Një vit nga vdekja e Kobe, postimi i Vanessa Bryant është zemërthyes: Kurrë nuk do ta kuptoj

Periskopi.com Sporti

Saktësisht sot, një vit më parë, legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe bija e tij 13-vjeçare, Gianna, plus shtatë të tjerë vdiqën tragjikisht në përplasjen e helikopterit me të cilin po udhëtonin në Karolinën e Jugut.

Ish-ylli i Lakers ishte 41-vjeçar.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, e veja e Kobet dhe nëna e Giannas, Vanessa Bryant, postoi një letër emocionuese në Instagram të cilën ia kishte dërguar asaj një nga shoqet e Giannas, shkruan Periskopi.

”Shpresoj që në mesin e tërë këtij trishtimi ti mund ta gjesh një shkëndijë ngazëllimi rreth asaj se kush ishte bija që ti krijove dhe rrite,” shkruhet ndër të tjerash në letër.

”Ju e bëtë si duhet zonja Bryant, dhe të gjithë jemi përjetësisht mirënjohës ndaj teje.”

Në postimin e saj, Vanessa shkroi: ”Më mungon vajza ime e vogël dhe Kob-Kob kaq shumë, poashtu.

”Kurrë nuk do ta kuptoj pse/si kjo tragjedi i ndodhi dy qenieve kaq madhështore, nuk duket reale. Kob, e bëmë si duhet. Gigi, ti ende e bën krenare nënën. Të dua.”

Bryantët kanë tri vajza të tjera: Natalia, 18-vjeçare; Bianka, 4-vjeçare; dhe Capri Kobe, 1-vjeçare. /Periskopi.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vanessa Bryant 🦋 (@vanessabryant)

 

Vanessa Bryant uron LA Lakers pas shpalljes kampion në NBA: Ja urimi i veçantë

Periskopi.com Sporti

Los Angeles Lakers është shpallur kampioni i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra ka fituar titullin e 17-të në histori të klubit, pasi kanë mposhtur pas gjashtë ndeshjeve Miami Heat me 4-2.

Me këtë rast, gruaja e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, Vanessa Bryant, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke shprehur urimet e saj pas fitores.

Lakers ndërkohë ia dedikuan këtë fitore Kobe, i cili së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën tragjikisht në një përplasje me helikopter në fillim të këtij viti.

Vanessa postoi një foto të Kobe dhe menaxherit të përgjithshëm të Lakers, Rob Pelinka, në Instagram pas fitores së Lakers ndaj Miami Heat.

“Urime xhaxha P. Urime për Lakers, Kobe kishte të drejtë. Sikur të ishin këtu Kobe dhe Gigi për ta parë këtë”, ka thënë ajo.

Për Lakers, ky ishte titulli i 17-të në histori të klubit dhe tani janë barazuar me Boston Celtics që kanë numër të njëjtë të titujve të fituar.

Ish- shoku i skuadrës së Kobe Bryant ia lë emrin vajzës Gianna – ky është reagimi i Vanessa Bryant

Periskopi.com Sporti

Basketbollisti spanjoll, Pau Gasol e ka bërë lidhjen e tij të veçantë me familjen e të ndjerit Kobe Bryant edhe më të fortë, pasi sportisti i ka vendosur fëmijës së tij të parë me bashkëshorten Cat McDonnell emrin e vajzës së ish-legjendës, Gianna Bryant. 13-vjeçarja së bashku me Kobe-n dhe shtatë persona të tjerë ndërruan jetë në një aksident ajror në Calabasas,California më 26 janar, një tragjedi që preku million njerëz në mbarë botën.

Gasol fitoi dy kampionate NBA me Bryant në vitin 2009 dhe 2010 dhe sigurisht qëndruan shokë të ngushtë me njëri tjetrin deri në vdekjen e Bryant. Në një mesazh të postuar në Twitter të dielën, Gasol njoftoi lindjen e vajzës së tij. ” Vajza jonë e vogël tashmë është me ne! Gjithçka shkoi vërtetë mirë dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur!! Elisabet Gianna Gasol, një emër shumë domethënës për vajzën tonë të çmuar!!” tha ai.

 

Në koment që ra në sy ishte edhe ajo e bashkëshortes së Kobe, Vanessa Bryant. “Ju dua të 3”, u përgjigj ajo. “Urime”Vanessa gjithashtu ndau lajmin e bukur edhe me ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar se ajo është kumbara e vajzës së porsalindur.“ Urime @paugasol @ catmcdonnell7 Ju dua shumë! Shumë e prekur nga kërkesa juaj për të nderuar Gigin tim”, shkruajti Bryant. “Mezi pres të mbaj në duar Elisabet Gianna Gasol. ”