë rrallë përmes telefonave të grave siriane, e për herë të fundit u është lajmëruar me 12 tetor kur edhe ka shprehur vullnetin të largohet pas tensionimit të situatës si pasojë e sulmeve turke.

Tash ajo pret që e motra e saj, të bie në duart e ushtrisë turke dhe të kthehet në vendlindje.

Rrëfimi për fëmijët shqiptar në Siri: Vajza kërkon ndihmë, ata po rrezikohen

Periskopi.com Lajme

Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra arabë Sara dhe Tahla.

“Ju lutem, kam 6 vite që lutem… janë fëmijë që nuk kanë asnjë faj”, shprehet nëna, mide Dumani.

E larg Shqipërisë, vajza i kërkon nënës vetëm të bashkohet me familjen. Besimi se kjo do të ndodh është kthimi në atdhe i kosovarëve në shkurt të këtij viti, siç dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel.

“Veç duam të vijmë atje. Nuk kemi nevojë për asgjë. Veç të vijmë atje”.

“Ti më the mua që do ju heqin të gjithëve bashkë, kur e morëm vesh ne ata thanë veç Kosova. Ndoshta dhe neve vijnë na marrin sot… Nuk dimë gjë”.

Ndërsa mesazhi i fundit që 14 vjeçarja ka dërguar ishte mbrëmjen e kësaj të hëne, ku paralajmëron rrezikun që e pret nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde.

Ishte Shkëlzen Dumani që në 2014 rrëmbeu në atë kohë djalin e tij 5 vjeçar dhe vajzën 8 vjeçare pa dijeninë e bashkëshortes, Mides.

“Motra ska qenë në dijeni as ne s’kemi qenë. Ka thënë që do shkoj me disa vëllezër të tjerë mysliman që do jenë pa gratë e tyre dhe kështu nuk është nevoja të vish dhe ti. Arriti dhe te noteri të marr një deklaratë që motra jep pëlqimin për të lëvizur jashtë Shqipërisë bashkangjitur me një kontratë të shitjes së shtëpisë e ka përdorur deklaratën për të kaluar në Rinas”, thotë Agim Ndregjonaj.

Qasjen ndaj ISIS , mendohet nga familjarët, se Shkëlzeni e ka fituar në Arabinë Saudite, ku sipas tij punoi si hidraulik për 2 vite.

“Pas kthimit filloi predikimet fetare. Sjellja më e çuditshme filloi duke lënë mjekër duke veshur pantallona më të shkurtra por ama me motrën s’kishte sjellje problematike”, shton Ndregjonaj.

E pak muaj pas arritjes në Siri, Shkëlzeni humbi jetën në luftën krah grupit militant të shtetit islamik . Por para kësaj ngjarje pranë tij kishte mbërritur e ëma, gjyshja e fëmijëve Medije Dumani që sot kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në kampin Al Hol ku gjenden një grup shqiptarësh.

“T’kini durim ju edhe ne se kemi ndenjur 6 vjet këtu në luftë e tani jemi më mirë, mos kini merak. Kur t’ikin gjithë shqiptarët e ne bashkë me ta . ju a mundeni të lidheni me shtetin , shteti ka dorë në këtë mes vetëm me tam und të dalim”.

Por pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga familjarët që gjenden në Shqipëri, fëmijët rezultojnë ende të humbur sipas Interpolit dhe shteti shqiptar vazhdon të thotë prej 6 vitesh se po punohet në kthimin e sigurtë të fëmijëve në vendlindje. /TCH/

Udhëtoi 564 kilometra për të takuar vajzën e mitur, ja çka i ndodhi pedofilit

Periskopi.com Fun

Një pedofil kaloi mbi shtatë ditë duke ecur rreth 564 kilometra në mënyrë që të mund të bënte seks me një fëmijë që ai mendoi se e takoi në Facebook.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tommy Lee Jenkins, 32 vjeç, thuhet se kaloi 180 orë (gati shtatë ditë e gjysmë) duke marshuar nga Whitestown, Indiana, në Neenah, Wisconsin, me shpresën për të abuzuar me një vajzë të quajtur Kylee.

Kërkimi i tij filloi pasi ai mori një kërkesë në Facebook nga viktima e tij e synuar dhe e pranoi atë, thotë policia.

Jenkins shpejt filloi të flasë në mënyrë të qartë për seksin me vajzën e re, duke i kërkuar edhe fotografi nudo.

Në fillim të këtij muaji, Jenkins e pyeti Kylee nëse dëshiron që ai shkonte për ta vizituar atë.

Por fati i pedofilit të dyshuar ndërroi kur arriti atje dhe zbuloi se ai kishte qenë viktimë e një goditjeje të fshehtë të zbatimit të ligjit.

Jenkins kishte folur në të vërtetë me një zyrtar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Winnebago, i cili ishte duke punuar me Krimet e Internetit në një Task Force për Fëmijët.

I dyshuari u arrestua sapo u nis nga autobusi, dhe u akuzua për përdorimin e një kompjuteri në përpjekje për të bindur, nxitur ose tërhequr personin e mitur për t’u përfshirë në veprimtari seksuale të kundërligjshme.

Ai përballet me 10 vjet burgim nëse dënohet.

Prokurori Matthew D Krueger tha: Kombi ynë përballet me një epidemi të abuzimit seksual të fëmijëve, me internetin duke e bërë shumë të lehtë për grabitqarët të komunikojnë me fëmijët në të gjithë vendin. Departamenti i Drejtësisë është i përkushtuar të punojë me agjencitë federale, shtetërore dhe vendore për zbatimin e ligjit për të ndjekur në mënyrë agresive abuzimin seksual të fëmijëve.

 

Zhduket një vajzë e mitur nga Prishtina

Periskopi.com Lajme

Një vajzë nga Prishtina është raportuar e zhdukur.

Të martën rreth orës 17:30 një grua në Prishtinë, ka njoftuar policinë se motra e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Berisha: VV i ka pesë vetë, Albinin, Glaukun dhe atë çikën që pisket

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Bekë Berishaka thënë se Vetëvendosje i ka vetëm pesë vetëm pesë vetë që munden të bëjnë dicka, Albin Kurtin, Glauk Konjucën, Albulena Haxhiun, të cilës iu referiu se ‘ajo çika që pisket’.

“Vetëvendosje i ka veç pesë njerëz që mujnë me bo dicka, Albinin, Glaukun edhe këtë qikën që pisket, Albulena Haxhiun”, është shprehur Berisha.

Ai gjithashtu kur foli për Vetëvendosjen, i përmendi edhe Talebanët.

“Edhe Talebanët janë të zot me prish sistemin, i kanë bërë disa banka pa kamata por megjithatë kanë ikë në mal”, ka thënë Beka në Pressing të T7.

 

Këtë domethënie e ka emri i vajzës së Granitit dhe Leonitës

Periskopi.com Showbiz

Ditën e djeshme Leonita dhe Granit Xhaka u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së çiftit.

Fillimisht, dyshja e njohur u mjaftuan me një postim ku zbuluan për publikun vetëm gjininë e bebes.

Tek sot, Leonita zbuloi edhe emrin e veçantë të vajzës të cilën e kanë quajtur Ayana, transmeton prive.

Por cila është domethënia e këtij emri aspak të rëndomtë?

Ayana është një emër indirekt Kur’anor për vajzat që nënkupton një vajzë e cila ka sy të mëdhenj dhe që është e mprehtë. Rrjedh nga rrënja (sytë) AIN-Y-N, e cila përdoret në shumë vende në Kur’an.

Ndërkohë, në kulturën etiopiane, i njëjti emër nënkupton një ‘lule të bukur’.

Një ditë pas lindjes, Ariana poston foton e parë me të bijën

Periskopi.com Showbiz

Ariana Fejzullahu ka postuar foton e parë pasi solli në jetë Anën.

Ariana dhe Ermali janë bërë sërish prindër të një vajze.

Vetë Ermali ka lajmëruar me anë të një postimi, se Ana ka ardhë në jetë, duke postuar një foto të të gjithë fëmijëve të tyre.

E pas Ermalit, edhe Ariana ka bërë postimin e parë.

Ajo shihet pranë vajzës, në dhomën e spitalit ku ka bërë lindjen, duke falënderuar spitalin dhe duke lajmëruar se ka ardhë në jetë edhe një ‘dritë e syve të saj’, duke iu referuar Anës.

Tani çifti janë prindër të katër fëmijëve, tri vajza dhe një djalë.

 

 

Njihuni me vajzën që nxjerr kristale në vend të lotëve (Video)

Periskopi.com Lajme

Një vajzë armene, sytë e së cilës nxjerrin kristale në vend të lotëve, i ka lënë mjekët të habitur nga gjendja e saj e çuditshme dhe e dhimbshme.

22-vjeçarja, Satenik Karazian, filloi të hetojë simptoma para dy muajsh. Fillimisht ajo mendoi se kishte pluhur në sy, ndërkaq familjarët e saj dyshuan se fjala ishte për ndonjë copë qelqi.

Ndërkaq, Karazian tani thotë se ajo në mënyrë të pashpjegueshme prodhon deri në 50 copa kristali nga sytë e saj çdo ditë. Raportohet se disa mjekë nuk mundën ta diagnostikojnë ose trajtojnë këtë gjendje të saj të veçantë, duke e lënë në agoni gati të vazhdueshme.

“Tani përditshmëria ime është shndërruar në ferr”, i tha ajo mediave armene.

Sipas saj, disa mjekë refuzuan t’i besojnë, ndërkaq të tjerët thjesht ia kishin përshkruar pika për sy dhe antibiotikë, të cilët nuk arritën t’ia lehtësonin problemin.

Në lidhje më këtë është kontaktuar Ministria e Shëndetësisë në Armeni dhe raportohet se shefi i departamentit okulist është takuar me vajzën dy herë dhe kristalet janë dërguar për analizë në përpjekje për ta diagnostikuar këtë dukuri.

Vajza të njohura shqiptare bëhen bashkë për nismën #pranoveten

Periskopi.com Showbiz

Fotografja Anjeza Dyrmishi u frymëzua nga Estela Ujka për të realizuar nismën #pranoveten, që vendos në qendër fenomenin që përflitet kudo nëpër botë ditëve të sotme – dashuria për veten.

Përpos Estelës, të përzgjedhurat e saj qenë vajza të njohura shqiptare, përgjithësisht blogere:

Arjola Buzi, Rina Kuqo, Sara Karaj, Anxhelina Kotorri, Artjola Nezaj, Stela Sallaku, Sara Kolami, Linda Dido, Sarah Berisha, Odeta Banushaj, Ditea Berisha dhe Andresa Ambrosio.

Siç tregoi edhe në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, një ndër faktorët që ndikoi për nisjen e një hashtagu të tillë në Instagram që padyshim takimi me fotografin Fadil Berisha në Nju Jork.

Vdes vajza që u godit sot nga treni në Klinë

Periskopi.com Lajme

Treni në lëvizje në Klinë,  sot ka goditur për vdekje një vajzë të moshës rreth 16-vjeç.

Periskopi mëson se vajza ndërroi jetë pasi u godit nga treni teksa kthehej nga shkolla.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke mos dalë me detaje zyrtare rreth gjendjes së saj.

Ai ka thënë se pritet që Prokurori të dalë në vendngjarje dhe të konstatojë rastin, e pastaj të dalin me informacione shtesë

Ndërkohë ekipet emergjente si dhe policia e Kosovës kanë shkuar  në vendin e ngjarjes./PERISKOPI/

 

 

 

Pamje nga vendi ku treni e goditi një vajzë në Klinë

Periskopi.com Lajme

Para një orë në Klinë ka ndodhur një aksident ku dyshohet se treni ka goditur për vdekje një vajzë të mitur.

Dëshmitarët kanë thënë se vajza dyshohet se ka vdekur në vendin e ngjarjës, ndërsa policia nuk kanë arritur ende ta konfirmojnë këtë.

Tani në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës të cilët po hetojnë rastin.

 

 

E tmerrshme: Babai godet me sëpatë vajzën e tij në Vlorë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Vlorës, ku babai ka goditur me sëpatë vajzën e tij.

Policia sapo është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar drejt fshatit Gumenicë.

Pritet të mësohen detaje rreth kësaj ngjarje të minutës së fundit, dhe nëse vajza ka mbetur e plagosur apo ka humbur jetën.

Veseli: Qeveria ime do të përbëhet nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza

Periskopi.com Intervista

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Kadri Veseli ka folur për planprogramin dhe qeverisjen e ardhshme, nëse partia e tij fiton zgjedhjet.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ndërkohë ka treguar se Qeveria e tij do të përbëhet nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza.

Intervista e plotë:

Kosovapress: Z. Veseli pse nuk e publikuat listën për deputetë në ditën kur i publikuan edhe subjektet tjera por dy ditë më vonë?

Veseli: Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë është më e mira dhe i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës. Është lista e besimit dhe guximit për të vepruar për reformat e mëdha që duhet të ndodhin në vendin tonë. E kemi bërë me shumë kujdes të veçantë këtë listë dhe u kemi dhënë hapësirën më të madhe kuadrove të reja që i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Nëse e analizoni me vëmendje, në listën e PDK-së janë 68 kandidatë për deputetë që garojnë për herë të parë dhe janë mbi 40 kandidatë të moshës së re. Pastaj, kemi një përfaqësi shumë cilësor të grave. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, në listën e PDK-së nuk është asnjë kandidat për deputetë që ka aktakuzë për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, një zotim që e kam dhënë tash e disa muaj.

Kosovapress: Cili ishte mesazhi që donit të përqonit në Konventën ku u nominuat për Kryeministër?

Veseli: Mesazhi ishte se vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës, i pranojnë vlerat, mundin, sakrificat, sukseset dhe gabimet. E dinë saktë se cili është drejtimi më i mirë që duhet ta marrë vendi ynë. Të gjithë duhet ta dimë se 6 tetori nuk është thjesht një ditë votimi. Është referendum për të ardhmen e Kosovës. Nëse duam të ecim fuqishëm drejt rrugëtimit euro-atlantik, drejt ballafaqimit me sfidat reale të korrupsionit, nepotizmit, abuzimit, dështimit dhe rrezikimit të shtetit. Apo, të futemi në dilema, konflikte dhe ikje nga përgjegjësitë. Para nesh qëndron një moment kthese historike. Dhe, në të tilla momente, ajo që del në pah gjithmonë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka guximin dhe ekipin më të përgatitur për ta realizuar vizionin e qytetarëve tanë.

Kosovapress: Në fjalimin tuaj në Konventë thumbuat kundërshtarët tuaj politik se nuk mund të udhëheqin me vendin. Në çka i bazoni këto deklarime?

Veseli: Në dy dekada liri, dhe një dekadë pavarësi, Partia Demokratike ka udhëhequr proceset vendimtare për Kosovën. Të tjerët, ose janë ankuar, ose vetëm na kanë shikuar dhe janë munduar të na gjykojnë. Por, kanë bërë pak ose aspak. Ka pasur edhe të tillë që janë përpjekur ta mohojnë dhe shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar tash e 20 vjet liri. Edhe sot, ata nuk janë të zotët që t’u dalin ballë sfidave të shtetit. Ose ju mungon guximi, ose zgjedhin rrugën e gabuar. Kosovën nuk mund ta udhëheqë dikush që hyn në borxh para liderit dhe partisë, më shumë sesa para qytetarëve dhe Kosovës. Jo ata që s’kanë guxim të marrin vendime. Kryeministri i Kosovës duhet t’i përgjigjet vetëm popullit të Kosovës dhe nevojave te qytetarëve. Nuk mund të ndërtohet e ardhmja për shtetin e Kosovës nga ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin e shtetit të Kosovës, nga ata qe s’kanë zemër ta çoj në lart flamurin e Kosovës. Nuk mund të ndërtohet një e ardhme këtu nga ata që vënë në dilemë dhe cenojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Nuk mund të ndërtohet një e ardhme këtu nga ata që nuk kanë vullnet dhe guxim për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimet me pushtetin. Nëse duam ta luftojmë korrupsionin, gjëja e parë është ta pranojmë problemin dhe ta fillojmë ndryshimin nga shtëpia. Sepse, të gjitha partitë e Kosovës kanë qenë dhe janë në pushtet dhe kanë bërë e po bëjnë gabime. Por, PDK është partia e vetme që ka edhe vullnetin, edhe guximin për t’i ndrequr këto gabime. Ne kemi një plan si ta luftojmë korrupsionin, si t’i mbajmë të rinjtë tanë këtu, si ta ndërtojmë një të ardhme.

Kosovapress: Në çdo paraqitje tuajën ju po folni për luftën kundër korrupsionit por partia e juaj më së shumti është akuzuar për këtë dukuri. Si do ta realizoni këtë premtim?

Veseli: Gjatë gjithë jetës sime, unë kam jetuar duke punuar për Kosovën. Asnjëherë nuk kam pasur frikë të luftoj për vendin tim. As kur themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e as tash kur ka nevojë që ta luftojmë korrupsionin dhe që ta zhvillojmë vendin tonë. Asnjëherë unë nuk kam vepruar vetëm për realizim të ëndrrës sime. Por, gjithmonë në bazë të një dëshire dhe një ëndrre të përbashkët të kombit tonë. Edhe sot, ëndrra jonë, vizioni ynë, nuk ka të bëjë vetëm me 6 tetorin. Është shumë më e madhe se kaq. Shumë kohë para se ta dija se kishte zgjedhje, vendosa të veproj kundër fenomenit të korrupsionit dhe mashtrimit me listat e veteranëve. Shumë kohë para se ta dija se do të kishte zgjedhje, vendosa t’i largoj nga detyra këdo që kishte aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm. Sepse, besova që për të bërë ndryshimin, duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetja. Partitë tjera mà « shikuan, përfolën dhe akuzuan, por ju po e shihni se efekti po arrihet. Si standard i ri etik në politikë që po vendoset nga PDK, në institucione nuk do të ketë njerëz me aktakuza. Shumë kohë përpara se ta dija se do të kishte zgjedhje, promovova të rinj në pozita udhëheqëse në Qeveri dhe PDK, duke ua dhënë shansin atyre. Ata e dëshmuan veten. Shpëtuan miliona euro nga Buxheti i Kosovës, duke e luftuar korrupsionin dhe i kthyen ato në të mira për qytetarët.

Kosovapress: Nëse e merrni besimin e qytetarëve për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme, çfarë qeverie do të krijoni?

Veseli: Qeveria që do të udhëheqë unë do të jetë një Qeveri me Ministra të rinj që do të punojnë për qytetarët. Do të jetë Qeveria me më shumti të rinj ndonjëherë. Unë dhe PDK besojmë tek të rinjtë dhe u japim hapësirën e merituar, për dallim nga partitë tjera që i largojnë ata. Do të jetë qeveri me ministra pa aktakuza për korrupsion e nepotizëm. Një Qeveri që do të jetë e vogël në numër, por shumë efikase dhe përfshirëse në punë. Një Qeveri që nuk do të abuzojë me taksat e qytetarëve, por do t’i mbrojë ato. Qeveria që do ta udhëheqë unë do të jetë lehtësuese për bizneset ekzistuese dhe duke i ndihmuar ato të rejat me një plan strategjik, të saktë dhe konkret, në përputhje me nevojat e qytetarëve, kërkesat e tregut dhe drejtimin zhvillues ekonomik. Kjo Qeveri do ta ndërtojë të sotmen më të mirë dhe një të ardhme të sigurt. Do ta forcojmë bashkëpunimin me SHBA-të, BE dhe demokracitë  e lira, duke sjell investitorë të jashtëm, duke rritur konkurrencën dhe duke liruar shpirtin kreativ të rinisë.

Kosovapress: Z. Veseli, ju keni hyrë vonë në politikë dhe është hera e parë që po synoni pozitën e kryeministrit. Çfarë ju shtynë të besoni në fitore më 6 tetor?

Veseli: Unë i kam hyrë garës për Kryeministër me një qëllim të qartë. Kosova nuk guxon të kthehet pas. Kosova nuk guxon të ndalet. Kosova nuk guxon të qëndrojë e izoluar. Kosova duhet të ecë përpara. 6 tetori është shans që nuk guxon të humbet. Unë e di se shumë qytetarë janë zhgënjyer nga politika dhe sot nuk besojnë në të. Unë e di arsyen. Dhe, e di përgjigjen. Na duhet përfundimisht një kod etik në politikë. Na duhet më shumë nder, besim dhe guxim. Dhe i siguroj të gjithë qytetarët se me një politikë të mirë, të gjitha sfidat kalohen, të gjitha problemet zgjidhen dhe ëndrrat e rinisë bëhen realitet. Kam luftuar dhe do të luftoj me gjithë shpirt, bashkë me gjithë qytetarët për ta zhvilluar vendin tonë. Unë nuk i kam gënjyer asnjëherë qytetarët e vendit tim, edhe pse ndoshta s’kam ditur ta them gjithnjë si duhet të vërtetën. Unë kam hyrë në luftë për Kosovën. Sot jam në politikë për Kosovën dhe vetëm për Kosovën. I përgjigjem vetëm qytetarëve, kombit tim dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Nuk do të ndalem deri në fund në luftën time për një Kosovë perëndimore, të zhvilluar, pa korrupsion, me ekonomi të fuqishme dhe anëtare e barabartë e familjes evropiane. Prandaj, për të mirën e Kosovës, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, i thërras të gjithë qytetarët që të bëhemi bashkë dhe ta ndërtojmë të ardhmen.

 

Kush po e shoqëron Butrintin në pushime? (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Butrinti Imeri, përpos këngëve që përflitet shpesh ai është në fokus të mediave edhe për jetën e tij private

Për shumicën e mediave, Butrinti është duke kaluar pushimet me prezantuesen shqiptare, Klaudia Tito, për të cilën u tha se ata janë në një romancë.

Ata të dy kishin bërë komente që janë në pushime në Greqi.

Megjithatë, derisa të gjithë thanë se ishte prezantuesja në fjalë në shoqëri të Butrintit, kështu nuk ndodh në një video që këngëtari ka postuar në instaStory.

Ajo është një bukuroshe brune, të cilës i servohet verë, kurse më vonë shihet Butrinti që është në të njëjtin vend.

 

 

Pas 10 djemsh, çifti bëhet më në fund me vajzë

Periskopi.com Lajme

Pasi u bënë prindër të 10 djemve rresht, një çift ka mirëpritur në jetë një vajzë.

Alexis dhe bashkëshorti i saj David sollën në jetë 10 djem, të cilët variojnë nga mosha 17 në 2-vjeç.

Dhe tani një vajzë ka mbërritur në familjen Brett.Cameron erdhi në jetë në 27 gusht dhe çifti pretendon se ky do jetë fëmija i fundit i familjes së tyre të madhe, Campbell, 17 vjeç, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter, 6 vjeç, Mack, 5, Blake, 3 dhe Rothagaidh, 2 vjeç.

Alexis dhe David, të cilët janë së bashku që nga viti 1998, jetojnë në një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Dingwall, Ross-shire.

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Gllogoc

Periskopi.com Lajme

Një vajzë ka raportuar në polici se është ngacmuar dje në Gllogoc seksualisht nga një mashkull.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.