Thaçi takohet me vajzat që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e robotikës në Dubai

Periskopi.com Lajme

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, është takuar sot me grupin e studenteve të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në Dubai në garën ndërkombëtare të robotikës në mesin e 170 shteteve.

Thaçi tha se iu dëshiron suksese të tri vajzave atje, transmeton Klan Kosova.

“Kosova ka të rinj dhe të reja me talent në të gjitha fushat e shkencës, në sport dhe muzikë. Iu dëshiroj sukses Albanës, Eltës dhe Elitës”, ka shkruar Thaçi.

Potenciali i vajzave shfaqet nëpërmjet një murali fuqizues

Periskopi.com Lajme

Në nder të “Ditës Ndërkombëtar të Vajzave” është bërë firmosja e veprës artistike “Vulose”, nëpërmjet të cilës tregohet potenciali dhe fuqia e vajzave.

Përmes kësaj vepre kreatorët ftojnë të gjitha vajzat të jenë pjesë e formësimit të së tashmes dhe që simbolikisht të vulosin një të ardhme të barabartë për to dhe gjeneratat e ardhshme.

Autorja e muralit, Alketa Xhafa-Mripa u shpreh se arsyeja për të cilën është realizuar vepra janë të gjitha vajzat e reja dhe se vepra iu përket të gjitha vajzave të cilat kontribuuan në vepër me thëniet tyre.

“E bukura e kësaj është se sonte në mbrëmje të njëjtat thënie kanë mu paraqitë në objektin e qeverisë, të gjitha thëniet do t’i drejtojmë aty ku duhet, të dëgjohen këto thënie, në të njëjtën kohë po e shihni që janë vula, sepse ne e shohim vulën si dorë të mashkullit, pushtet por tashti ne e kemi marrë pushtetin dorë, ju e keni marrë”, tha Mripa.

Të pranishmeve iu drejtua edhe koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, e cila u shpreh e entuziazmuar që ëndrrat e vajzave të reja do të bëhen realitet edhe pse rruga është e gjatë .Ndër tjera ajo shtoi se ndryshimi po vije dhe pse procesi drejt ndryshimit është i mundimshëm.

“Dikush në fakt mund të pyes se çka jemi duke bërë në fakt nëse ne e shohim për rreth për fat të keq ne nuk kemi 50% të grave në parlament , ne nuk kemi më shume se 10 shtete në botë të cilat kanë 50% të grave në kabinetet qeveritare, ne qëndrojmë shumë keq në këtë aspekt”, u shpreh Richardason

Kujtojmë se 11 tetori është përcaktuar si “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara  në vitin 2012 për herë të parë. Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, e të tjera.

Slogani global me të cilin po shënohet Dita ndërkombëtare e Vajzave  është “Fuqia e vajzave: E pashkruar dhe e pandalshme”.

Vajzat dikur “çmendeshin” pas tij, por ja si duket Lukas si 47 vjeçar

Periskopi.com Showbiz

Ndryshimi i aktorit Murlio Benici i cili te na u bë i njohur me rolin e “Lukasit”, është një ndër aktorët që ka bërë bujë të madhe te publiku, gjatë kohës së transmetimit të serialit “Kloni”.

Kanë kaluar shumë vite nga transmetimi i këtij seriali, dhe “Lukasi” ka pësuar shumë ndryshme në dukjen e tij. Aktori ka lindur me 13 korrik të vitit 1972, pra tani ka 47 vjet.

Lukasi është martuar me aktoren e famshme braziliane Debora Falabella, e cila në serial luante rolin e vajzës së tij, Mel.

Se si duket tani aktori mund ta shihni në fotot më poshtë. Seriali “Kloni” ishte njëri prej serialeve më të pëlqyer.

I ndërtuar mbi një dramë të bukur, që ka trajtuar edhe fenomenin shkencor të klonimit, ka bërë që një numër i madh i shikuesit ta përcjellin atë me kureshtje deri në episodin e fundit.

Prishtinë: Dy vajza rrahin një nxënës në një shkollë, vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vajza, të cilat dje në shkollën “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës kanë rrahur një nxënës.

“Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar nxënës i shkollës. Gjatë arrestimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të  Policisë së Kosovës.

 

Protesta në Shqipëri: Lulzim Basha me vete i merr edhe me vajzat

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë nga selia e PD-së i shoqëruar nga vajzat e tij.

Aurela, bashkëshortja e kryetarit të opozitës dhe vajzat Dafina dhe Viktoria kishin mbërritur në selinë e PD-së më herët.

Meta thotë se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Ai ka theksuar rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai thotë se beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është bashkuar protestuesve.

“Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të iu bashkuar Evropës. Protesta do të jetë paqësore” është shprehur ajo.

Ja sa para kanë në xhirollogari vajzat e Lufti Hazirit

Periskopi.com Lajme

Tri vajzat e Lutfi Hazirit, përveç se u bënë të njohur në publikun kosovarë për bukurin e tyre, ato tashmë kanë filluar edhe të “palojnë” pare në bankë.

Bukuroshet e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit kanë fiks 15 mijë e 791 euro në xhirollogaritë e tyre.

Në deklarimin e pasurisë së Hazirit në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar paratë që vajzat e  tij mbajnë banka.

Njëra nga vajzat e Hazirit në xhirollogarinë e saj ka 6 mijë e 950 euro. Vajza tjetër ka 5 mijë e 145 euro, tjetra ka 1 mijë e 914 euro si dhe një xhirollogari e një prej fëmijëve të Hazirit ka 1 mijë e 782 euro në xhirollogarinë e saj.

Kujtojmë që vitin e kaluar Lotina Haziri shihej duke drekuar së bashku me djalin e Presidentin të Kosovës Hashim Thaçit, Endritin.

Ajo kishte mohuar lidhjen me djalin e  Thaçit i cili është i njohur për udhëtimet luksoze në vendet e ndryshme të botës, njofton Express.

Në anën tjetër vetë, Haziri në dy xhirollogaritë e tij mbanë më shumë se 120 mijë euro.  Në njërën bankë Haziri ka deklaruar se ka 113 mijë euro ndërsa në një bankë tjetër ai ka të kursyera 13 mijë euro.

Ulërima, boksa e shkulje flokësh, shikoni rrahjen e një grupi të vajzave në shkollën ‘Sami Frashëri’

Periskopi.com Lajme

Dhuna në shkolla vazhdon të jetë prezente në Kosovë.

Një rrahje mes nxënësve është regjistruar edhe sot në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se si një grup vajzash brenda një klase – rrihen njëra me tjertrën.

Nuk janë të pakta raportimet për rastin e rrahjeve brenda këtij institucioni.

Sipas informacioneve rrahja ka ndodhur gjatë ditës së sotshme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Marrja e Zotit: Grushte e shkulje flokësh ndërmjet vajzave në një shkollë të Prizrenit

Periskopi.com Lajme

Një rrahje si në filma ka ndodhur dje në Komunën e Prizrenit. Por, këtë herë, përleshja ndodhi në mes të disa vajzave në oborrin e një shkolle fillore.

Në shkollën fillore “Haziz Tola” në Prizen, pushimi nga nxënësit u shfrytëzua për t’u kapur mes vete me boksa e shkelma.

Këtë herë, në rrahje u përfshinë disa vajza të shkollës që u kapën mes vete.

Derisa vajzat po mundohej t’i ndante dikush, nxënësit e tjerë të shkollës, siç edhe dëgjohet në video bënë tifo.

Gazeta Express ju sjell video nga përleshja.

Gjobë me 750 euro për ata që ngacmojnë seksualisht vajzat në rrugë

Periskopi.com Lajme

Ngacmimi seksual në rrugët e Francës do të jetë i paligjshëm dhe shkelësit që do të “arrestohen” në terren do të dënohen me gjobë deri në 750 euro.

Deputetët votuan në favor të projekt-ligjit të mërkurën mbrëma vetëm pak ditë pas trazirave të shkaktuara në Francë, kur një burrë sulmoi një grua të re, Marie Lager, sepse ajo iu përgjigj komentit të tij vulgar jashtë një kafeneje në Paris.

“Ngacmimet seksuale në rrugë nuk dënoheshin në të kaluarën por tani e tutje do të ndëshkohen,”-është shprehur ministri i barazisë Marlene Siapas, i cili është gjithashtu “arkitekti” i legjislacionit të ri.

Një projektligj theksonte se të miturit nën moshën 15 vjeç nuk kanë pse të kërkojnë leje për kontakt seksual me personat e rritur.

Por ligji i ri thotë se marrëdhëniea seksuale midis një të rrituri dhe një personi të moshës 15 vjeç mund të konsiderohet përdhunim nëse i mituri konsiderohet i paaftë për të dhënë pëlqimin, përcjell “Noa”.

Gjykata e Lartë Administrative në Francë dhe Këshilli i Shtetit e kanë deklaruar versionin e parë si jokushtetues.

Legjislacioni i ri do t’i japë viktimave të përdhunimit një dekadë shtesë për ta denoncuar përdhunimin duke zgjatur afatin deri në 30 vjet.

Disa kritikë të legjislacionit të ri thonë se masat rigoroze do t’i japin fund flirtimit në Francë, por ministri Siapas është shprehur për “Reuters” vitin e kaluar se qeveria nuk po kërkon të shfarosë flirtimin dhe “kulturën franceze të të shprehurit dashurisë”.

“Ajo që është e rëndësishme është që ligjet e Republikës Franceze të ndalojnë fyerjet, ngacmimet, kërcënimet dhe zakonin e ndjekjes së një gruaje në vende publike”-tha Siapas.

 

Artisti i njohur botëror: Vajzat e Kosovës po marrin botën në duar

Periskopi.com Showbiz

Duket se DJ e producenti i famshëm, Diplo, ka dëshirë tashmë të shoqërohet vetëm me vajzat tona kosovare.

Ai bëri këngën për botërorin në futboll me Era Istrefin, ndërsa Dua Lipa i ka sjellë për herë të parë në karrierë një çmim ‘Grammy’, pasi bashkëpunuan për këngën ‘Electricity’.

Ndërsa Diplo është një nga miqtë më të ngushtë të Rita Orës, tash e shumë vite prej kur Rita u shndërrua në një yll botëror.

Në Instagramin e tij mund të shohim shumë shpesh foto të vajzave nga Kosova, ndërsa edhe komentet nga ana e tij nëpër fotot që ato postojnë nuk janë të rralla.

Me këtë rast, Diplo ka vendosur që dje, kur Kosova ka festuar 11-vjetorin e Pavarësisë, ai të urojë me një fotografi ku shihet bashkë me Era Istrefin ndërsa në përshkrimin e fotos ka shkruar: “Vajzat kosovare po e marrin botën në duar”.

View this post on Instagram

I randomly dmed @dualipa 3 years ago on twitter after I heard be the one. she had only jumped out of nowhere, was just starting out, and had a really weird name to me. I had a song called “my love” for major lazer with wizkid and wale that we wanted her to be on.. she is a one of a kind of artist that can be on any genre any style. 2 years later she’s become one of the biggest pop stars in the world. when me and @iammarkronson were writing “electricity” we sent her a demo and she came over and helped us write and finish the record and she smashed it. she was the only voice we wanted on this song.. a deep / full voice and an excellent performer. after 6 months electricity has moved from a club song to a radio song to a genuine classic and every night I see it moving more people and grow even bigger. she got another award sunday for best new artist and it was very well deserved.. love you Dua for being around for me since day one.

A post shared by diplo (@diplo) on

View this post on Instagram

Kosovan girls taking over the world

A post shared by diplo (@diplo) on

 

 

 

 

Këto dy vajza i shpëtoi gazeta gjermane, pasi prindërit ua vranë në luftë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Në vitin 1999, lotët e tyre prekën gjithë planetin. Fotografia e tyre u bë një simbol i luftës së egër të Kosovës.

Njëzet vite më parë, Albenita (22) humbi prindërit e saj – babai i vrarë nga ushtarët serbë, nëna e zhdukur!

Kur fotografia e vajzës që qante (atëbotë trevjeçare) nga fshati Bukosh i Kosovës u përhap në tërë botën, më 7 prill 1999, gazetarët e BILD-it shkuan në kërkim të saj, informon Albinfo.ch.

Dhe ata e gjetën fëmijën në Shqipëri vetëm pak kohë më vonë! Atje, Albenita kishte ikur me motrën Albiona (atëbotë njëvjeçare) dhe gjyshen e saj. Me mbështetjen e organizatës humanitare të BILD-it, “Një zemër për fëmijë”, të tretë u sollën në Gjermani, më 10 prill.

Në Hamburg, motrat u pranuan nga një familje, të pajisura me rroba të reja dhe shpresën për një jetë të qetë. BILD-i gjithashtu e ndihmoi Albenitën me letra me vlerë.

“Më kujtohet vetëm pak, por e di se nuk kisha frikë më në Gjermani pasi ishim të mirëpritura ngrohtësisht. U ndjeva shumë mirë “, thotë Albenita sot, kur BILD-i e vizitoi atë në shtëpinë e saj të re në Itali, njofton Albinfo.ch.

Kjo është vajza mjeke e Isa Mustafës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Është, Afërdita Mustafa- Xhemajli, vajza e kryetarit të LDK-së e cila ngjanë goxha shumë me babain e sa Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka një vajzë dhe dy djem, këta të fundit jemi mësuar t’i shohim në rrjete sociale, mirëpo vajzën jo.

Është, Afërdita Mustafa- Xhemajli, vajza e kryetarit të LDK-së e cila ngjanë goxha shumë me babain e saj, shkruan “Bota sot”.

Afërdita është e martuar dhe ka dy fëmijë, ajo momentalisht punon në Qendrën Klinike Universitare, në Pediatri.

Vajza e Mustafës është brune dhe po ta shikosh me vëmendje, ajo i ngjan më shumë babait sesa dy vëllezërit e saj.

Përleshje e ashpër mes dy vajzave në mes të rrugës (Video)

Periskopi.com Lajme

Zënka mes dy të rejave, njëra prej të cilave ende nxënëse, është regjistruar sekondë pas sekonde nga disa dëshmitarë okularë në Antalia të Turqisë.

Fillimisht ato u zunë me fjalë për arsye ende të paditura, ndërsa më pas filluan të goditeshin me grushte dhe shpulla. Vajza me iniciale B.Ş. e kapi nga flokët H.Y., dhe e rrëzoi përtokë. Në mes u futën disa shoqe, por pa rezultat.

Pasi i shtyu edhe ato B.Ş kapi nga flokët H.Y. dhe ia përplasi kokën disa herë për asfalt. Pas ngjarjes që zgjati rreth një minutë, përcjell tvklan.al, B.Ş. u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa vajza tjetër mezi lëvizte e shtrirë.

Pasi u dërgua me shpejtësi në spital, ku edhe mori mjekimin e nevojshëm, H.Y. së bashku me të atin paditën në polici dhunuesen.

 

 

Vajzat kosovare viktima të shantazhit me fotografi intime

Periskopi.com Lajme

Shantazhet në vend kanë filluar të bëhen të zakonshme. Pothuajse çdo ditë raportohet për raste të tilla. Vetëm këtë vit, në Policinë e Kosovës janë raportuar 57 raste të shantazheve. Ndërkohë, që për tri vitet e fundit, kjo shifër arrin në gjithsej 216 raste. Bazuar në raportet e Policisë, shumica e shantazheve bëhen nëpër rrjete sociale, e që viktima janë zakonisht femrat.

Fotografitë intime të femrave janë kthyer në mjetin kryesor për shantazh kohëve të fundit.

Ditën e 21 shtatorit të këtij viti, F.F nga Gjilani u arrestua pasi që e kishte kërcënuar ish-të dashurën e tij se nëse nuk do të ia siguronte 1 mijë e 200 euro, ai do t’ia publikonte fotografitë intime në rrjetet sociale dhe tek familjarët e saj.

Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Stacioni Policor në Gjilan, ndaj të dyshuarit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Dy ditë më pas, u raportua edhe për një rast të tillë shantazhi, e që i dyshuari përfundoi prapa grilave.

Por, këto nuk janë rastet e vetme të shantazhit që ndodhën këtë vit. Madje, me kalimin e viteve duket se vetëm sa po shkojnë duke u rritur.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës që ka siguruar Gazeta Express, vetëm gjatë këtij viti janë raportuar rreth 60 raste të shantazheve.

Ndërkohë, që për tri vitet e fundit, kjo shifër arrin në gjithsej 216 raste. Bazuar në raportet që lëshon Policia e Kosovës çdo ditë, shumica e shantazheve bëhen nëpër rrjete sociale. Ndërsa, viktima të shantazheve janë kryesisht femrat.

Ndryshe, çështja e shantazheve është e rregulluar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të Nenit 341 të këtij Kodi, “kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diç në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. “

Ndërsa, nëse shantazhi kruhet me përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, dhe dëmi i pasurisë e tejkalon shumën prej 10 mijë euro, dënimi me burgim shkon prej 1 deri në 10 vjet.

“Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit apo kryhet me përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm ose vepra penale rezulton me dobi pasurore të kundërligjshme në shumën që tejkalon dhjetëmijë (10.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet”.

Gratë dhe vajzat mësojnë teknika të vetëmbrojtjes në rast të ngacmimeve në rrugë

Periskopi.com Lajme

Mjellma Ibrahimi është vetëm 16 vjeçe, por tash e disa muaj po mban kurs të vetëmbrojtjes në Qendrën “Termokiss”.

Këtë kurs ajo po e ndjek për arsye se thotë që është ballafaquar disa herë me ngacmime seksuale në rrugë.

Thotë se përmes ushtrimeve të ndryshme që po mëson këtu, është e përgatitur në rast të ndonjë ngacmimi eventual.

Interesim për këtë kurs po kanë grupmosha të ndryshme.

Ata e shohin të arsyeshme të marrin pjesë, pasi që, siç thonë, ata i ndihmon për të qenë të gatshëm të vetëmbrohen.

Trajneri Florim Ramadani, thotë se interesimi më i madh është nga vajzat dhe gratë që kanë përjetuar ngacmime seksuale.

Ai shprehet se teknikat që po ua mëson të rinjve janë të rëndësishme.

Ramadani thotë se këtë iniciativë do ta vazhdojnë edhe më tutje, për t’i mundësuar gjithsecilit njohjen nga rreziqet që mund t’u kanosen në rrugë.

Kurset që po mbahen në objektet e “Termokissit” janë pa pagesë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës është raportuar një rast i ngacmimit seksual ndaj një vajze 16-vjeçare në Skenderaj, përderisa i dyshuari është arrestuar.

Raste të tilla në Kosovë kanë shënuar rritje kohëve të fundit.

Dy vajza goditen nga vetura në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një burrë nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me veturë ka goditur dy këmbësore në Prizren.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën ‘Zahir Pajaziti’.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Arrestohet gjakovari pasi rreh të dy vajzat

Periskopi.com Lajme

Për një kohë një burrë nga Gjakova kishte qëndruar në qendrën e paraburgimit i akuzuar për dhunë në familje. Por ndaj të njëjtit gjykata kishte lëshuar vendim duke ia caktuar masën mbrojtëse. Por pavarësisht kësaj, ky person sipas policisë së Kosovës prap e ka përsëritur veprën e dhunës duke i sulmuar fizikisht të dy vajzat e tija.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjakovë 30.09.2018 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën mbrojtëse të lëshuar nga Gjykata dhe në shtëpi ka sulmuar fizikisht dy vajzat. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

Pse u ndalua ndihma financiare për tri vajzat me sëmundje mendore nga Suhareka

Periskopi.com Lajme

Familjes Suka, që prej vitesh jeton në kushte të rënda socio-ekonomike, së fundmi i është rënduar jeta edhe më shumë.

Një vendim i marrë nga administrata pensionale e Kosovës, ka lënë këtë familje pa mjete financiare, raporton KTV.

Hatixhe, Bukurie dhe Shkurte Suka nga fshati Bllacë e komunës së Suharekës që kanë probleme mendore, në fund të vitit të kaluar, pa asnjë paralajmërim, u është ndërprerë pensioni prej 75 eurosh.

Nëna e vajzave shprehet se jetojnë në një gjendje të tmerrshme dhe se e kanë shumë të vështirë jetën vetëm me të ardhurat nga pensioni i saj.

Ndërkaq, vëllai i tyre i cili punon çfarëdo pune që i ofrohet, i mbikëqyr 5 anëtarët e familjes, duke thënë se ka mbetur pa rrugëdalje.

Zyrtarët nga qendra për pensione të komunës së Suharekës nuk kanë dashur të flasin për KTV-në, madje ata nuk kanë qenë në vend të punës.

Këtyre tri vajzave ky pension u është ndërprerë në fund të vitit të kaluar dhe jeta për ta, sipas familjarëve, po bëhet çdo ditë e më e vështirë.

 

Teuta Selimi ua kalon edhe këngëtareve 20 vjeçare (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ka shumë vite në skenë por freskinë po arrin që ta ruaj ende.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Teuta Selimi e cila së fundi ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram”.

Me veshje farmerke dhe bluzë të thjeshtë ngjyrë hiri, Teuta dukej shumë në formë dhe e bukur.

Ndryshe, me këtë pamje vështirë që Teuta ua lëshon rrugën këngëtareve të reja./Indeksonline/

 

 

Nëna që tentoi t’i mbyste dy vajzat e vogla: Më mirë të vdisnim se t’i lija rrugës

Periskopi.com Lajme

Gruaja 42-vjeçare Rudina Kishta, e cila tentoi të mbyste në ujë dy vajzat e saj të vogla, ka dalë dje në Gjykatën e Fierit për masën e sigurisë. “E bëra për hakmarrje ndaj bashkëshortit. Ai më nxiu jetën. Na dhunonte mua dhe vajzat. Unë kisha ikur disa herë prej tij, por ai vinte dhe më merrte me premtimin se do të ndryshonte. Ne nuk kishim as bukë të hanim në shtëpi. Ai nuk punonte, por rrinte në klubin e fshatit përditë. Vinte i dehur dhe na dhunonte mua e vajzat, ndaj unë arrita deri në këtë gjendje”.

Kështu është shprehur para trupit gjykues 42-vjeçarja. Ajo akuzohet për “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, e mbetur në tentativë dhe “shkatërrim i pronës me zjarr”. Prokurori i çështjes ka kërkuar si masë atë të arrestit me burg për 42- vjeçaren, çka është marrë parasysh edhe nga gjyqtari Taulant Banushi.

Ajo është mbrojtur nga një avokat i caktuar nga Gjykata, i cili ka kërkuar një masë më të lehtë. Por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e mbrojtjes, duke e lënë në burg gruan. Në seancën e djeshme nuk është parë asnjë familjar i saj.

Mesa duket, Rudinën e kishin braktisur të gjithë të afërmit e saj pas veprimit që ka kryer në fshatin e bashkëjetuesit të saj. Në gjykatë nuk është dukur as ky i fundit, të cilin 42- vjeçarja e akuzon si dhunues të saj dhe shkaktarin që e kishin çuar atë drejt këtij veprimi ekstrem. Ajo çka ishte mëse e dukshme ishte pamja e saj e përvuajtur, me thinjat e një 80- vjeçareje dhe në pjesën e sipërme të gojës i dukej vetëm një dhëmb.

Teksa ndodhej në sallën e gjyqit në pritje të ardhjes së trupit gjykues, Rudina nuk ka ngurruar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që kishin shkuar të ndiqnin seancën gjyqësore.

Sipas Panorama, në fillim ajo bëri përpjekje të mbulonte fytyrën me një letër të bardhë, por më tej e gjendur mes kamerave e pyetjeve të njëpasnjëshme, ajo u detyrua të përgjigjej në tentativë të një vetëmbrojtjeje.

Akuzoheni për zjarrvënie të qëllimshme… E keni kryer ju këtë veprim?

Po, e kam bërë unë. E bëra sepse më erdhi në majë të hundës. Po jetoja keq. Më mori e më mbylli atje brenda. Kur i thashë dua të iki te familja ime, më tha mirë do vij e të çoj. Por nuk erdhi derisa u errësua. Prandaj e bëra.

Po dy vajzat e mitura, pse do t’i mbysnit?

Se s’kisha ku t’i lija. Çfarë do të bëhej me to? Ato janë vajzat e mia, kush i do më shumë se unë? Jeta na ishte bërë e vështirë, pasi ai më dhunonte mua dhe vajzat. Kur mendova që do futesha edhe në burg (pas zjarrvënies), mendova më mirë të vdesim të gjitha sesa t’i lija rrugës. Ky shtet s’ka ardhur të shikojë ku jetoj unë atje, s’kam gjë në shtëpi. Kam ikur disa herë për këtë gjë nga shtëpia.

Ju dhunonte Ardiani?

Shumë herë. Ai ishte pijanec e më rrihte edhe mua edhe vajzat. Nuk durohej. Erdhi m’u lut të dielën te prindërit e mi që u ktheva tek ai. Por ai vazhdoi avazin. Njeri jam edhe unë… Ikte çdo ditë, pinte bëhej tapë e pastaj na dhunonte. Nuk bënte asgjë për shtëpinë. Qysh mbahet shtëpia me fjalë e duke pirë në fshat? Nuk kishte asgjë brenda as të hanim. U mërzita.

Prandaj i kërkuat që t’ju kthente prapë te prindërit?

Po. E pashë që asgjë nuk kishte ndryshuar. Ai gënjente kur thoshte se kam ndryshuar. Njësoj ishte, pijanec dhe agresiv. Më çmendi kjo jetë me të… Isha shumë pa shpresë, në mes të katër rrugëve me dy vajzat.

Po tani që i bëtë gjërat më keq, si ndiheni?

Më mirë në burg se me atë.