Blero dhe Afrona morën vëmendje me një vallëzim atraktiv në dasmën e tyre

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmë (e shtunë), këngëtari shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Nën perëndimin e diellit, praninë e familjarëve, miqve dhe kolegëve të shumtë, çifti i njohur i showbizit i thënë “PO” njëri-tjetrit.

Të njëjtit kishin zgjedhur që gjithë ambientin ta dekoronin në ngjyrë të bardhë dhe shumë të veçantë, teksa në qendër të vëmendjes nuk ka dyshim se tërë kohën ishte Afrona.

Për ceremoninë e kurorëzimit, bukuroshja shqiptare kishte veshur një fustan të bardhë në stil princeshe, shoqëruar me një vello të gjatë, derisa Blero zgjodhi një kombinim bardhë e zi dhe jo vetëm.

Kostumi i dytë i Bleros ishte tërësisht në të zeza, përkundër Afronës që ndërroi tre fustana dhe që secili prej tyre e bëri të dukej më elegante.

Veç tjerash, çifti zgjodhën një nga resortet më të bukura në Shëngjin për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Dhe në fund, dyshja vendosën të bëjnë një vallëzim më ndryshe dhe mjaft atraktiv për të gjithë të pranishmit, nga të cilët u duartrokitën dhe morën brohoritje të mëdha.

Përndryshe, Blero dhe Afrona kanë më shumë se pesë vite që jetojnë një histori dashurie, të mbushur me sakrifica të shumta për shkak të largësisë mes tyre.

Hillary Clinton duke vallëzuar me muzikë indiane në dasmën e vajzës së pasanikut indian

Periskopi.com Video

Bebe Rexha e Dua Lipa festojnë si shqiptare, hedhin valle pas MTV EMA

Periskopi.com Showbiz

Vajzat janë bërë bashkë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Spanjë.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Europe Music Awards’ nga MTV në Bilbao të Spanjës.

Prezente kanë qenë edhe dy vajzat shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shkruan Gazeta Express.

Dua ka marrë pjesë me katër nominime, ndërsa ka fituar si artistja më e mirë e muzikës Pop, ndërsa Bebe Rexha ka bërë një perfomancë marrmaendëse të këngës “I’m a mess” me një ‘ushtri’ valltarësh.

Kështu, vajzat kanë pasur arsye për të festuar.

Ato janë bërë bashkë në dhomën e hotelit të Bebe-s, menjëherë pas ceremonisë, ndërsa kanë hedhur valle në mënyrë tipike shqiptare, derisa po dëgjonin këngën ‘Mia’ nga Drake dhe Bad Bunny.

 

View this post on Instagram

 

The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Vallëzimi që po ‘çmend’ botën, inspirohen nga Harry Potter

Periskopi.com Fun

Një trupë vallëzimi në shkollë që elektruzoi  gjyqtarët në Got Talent të vitit të kaluar të Amerikës, ka marrë vëmendjen përsëri.

Performanca e frymëzuar e Harry Potter nga ekipi i vallëzimit PAC është shikuar më shumë se katër milionë herë që kur është ngarkuar në internet.

Të kompletuar me hitet nga Flo Rida dhe Nicki Minaj, të rinjtë e veshur si magjistarë vallëzuan në shfaqjen në asamblenë vjetore në shkollën e mesme Ëalden Grove në Arizona.

Të rinjtë, të cilët arritën në finalet e katërt të AGT, kishin një shtyllë shkallësh, si dhe shufra magjike.

Në një moment, kërcimtarë që luanin rolet e Harry, Hermione dhe Ron, u ‘shkarravitën’ përgjatë dyshemeve në shpinë të bashkëshortëve të tyre të hedhur sikur po fluturonin me shkopinj.

Vallëzimi i çmendur i Anita Haradinajt në stadium (Video)

Periskopi.com Showbiz

Bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, realizon vallëzimin “Fortnite Challenge” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kryeministri Haradinaj dje shikoi ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe në Stadiumin “Fadil Vokrri”, bashkë me gruan e tij, Anitën.

E, pas ndeshjes, derisa krerët shtetërorë po dilnin nga stadiumi, Anita bëri vallëzimin që u bë i famshëm në rrjetet sociale nga loja “Fortnite”.

​Vallëzimi i Theresa May bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja britanike, Theresa May gjatë një vizite në Afrikën e Jugut, vallëzoi para një shkolle fillore, së bashku me nxënësit e shkollës, i cili vallëzim u bë një hit në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës May ka njoftuar planet për të rritur investimet e Britanisë në Afrikë pas Brexit.

Në një fjalim në Cape Town, ajo premtoi 4 miliardë funte në mbështetje të ekonomive afrikane për të krijuar vende pune për të rinjtë.

Ajo gjithashtu premtoi një ndryshim themelor në ndihmën për shpenzimet për t’u përqendruar në sfidat afatgjata ekonomike dhe të sigurisë, në vend të reduktimit afatshkurtër të varfërisë.

Dikur ishin të dashur, tani Dua Lipa me Isaac Carew vallëzojnë me këngën e Ledrit

Periskopi.com Showbiz

Koncerti i Dua Lipës është ngjarja më e përfolur këto ditë.

Këngëtarja do të performojë sonte (e premte) në parkun e Gërmisë, e bashkë me të edhe shumë artistë të tjerë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, Dua me të dashurin, Isaac Carew, familjarët dhe anëtarët e tjerë të ekipit janë argëtuar me këngë shqipe.

Në mesin e këngëve me të cilat vallëzuan ata ishte edhe ajo e Ledri Vulës, i cili njihet si ish i dashuri i Duas.

 

 

Klaudia Pepa zhvishet edhe në stacionin e autobusit, shikoni kërcimin provokue

Periskopi.com Uncategorized

Klaudia Pepa ka befasuar sërish me postimin e saj më të fundit.

Balerina tashmë realizon video me koreografi nga më të çuditshmet dhe vendi ku shfaqet nuk është aspak i zakonshëm.

Pasi pamë videot në market, në shtrat dhe në rrugë, të fundit Kluadia e ka realizuar në stacionin e autobuzit.

Të menjëhersme kanë qenë reagimet e fansave të saj pas publikimit.|

This song ? #sweat @djjohngibbons

A post shared by Klaudia Pepa Official (@klaudiapepa) on

This song ? #sweat @djjohngibbons

A post shared by Klaudia Pepa Official (@klaudiapepa) on