Edhe sot vapë në Kosovë, ja temperaturat

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme, mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme, shkruan lajmi.net

Sipas IHMK-së, minimalja do të jetë 12 gradë celsius kurse maksimalja do të arrijë në 33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

“Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjellura me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do ti ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit”, ka bërë të ditur IHMK.

 

Rikthehet vapa, ja temperaturat për sot dhe nesër

Periskopi.com Lajme

Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme.

Kështu që në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri të shënojë vlera deri në 33 gradë Celsius, por temperaturat minimale gjatë natës do të kalojnë në vlera një shifrore nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Edhe në fushat barike do të ketë rritje mbi vlerat e normales. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përgjatë viseve malore.

Nuk parashihet të ketë reshje deri ditën e shtune apo të dielën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Në Shqipëri temperaturat deri në 40 gradë celsius

Periskopi.com Lajme

Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet dhe në lugina në orët e nxehta të ditës. Valëzimi në det do të jetë forcës 2 ballë.

Temperatura minimale do të sillen nga 24-26 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 38-40 gradë Celsius

 

Vapë e madhe edhe sot

Periskopi.com Lajme

Sot do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Temperaturat mbeten të ngjashme, me minimalet që do të lëvizin nga 15-17 gradë celsius dhe ato maksimalet nga 34 deri në 35 gradë celsius, por në fushat barike do të ketë rritje të lehta.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti me diellin nga ora 10-17 mundësisht të jetë sa ma i kufizuar.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

 

Vapa e madhe, komuna e Prishtinës ka një apel për qytetarët

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell përshkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë ditëve në vijim.

“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të personat me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna njofton se në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti” do të vendosin dy cisterna me ujë të pijshëm.

“Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksëve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm  dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”

Komuna njofton se në bashkëpunim me ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë që do të jetë në gatishmëri të plotë.

“Luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen te ekipi kujdestar apo edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt.Në të njejtën kohë, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

 

Vapa e madhe, hajdutët vjedhin pishinën

Periskopi.com Lajme

Dy hajna kanë vjedhur një pishinë që montohet me vlerë prej 300 funtave në Uorthing të Britanisë së Madhe.

Pamjet nga kamerat kanë kapur gjithçka, derisa hajdutët kryen vjedhjen në ditën më të nxehtë sivjet në Britani, ku temperatura arriti 38.7 gradë Celcius.

Policia në këtë qytet në Britani ka konfirmuar se rasti është raportuar dhe kanë marrë pamjet. Ata thonë se rasti mund të zbardhet shpejt.

Këto janë pamjet kur hajnat vjedhin pishinën dhe nuk dallohen fare:

Ekspertët këshillojnë kujdes për fëmijët nga vapa

Periskopi.com Shëndeti

Periudha e nxehtë e verës dhe sidomos ajo e plazhit sjell problematika për shëndetin e fëmijëve.

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, konsumi i ushqimeve jashtë, shpeshherë bëhen shkak për problematika të tilla si dehidratimi i të vegjëlve.

Mjekët këshillojnë kujdesin me higjienën e sidomos më ushqimin. Sipas tyre, në periudhën e verës problematikë shumë e rëndësishme janë të vjellat. Ndaj, bluzat e bardha rekomandojnë që prindërit të kenë kujdes me higjienën, me përgatitjen e ushqimeve, me ruajtjen e tyre në temperatura ideale.

Luhatja e temperaturave ditët e fundit ka sjellë edhe raste të fëmijëve me bronkopneumoni, sidomos tek moshat më të mëdha 6-12 vjeç. Probleme gjithashtu mbeten virozat ngjitëse, për të cilët mjekët këshillojnë të mos ekspozojnë fëmijët e sëmurë me fëmijë të tjerë.

 

Lopët freskohen në Liqenin e Batllavës (Foto)

Periskopi.com Fun

Gjatë ditës së sotme në vend kanë mbretëruar temperatura të larta.

Shumë qytetarë u freskuan nëpër pishina, e disa tashmë kanë nisur pushimet nëpër plazhe të ndryshme të Shqipërisë.

Për shkak të temperaturave të larta, edhe disa lopë janë freskuar.

Siç shihet në këto pamje, disa lopë janë futur tek Liqeni i Batllavës në Podujevë.

 

Vapë e madhe në Kolumbi, doktorët habisin me këshillën e tyre

Periskopi.com Lajme

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.

Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.

Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.

“Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më fresk”, tha Salas. Ai shtoi: “Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”.

Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Vala e nxehtësisë, që filloi në qershor, do të vazhdojë për javët e ardhshme.

Një truk i vogël për të shpëtuar nga vapa e natës

Periskopi.com Shëndeti

Vapa e verës është një ndër shqetësimet kryesore të kësaj stine. Nëse gjatë ditës, vera mund të jetë e bukur, por kur vjen puna te gjumi i natës, gjërat ndërlikohen.

Vapa t’i vështirëson të gjitha dhe kondicioneri nuk është ide e mirë, në çdo rast, ka edhe ai pasojat e tij. Ndonjëherë, mjafton një truk i vogël, në këtë rast edhe i shpejt, për të kapërcyer problemin.

Që të mbijetosh edhe këto ditë që i kanë mbetur gushtit (që nuk janë pak, në fakt) zbato këtë truk të vogël.

Hiqe këllëfin e jastëkut dhe vendose në një qese transparente, mbylleni qesen mirë dhe vendoseni në akull për pak kohë.

Këllëfi do të freskohet dhe kur ta përdorni do të shërbejë për të ulur temperaturën e trupit. Do të ndihesh me siguri më mirë.

Temperaturat e larta në Kosovë: Kujdes sot nga rrezet e diellit

Periskopi.com Lajme

Me mot me diell dhe me temperatura tipike verore do të përfshihet Kosova përgjatë pesë ditëve në vazhdim.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 29-34 gradë celsius.

“Indeksi i UV (rrezeve ultraviolete) do të jetë i lartë, në shkallën e rrezikshmërisë, prandaj personat me probleme kronike, preferohet t’ju përmbahen këshillave të Institutit Kombëtar, të konsumojnë sa ma shumë lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ose të kenë masa mbrojtëse, rroba me ngjyra të hapura, ombrella, po ashtu me ngjyra të hapura”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Dita e mërkurë dhe e enjte, parashihen të shënojnë vlerat më të larta të temperaturave maksimale.

“Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënie në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës”, thuhet në komunikatë.

Temperatura për 3-5 gradë celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra.

Gjatë ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë, drejtimesh të ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.

 

A është Kosova e gatshme t’i përballojë të nxehtit që po vjen

Periskopi.com Lajme

Ditët e freskëta të verës të cilat u përcollën me reshje shiu, duket se kanë mbaruar.

Vala e të nxehtit që ka kapluar perëndimin e kontinentit, do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura të jashtëzakonshme sikur në vendet tjera evropiane.

Kështu të paktën po thotë eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Ai thotë se ngritja e temperaturave dhe ndryshimi klimatik është në suaza normale, pasi janë temperatura stinore.

Tahirsylaj thotë se kjo ngritje e temperaturave nuk është shqetësuese, derisa bën thirrje tek qytetarët që t’i shfrytëzojnë këto temperatura e në veçanti për bujqësi.

Ndërsa Komandanti i brigadës së zjarrëfiksëve, Latif Zekaj tha se ata janë të gatshëm dhe të përgatitur teknikisht për t’iu përgjigjur situatave emergjente nga ngritjet e temperaturave.

E Zeka foli edhe për grevën e paralajmëruar nga brigada e zjarrëfiksëve, i pyetur nga Tribuna Channel se a do të ndërhyjnë në situata emergjente nëse janë në grevë, ai tha se janë të gatshëm ta kryejnë detyrën e tyre pa marrë parasysh situatës.

E temperaturat e larta filluan që nga dita e shtunë ku u përcollën me 30 gradë celsius, ndërsa ky muaj pritet të jetë vazhdimisht i nxehtë dhe pa reshje shiu.

Rekord temperaturash të larta, dy të vdekur në Spanjë

Periskopi.com Lajme

Dy persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e temperaturave të larta, që kanë përfshirë gadishullin Iberik, ku sipas parashikimeve metereologjike, pritet të jenë më të larta se 45 gradë këtë fundjavë.

Autoritetet në rajonin juglindor të Murcia kanë konfirmuar se si pasojë e të nxehtit ekstrem, 2 persona humbën jetën.

Ministria rajonale e Shëndetësisë, tha se një i moshuar 78 vjeçar humbi jetën të enjten ndërsa po punonte në kopshtin e tij, ndërsa një 41 vjeçar vdiq të mërkurën pasi pësoi goditje nga i nxehti teksa punonte në autostradë.

Një valë jashtëzakonisht e nxehtë që vinte nga Afrika përfshiu që të mërkurën disa zona të Spanjës, ku temperaturat arritën deri në 45 gradë këtë të shtunë. Në alarm të kuq nga i nxehti janë dy provinca në rajonin perëndimor të Extremadura, ndërsa Madridi dhe pjesa më e madhe e Spanjës qëndrore dhe jugperëndimore janë në alarm portokalli.

Megjithatë sipas zyrës së metereologjisë së Spanjës, Aemet, temperaturat nuk pritet të tejkalojnë rekordin evropian prej 48 gradësh të vendosur në Athinë në vitin 1977.

“ Ne jemi në një valë të nxehti që do të zgjasë deri të hënën, ndërsa të martën dhe të mërkurën temperaturat do të ulen ndjeshëm,” ka deklaruar Ruben Del Campo, zëdhënës i Aemet.

Ai tha se temperatur më e lartë e regjistruar në Spanjë deri tani është ajo e 46.9 gradë, ndërsa në disa zona në rajonin jugor të Alentejos në Portugali temperaturat pritet të shkojnë në 47 gradë.

Ndërkohë shërbimet e emergjencës në Portugali janë në gadishmëri për të parandaluar përsëritjen e një katastrofe të mundshme nga zjarret si ajo e vitit të kaluar ku 114 persona humbën jetën.

Vapa kaplon edhe Britaninë, parashikohen temperatura rekord

Periskopi.com Lajme

Meteorologët parashikojnë që deri të premten, në Britaninë e Madhe të thyhet rekordi i deritanishëm i të nxehtit.

Termometri llogaritet të shënojë 37 gradë celsius në jug, në lindje dhe në rajonet qendrore të vendit, por ekspertët thonë se nëse “të gjitha kushtet bëhen bashkë”, mund të kapërcehet rekordi i 38,5 gradëve, i vendosur në Kent, gushtin e vitit 2003.

Pjesa më e madhe e Anglisë nga ana tjetër mund të përjetojë stuhi të mëdha shiu dhe breshër të premten, çka sjell edhe rrezikun e përmbytjeve të befasishme. Disa zona ka gjasa të përballen me 30mm shi brenda një ore.

Autoritetet ndërkohë janë duke paralajmëruar personat që po përfitojnë nga këto ditë të nxehta për të shijuar një kamping në ambiente të hapura apo dhe aktivitete të tjera jashtë në zona të thata, që të bëjnë kujdes se mund të nisin padashur zjarre.

Zëvendës/shefi i zjarrfikësve të Londrës, Tom George tha se pjesëtarëve të kësaj force u ka ardhur në majë të hundës “fakti që njerëzve u kërkohet me politesë të tregohen të kujdesshëm”, kur kjo duhet konsideruar një detyrim.

Në mbarë vendin, brigada të tjera po lëshojnë paralajmërime të ngjashme mbi rrezikun që mund të paraqesin cigaret, shishet e qelqit dhe zjarret e kampingjeve në vende ku mjedisi është i thatë.

I nxehti i madh, vdesin 33 persona

Periskopi.com Lajme

33 persona kanë humbur jetën nga vala e të nxehtit të pazakontë që ka prekur pjesën jugore të provincës kanadeze të Quebec. Sipas asaj që shkruan BBC, moti i nxehtë nisi të premten, me temperatura që shkruan deri në 35 gradë Celcius dhe me lagështi të madhe.

Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë përgjatë gjithë kësaj jave, me 17 viktima të raportuara deri të mërkurën dhe duke shënuar shifrën rekord prej 33 të vdekur të enjten.

Kjo valë e të nxehtit është më e rënda që ka parë kjo provincë në dekada të tëra. Zyrtarët u bënë thirrje njerëzve që të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije.

“Po bëjmë gjithçka mundemi” tha kryebashkiakja e Montreal, Valerie Plante. Qyteti ka hapur pishinat dhe hapësirat me ajër të kondicionuar për publikun.

Deri më tani, 12 nga 33 viktimat kanë qenë në Montreal, qyteti më i populluar në këtë provincë. Temperaturat mesatare në Montreal normalisht janë nën 25 gradë Celcius në këtë periudhë të vitit.