Merr flakë shtëpia ku Valbona Marku-Ndrecaj ishte vrarë bashkë me vajzën nga burri i saj

Periskopi.com Lajme

Ka marrë flakë shtëpia e familjes së Valbona Marku-Ndrecajt në Brekoc të Gjakovës.

Një zjarr i madh në këtë shtëpi ka filluar në orët e vona të mbrëmjës, ndërsa shkaktarët nuk dihen.

Familja nuk kanë jetuar ne këtë shtëpi që nga vrasja e të ndjerës, ku u la e vdekur bashkë me vajzen e saj, nga Pjetër Ndrecaj, bashkëshorti i Valbonës në korrik të vitit 2018.

Kujtim Marku, vëllai i të ndjerës ka thënë se  lajmin për zjarrin në shtëpim e tij e ka marrë nga shoqëria.

“Ne nuk e dimë se si ka ndodhë zjarri, nuk jetojmë aty. Në shtëpi asgje s’ka pasur në rrymë dhe është shumë e çuditshme se si ka ardhë deri te zjarri”, është shprehur ai.

Ndërsa ekipi i zjarrëfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes.

Në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar ngjarjen.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë. Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me raport mbi shkakun e zjarrit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka thënë Lirije Podrimaj, zedhënëse në Policinë e Gjakovës./rtk

 

Çka ndodhi në seancën ndaj burrit nga Gjakova që vrau gruan dhe vajzën

Periskopi.com Lajme

Pjetër Nrecaj, i cili vrau bashkëshorten, Valbona Marku, dhe vajzën e tij, në Brekoc të Gjakovës, është ulur në bankën e të akuzuarit.

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është mbajtur seanca fillestare e gjykimit ndaj Nrecajt, raporton KTV.

Prokurori ka lexuar aktakuzën e cila e ngarkon Nrecajn për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Nrecaj nuk është deklaruar fare, por, në emër të tij, avokatja ka shprehur keqardhje për rastin, duke kërkuar që të negociohet arritja e një marrëveshje për pranim të fajësisë.

Me këtë kërkesë u pajtua edhe prokurori i rastit.

Kundër propozimit për arritje të një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë është shprehur mbrojtja e palës së dëmtuar.

Gjykatësi mori vendim për shtyrje të seancës, derisa palët e përfshira të arrijnë marrëveshje dhe të dalin me propozime.

Pas kësaj, Gjykata pritet të vendosë nëse pajtohet me propozimet e palëve ose nëse rasti do të shkojë në shqyrtim kryesor.

 

Suspendohen tre policët që pa vendim kishin marrë fëmijët nga Valbona Ndrecaj

Periskopi.com Lajme

Tre policë të Gjakovës janë suspenduar për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ në rastin e vrasjes së Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj.

Prokuroria në Gjakovë ka konfirmuar për KTV-në se dy policët N.P. dhe P.P. kishin tejkaluar autorizimet e tyre kur në qershor të këtij viti kishin shkuar bashkë me të dyshuarin për vrasje, Pjetër Nrecaj, dhe i kishin marrë fëmijët nga nëna për t’ia lënë babait në përkujdesje.

Shkelje dhe vepër penale dyshohet të ketë kryer edhe hetuesja e rastit me inicialet L.Z.
Më 13 gusht të këtij viti, ishte raportuar pikërisht se si i dyshuari për vrasjen edyfishtë të gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Nrecaj, kishte arritur t’i marrë fëmijët nën përkujdesje pa vendim të gjyqit, vetëm me ndërmjetësimin e policisë.

E ndjera Valbona Nrecaj kishte kërkuar ndihmën e Qendrës për Punë Sociale që t’i takonte fëmijët por meqë ajo e kishte kërkuar shkurorëzimin, bashkëshorti ia kishte ndaluar nënës t’i shihte fëmijët.

Brenda rreth një muaji, Inspektorati Policor ka marrë dy vendime kundërthënëse lidhur me këtë vrasje të dyfishtë.

Në njoftimin e lëshuar më 16 gusht të këtij viti, Inspektorati kishte thënë se nuk e kishte gjetur ndonjë veprim të kundërligjshëm në trajtimin e këtij rasti.

Ndërsa të mërkurën, në orët e mbrëmjes, njoftoi se tre zyrtarë policorë duhej të suspendoheshin si të dyshuar për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

KTV-ja ka kërkuar sqarime nga ana e IPK-së lidhur më dy vendimet kundërthënëse të nxjerra brenda një muaji, por ky inspektorat nuk ka dhënë sqarime.
Ka konfirmuar vetëm se hetimet po vazhdojnë edhe për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Në mbrojtje të zyrtarëve policorë, një muaj më parë, kishte dalë edhe vet drejtori i policisë në Gjakovë, Ahmet Hasi. Ai kishte ardhur në Prishtinë për t’i arsyetuar veprimet e policëve.
Pas suspendimit, drejtoria në Gjakovë nuk ka pasur koment.

 

Inspektorati i Policisë përmbyll hetimet: Policët nuk kishin faj në vrajsen e Valbona Markut

Periskopi.com Lajme

Inspektorati i Policisë së Kosovës sipas hetimeve të bëra për ndaj policive të cilët u marën me rastin e vrasjes së Valbona Markut nuk ka gjetur ndonjë shkelje ligjore.

Sipas një komunikate për media thuhet se në bazë të hetimeve dhe dokumentacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës nuk ka elemente të ndonjë veprimi të kundëligjshëm.

“Këto të gjetura që hetuesit e IPK-së i kanë identifikuar si rezultat i veprimeve hetimore dhe dokumentacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës i janë prezantuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe i njëjti ka potencuar se tani për tani nuk kemi element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

“Për gjitha këto veprime të ndërmarra nga zyrtarët policorë, të njëjtit kanë informuar po atë ditë prokuroren kujdestare të PTH-Gjakovë, ku nga prokurorja kujdestare nuk është kërkuar ndonjë veprim shtesë lidhur me këtë rast”, thuhet ndër tjera.

Sipas Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave nga zyrtarët policorë në lidhje me rastin “Vrasje e rëndë” e cili ka ndodhur në fshatin Brekoc – Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime të ndryshme hetimore në konsultim me prokurorin kompetent për të vlerësuar reagimet policore dhe rrethanat e rastit të cilat janë të përmbledhura si më poshtë:

Me datën 07.08.2018, në orët e pasdites viktima V. M. Ndrecaj së bashku me vëllanë e saj kishte kontaktuar Policinë e Kosovës respektivisht zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës duke potencuar para hetuesve se kishte pranuar disa mesazhe elektronike ( ku pos mesazhit kërcënues kishte edhe mesazhe me përmbajtje të lutjes për t’u kthyer viktima në familje) nga i dyshuari P.Ndrecaj (bashkëshorti i saj). I dyshuari në datën e njëjtë  kishte shkuar te shtëpia e prindërve të viktimës së bashku me disa të afërm të tij dhe  kishte kërkuar nga e njëjta që të kthehet te shtëpia e tij në fshatin Bitesh.

Pas intervistimit  të viktimës nga hetuesit policorë, të njëjtit janë konsultuar me prokuroren kujdestare dhe kanë iniciuar rastin “Kanosje” ndaj të dyshuarit P.Ndrecaj. Pas hapjes së rastit, hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve operative, ku fillimisht kishin shkuar në fshatin Bitesh tek shtëpia e të dyshuarit me qëllim të shoqërimit të tij në polici për ta intervistuar lidhur me rastin “Kanosje”. Pasi hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë të dyshuarin nuk e kishin hasur në shtëpinë e tij, të njëjtin janë munduar që ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por i dyshuari nuk ishte përgjigjur në telefon.

Duke ju referuar shkresave të rastit nga Policia e Kosovës është vërtetuar se viktima as në datën kritike nuk kishte kërkuar mbrojtje nga ana e zyrtarëve policorë.

E gjithë kjo përpjekje e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjakovë për ta hasur dhe kontaktuar të dyshuarin P.Ndrecaj ka vazhduar deri pas orës 18:30 të datës 07.08.2018.

Sipas të gjeturave rezulton se tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.

IPK-ja në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë do ti vazhdojë hetimet dhe analizimin e çdo veprimi apo mos veprimi të zyrtarëve policorë nga DRP-Gjakovë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

E dhimbshme: I biri i Valbonës del e proteston me pankartën ‘Të dua nënë’ (Foto)

Periskopi.com Lajme

Marshit protestues të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës i është bashkuar edhe ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe deputetja Mimoza Kusari Lila.

Edhe ato së bashku me shuma gra të tjera po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Reagoni me kohë”, duke kërkuar drejtësi pas vrasjes së Valbona Marku Nrecaj dhe vajzës së saj.

Në mesin e protestuesve janë edhe fëmijët e së ndjerës, të cilët mbajnë bluza me fotografinë e motrës dhe mbishkrimin “Drejtësi për Klarën”, po ashtu edhe daja i tyre Shkelzeni, i cili deklaroi se do të kërkojnë ndihmë nga Shqipëria dhe se pas të pamës do të dalin me shumë informata.

Në mesin e pankartave është edhe ajo që e mban i biri i viktimës në dorë më mbishkrimin “Të dua nënë”.

 

 

Pula: Valbona Marku ndjehej e sigurt tek vëllezërit, asnjëherë s’ka ardhur në zyre të ankohet

Periskopi.com Lajme

Agim Pula nga Zyra për Mbrojtjen e viktimave në Gjakovë ka thënë se e ndjera Valbona Marku asnjëherë nuk është deklaruar se ka pasur kërcënim apo lajmërim për vrasje nga ish-burri.

Sipas tij, ata i kanë ofruar ndihmë, mirëpo, viktima nuk ka pranuar duke thënë se për të do të përkujdeset vëllai i saj.

“Ne i kemi ofruar strehim viktimës, por ajo nuk ka pranuar duke u deklaruar se do të strehohet tek familjarët e saj. Po të njëjtën ditë ne kemi marrë deklaratë shtesë nga vëllai i vet. Ai ka thënë se do t’i marr në mbikëqyrje se do ta shikoj motrën e fëmijët e saj. Sa i përket anës së mbrojtjes së viktimave, ne i kemi ofruar çka ajo ka kërkuar. Për vrasjen ne nuk kemi qenë në dijeni, as që ka ardh në zyrë për këtë apo diçka ndonjë kërcënim. Nuk kemi informacione që ajo ka shprehur ndonjë brengë në zyrën e mbrojtjes së viktimave”, ka thënë ai

Sipas tij, çështja e dhënies së sigurisë është diçka që jepet në disa raste të caktuara dhe duhet të ketë vendim për ta siguruar atë.

Viktima nuk ka kërkuar mbrojtje sepse bashkë me vëllezërit e ka ndjerë vetën të sigurt.