Valencia – Barcelona, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Valencia pret Barcelonën në duelin e sotëm në La Ligë.

Ndeshja do të fillojë ne orën 16:00, ndërsa ekipi i Albert Celades do t’i pret “Katalunasit” në stadiumin Mestalla, shkruan Periskopi.

Ndeshja pritet të jetë më e vështirë për “Katalunasit”,  në mungesë të Suarezit.

Kujtojmë që Barcelona është prijëse e tabelës në La Liga përderisa Valencia gjendet në vendin e 8. /Periskopi/

Presidenti i Atalantas pasi i ra të përballet me Valencian: Janë një dhuratë e hershme për Krishtlindjen

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Atalanta ka dhënë një deklaratë interesante pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve, në Nyon.

Atalanta ka kuptuar se përballë do të ketë skuadrën nga La Liga, Valencia, dhe kjo i ka pëlqyer presidentit të skuadrës,

Sipas tij, Valencia është një dhuratë e hershme për festën e Krishtlindjes.

“Është emocionuese të jesh këtu në Nyon. Valencia janë skuadër e fortë, kështu që do të jetë sfidë e vështirë. Ata kanë eksperiencë” ka thënë Antonio Percassi, transmeton lajmi.net.

“Skuadrat e mëdha janë shmangur, por është një ndeshje delikate. Valencia janë një dhuratë e hershme për Krishtlindjen. Ishte kundërshtari ideal për ne” ka shtuar tutje bosi i Atalanta.

Atalanta pati një grup mjaft të vështirë, ku përballej me skuadra si Manchester City, Atalanta dhe Dinamo Zagreb.

Eleminim i dhimbshëm për Ajaxin, Chelsea e Valencia vazhdojnë tutje

Periskopi.com Sporti

Valencia e ka mposhtur Ajaxin në Amsterdam Arena me rezultat minimal, mjaftueshëm për t’i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve.

Holandezëve i kryente punë edhe barazimit, por nuk e morën dot pasi takimi u vendos nga një gol i Rodrigo (24’) për ta çuar ekipin e tij përpara me pozitën e parë.

Në anën tjetër, Chelsea me një fitore të vështirë 2:1 ndaj Lille arriti të siguronte kualifikimin me vendin e dytë.

Kësisoj, gjysmëfinalisti i vitit të kaluar i kësaj gare do të luajë në Ligën e Evropës.

Mbrojtje amatoreske nga Chelsea – Valencia kalon në epërsi midis ‘Stamford Bridge’

Periskopi.com Sporti

Valencia ka kaluar në epërsi si mysafire e Chelseat në ndeshjen që është duke u zhvilluar në kuadër të Champions Leagues.

Rodrygo ka shënuar në minutën e 75-të, pas një gabimi katastrofal të mbrojtjes së “Të Kaltërve” në organizim gjatë një ndërprerje.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

‘Fëmijët’ e Frank Lampardit sprovohen për herë të parë sonte në CL, ndeshen me Valencian: 11-shet startuese

Periskopi.com Sporti

Chelsea, kampioni i Europa Leagues nga edicioni i kaluar, do të ndeshet sonte me fillim nga ora 21:00 me Valencian në “Stamford Bridge”.

Përballja është e vlefshme për Grupin H, derisa Ajaxi dhe Lille është ndeshja tjetër që zhvillohet në po të njejtën orë.

Ky do të jetë një rast i mirë për djelmoshat e ri të Frank Lampardit që ta dëshmojnë veten në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Chelsea:

Valencia:

16-vjeçari Ansu Fati starton për Barcelonën kundër Valencias: Këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Barcelona pret në “Camp Nou” Valencian në ndeshjen e radhës në La Liga, me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Ernesto Valverdes edhe në këtë përballje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Lionel Messit, mirëpo fakt ngazëllyes është starti i 16-vjeçarit, Ansu Fati nga minuta e parë.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

BarcelonaTer Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, De Jong; Ansu Fati, Griezmann, Perez. 

ValenciaCillessen; Wass, Garay, Paulista, Gaya; Parejo, Coquelin; Ferran, Guedes, Gamerio, Rodrigo; 

Më në fund arrihet marrëveshje: Elseid Hysaj te klubi i njohur nga La Liga

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Napolit, Elsed Hysaj, njëherësh edhe lojtar i Kombëtarës shqiptare, është pajtuar me termet personale për një transferim të mundshëm në Valencia.

Hysaj ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, Valencia rreth kontratës së tij të mundshme ndërsa tani duhet të arrihet marrëveshje me klubin italian aktual të tij, Napoli. /Periskopi.com/

Zyrtare: Nga Barcelona kalon te Valencia

Periskopi.com Sporti

Valencia ka zyrtarizuar blerjen e portierit holandez Jasper Cillessen.

Portieri qëndroi për tre vite te Barcelona, pasi mbërriti nga Ajax në vitin 2016, transmeton Periskopi.

Image

Holandezi u lodh duke qenë gjithmonë në stol dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën te konkurrentët e La Ligas.

Cillessen kreu 32 paraqitje me katalanasit, 11 prej të cilave kanë ardhur në sezonin e fundit.

30-vjeçari është blerë për 30 milionë euro nga Valencia. /Periskopi.com/

Dënimet e mundshme për kurdisjen e ndeshjes në La Liga

Periskopi.com Sporti

Kodi Penal i Federatës së Futbollit të Spanjës i parasheh disa ndëshkime të ndryshme për klubet dhe individët që zbulohet se janë fajtorë për kurdisjen e ndeshjeve.

Një numër i futbollistëve, si dhe presidenti i Huescas, u arrestuan të martën lidhur me rastin e hetimeve për kurdisjen e ndeshjeve në futbollin spanjoll.

Ndëshkimet për këto raste mund të ndryshojnë nga gjashtë muaj deri në katër vjet burg, gjoba që mund ta arrijnë shumën deri në 5.5 milionë euro e madje edhe pezullim nga futbolli për një deri në gjashtë vjet.

Klubet e përfshira në skandalet e kurdisjeve të ndeshjes janë në rrezik edhe të ndëshkimit me rënie nga liga, sipas nenit 75 në kodin disiplinor të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Ndeshja e fituar 2-0 nga Valencia ka përfunduar nën hetim pas sinjalizimit të La Ligas, për shkak të shifrave të jashtëzakonshme të parave luajtur në tregjet e basteve në Evropë e Azi.

Sipas hetimit, marrëveshja nuk ka qenë mes klubeve, por mes lojtarëve të veçantë, që kishin rënë dakord që të përfitonin shifra të mëdha për fitoren e Valencias.

Përmes një deklarate për shtyp, Valencia e shpalli veten të pafajshme dhe pa asnjë lidhje me këtë histori, ndërsa ka kërcënuar me masa ligjore mediat që abuzojnë me lajme të tilla.

Pak a shumë të njëjtën komunikatë ka publikuar edhe Valladolid, që ka premtuar bashkëpunim të plotë me organet hetuese.

E çuditshme: Messi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” pavarësisht humbjes në finale

Periskopi.com Sporti

Barcelona është mposhtur në finale të Copa del Rey nga Valencia, me rezultat 2-1, të shtunën mbrëma.

Blaugranët e gjetën veten në disavantazh prej 2-0 pas vetëm 33 minutave lojë, shkruan Periskopi.

Fillimisht Kevin Gameiro shënoi për t’i dhënë epërsinë e parë Valencias në minutën e 21-të, para se Rodrigo të dyfishonte shifrat në minutën e 33-të.

Krejt çka bëri Barça në vazhdim ishte të shënonte një herë me anë të Lionel Messit në minutën e 73-të.

Sidoqoftë, pas vërshëllimës së fundit “Whoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve dhe e drejtë të themi se janë mjaft të çuditshme.

Messi, sipas gjigantit të statistikave, ishte “Lojtari i Ndeshjes”, pavarësisht se u mposht në finale.

Superylli argjentinas u vlerësua me notën 9.1.

Lojtari me vlerësimin me të ulët ishte portieri i katalunasve, Jasper Cillessen (5.7).

Më poshtë, vlerësimet e plota nga “Whoscored”. /Periskopi.com/

Shokohet Barcelona, Valencia shënon edhe golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Barcelona është duke e pësuar keq nga Valencia në pjesën e parë të finales së Copa del Rey.

Valencia fillimisht kaloi në epërsi me anë të Kevin Gameiros në minutën e 22-të, derisa tani Rodrigo i ka dyfishuar shifrat, 12 minuta më vonë.

Pasi mori një krosim nga krahu i djathtë nga Carlos Soler, Rodrigo shënoi me kokë për t’i dhënë epërsinë e dytë skuadrës së tij.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shiko: Valencia në epërsi kundër Barcelonës, Gameiro e ngulitë topin në rrjetë

Periskopi.com Sporti

Shiko: Valencia në epërsi të befasishme kundër Barcelonës

Valencia ka kaluar në epërsi të befasishme kundër Barcelonës në finalen e Copa del Rey, të shtunën mbrëma.

Kevin Gameiro është ai që ka shënuar, duke qëlluar cakun me një goditje të fuqishme nga brenda zonës, duke mos i lënë asnjë gjasë portierit kundërshtar – minuta e 22-të.

Shikoni golin në viedeon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Publikohet formacionet startuese nga finalja e Copa Del Rey

Periskopi.com Sporti

Barcelona ndeshet sonte në finalen e Copa del Rey me Valencian me fillim nga ora 21:00 në “Estadio Benito Villamarin”.

Blaugranët e kanë rastin ta mbyllin sezonin me një trofe tjetër, pas triumfit në La Liga javë më parë, shkruan Periksopi.

Në anën tjetër, Valencia do të kërkojë ta bartë formën e mirë nga ndeshjet e kaluara në këtë përballje, pasi siguroi kualifikimet për në Champions League nga pozita e katërt në La Liga krejt në fund.

Më poshtë, formacionet startuese të të dy skuadrave:

Barcelona:

Valencia:

Barça sonte kundër Valencias e synon triumfin në Copa del Rey

Periskopi.com Sporti

Copa del Rey konkludohet të shtunën, me finalen e madhe që Lionel Messi me Barcelonën e zhvillojnë kundër Valencia në “Benito Villamarin”.

Blaugranët futen në këtë sfidë si favoritë por do të jenë pa sulmuesin e lënduar, Luis Suarez, derisa Valencia do të mundohet ta vazhdojë momentumin, pasi siguroi kualifikimet për në Champions League në ditën e fundit të La Ligas, duke përfunduar në vendin e katërt.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, derisa Barça përveç Suarezit do të jetë edhe pa Nelson Smedon.

Djelmoshat e Ernesto Valverdes e kanë mundësinë ta mbyllin edicionin edhe me një trofe tjetër, pasi u shpallën kampionë i La Ligas. /Periskopi.com/

Aubameyang vlerësohet me notë fantastike pas hat-trickut – Xhaka merr këtë vlerësim

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka kaluar në finale të Europa Leagues, pasi mposhti Valencian 4-2 në udhëtim, të enjten mbrëma.

Përballja e parë në Londër kishte përfunduar me rezultat 3-1 në të mirë të “Topçinjëve”, kështu që djelmoshat e Unai Emeryt pa shumë vështirësi siguruan finalen, shkruan Periskopi.

Një hat-trick nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe një shënim tjetër nga Alexandre Lacazette ia siguruan londinezëve fitoren, derisa Kevin Gameiro shënoi të dy golat për vendësit.


Pas vërshëllimës së fundit, “Whoscored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve, duke i dhënë notën maksimale 10/10 Aubameyangut.

Sa i përket mesfushorit nga Kosova, Granit Xhaka – i cili luajti për 90 minuta – ai është vlerësuar me notën 6.9.

Bashkëkombasi i tij, Shkodran Mustafi – i cili u inkuadrua në pjesën e dytë – u vlerësua me notën 6.3.

Shikoni vlerësimet e plota më poshtë. /Periskopi.com/

Aubameyang rikthen epërsinë e Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Arsenali e ka rikthyer epërsinë kundër Valencias, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leagues, të enjten mbrëma.

Sulmuesi nga Gaboni ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën, pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin nga i riu Maitland-Niles në minutën e 69-të.

Londinezët avancojnë 3-2 kur kanë mbetur edhe 20 minuta lojë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Valencia barazon kundër Arsenalit – përsëri i njejti lojtar

Periskopi.com Sporti

Dy gola brenda tetë minutave janë shënuar në ndeshjen mes Valencias dhe Arsenalit, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Europa Leagues, të enjten mbrëma.

Kevin Gameiro ka shënuar golin e dytë personal dhe për skuadrën në minutën e 58-të, tetë minuta pasi Lacazette kishte kaluar Arsenalin në epërsi.

Kujtojmë se ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar 3-1 në të mirë të Arsenalit.

Shikoni golin e dytë të Gameiros më poshtë. /Periskopi.com/

 

Arsenali kalon në epërsi për herë të parë në ndeshje kundër Valencias

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka arritur të përmbysë rezultatin pasi fillimisht e gjeti veten në disavantazh prej 1-0.

Kevin Gameiro kaloi Valencian në epërsi pas 11 minutave lojë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leagues, por “Topçinjtë” u rikthyen me Pierre-Emerick Aubameyang, i cili barazoi shifrat në minutën e 17-të.

Alexandre Lacazette është ai që ia ka dhënë epërsinë për herë të parë londinezëve në minutën e 50-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Mendoni se keni pasur ditë të keqe sot? Shikoni çfarë i ndodhi kësaj prezantuese para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Arsenalit dhe Valencias po i bënin nxemjet e fundit kur një prezantueses televizive i ndodhi diçka që vështirë se e kishte menduar ndonjëherë se do t’i ndodhte.

Ajo po shfaqej para kamerës, e buzëqeshur, duke paralajmëruar ndeshjen gjysmëfinale mes Valencias dhe Arsenalit, kur një top nga largësia e goditi në kokë.

Rezultati? Epo, shikoni videon e mëposhtme.

Me që ra fjala, Arsenali është duke barazuar 1-1 me Valencian pas pjesës së parë në Spanjë. /Periskopi.com/

 

News reporter gets taken out by a football during Valencia vs Arsenal warm-up from r/soccer

Valencia-Arsenal: Shënohen dy gola të shpejtë në Spanjë

Periskopi.com Sporti

Arsenali e ka gjetur veten në disavantazh qysh në minutën e 11-të, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leagues, të enjten mbrëma, por ka arritur të barazojë vetëm gjashtë minuta më vonë.

“Topçinjtë” u futën në këtë përballje me një avantazh prej 3-1 nga përballja e parë në Londër, por e gjetën veten në telashe pas vetëm 11 minutave lojë.

Kevin Gameiro është ai që ka shënuar pasi shfrytëzoi asistimin e Rodrigos.

Shikoni golin në videon e mëposhtme.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Aubameyang ka barazuar.

 

Shikoni golin e gabonezit. /Periskopi.com/