Syla: Nëse nuk arrihet koalicioni, pas Krishtlindjeve do të kemi përsëri zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Publicisti  Valon Syla ka folur për Telegrafin serb në lidhej me zgjedhjet 2019, ku ka thënë se është e mundur një koalicion mes LVV, LDK dhe AAK së bashku me pakicën.

Syla tha mund të ndodhë një koalicion mes LDK’së, VV’së dhe komuniteteve në Kosovë, por sipas tij mund të ndodhë edhe varianti tjetër që nëse koalicioni nuk mund të arrihet, atëherë Kosova do të shkon pas Krishtlindjeve edhe njëherë në zgjedhje.

‘Në këtë mënyrë mund të bëhet koalicioni, e cila do të përbëhej prej 60 shqiptarëve, 10 serbëve dhe 10 joserbë nga radhët e komunitetit të pakicës. Por, personalisht mendoj se mund të ndodh të mos ketë sukses formimi i Qeverisë. Shumë lehtë mund të ndodh që pas Krishtlindjeve të kemi përsëri zgjedhje’, ka thënë Syla për Telegraf.rs, transmeton Gazeta Metro.

Në pyetjen nga Telegraf.rs për Sylën se se a mund të bëhet Albin Kurti kryeministër, ai tha se nuk mund ta krijon Qeverinë edhe aq lehtë.

“Personalisht mendoj që Kurti nuk do të mund të krijoj qeverinë, edhe pse opozita është e interesuar që ky ta bëj këtë’, ka përmbyllur Syla.