Paolo Maldini zbulon lojtarin më i mirë me të cilin ka luajtur: ‘Ai ishte i mirë me të djathtën, me të majtën dhe me kokë’

Periskopi.com Sporti
Paulo Maldini ka folur në lidhje me futbollistin më të mirë që ka luajtur gjatë jetës së tij. Legjenda e Milanit ka treguar se lojtari më i mirë që ka parë live është Marco Van Basten.”Milani më i madh që kam luajtur ndoshta ka qenë rreth viteve 1991-94. Ka qenë një ekip me shumë emra të mëdhenj. Gullit qëndronte në të djathtë me Tassottin, ndërsa Van Bastern, Massaro, Papin, Boban dhe Savicevic. Nuk ishte ekip normal!

“Më ka bërë përshtypje më shumë se të gjithë Van Basten. Ai ishte mirë me të djathtën, me të majtën, me kokë. Ishte shumë i fortë dhe i shpejtë, më i miri. Holandezi luajti për pak kohë, vetëm 28 vite. Ishte fatkeqësi që u ndal në një moment të tillë”, – tha ai për Ad.nl.

“Neymar është futbollist teatral”

Periskopi.com Botërori 2018

Vazhdojnë kritikat për simulimet e shumta në fushë të yllit brazilian.

Neymar nuk arriti të linte gjurmë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Në vend të paraqitjeve të tij, më shumë u përfol për rrokullisjet në fushë të brazilianit, që sipas shumë ekspertëve të futbollit po cilësohen si teatrale.

I këtij mendimi është edhe Marco Van Basten i cili këshillon Neymarin t’i lërë këto skena dhe të koncentrohet më shumë te futbolli.

“Nëse bën shumë skena, sigurisht që nuk të vjen në ndihmë kjo gjë. Megjithëse është gjithmonë mirë që të kesh një sens humori, kur njerëzit mund ta përdorin pozitivisht, ka gjithmonë një masë”, ka thënë Van Basten.

“Nuk është aspak pozitive një sjellje e tillë. Në momentin që sjellja ekzagjerohet, harrohet edhe goditja që ai mund të ketë marrë vërtet. Neymar duhet ta kuptojë këtë gjë”, ka theksuar legjenda e futbollit holandez.

Imazhi i fundit për të “portretizuar” yllin brazilian të PSG-së është ai, në të cilin alfabeti është treguar sipas disa prej pozicioneve të Neymar, pas marrjes së një faulli.