Ish-agjenti i Benzemas e kritikon rëndë Raphael Varanen

Periskopi.com Sporti

Ish-agjenti i Karim Benzemas, Karim Djaziri e ka kritikuar Raphael Varanen për formën e tij në këtë edicion, duke thënë se është shndërruar në hije të tij.

Real Madridi pësoi edhe disfatën e dytë në këtë edicion në La Liga, pasi në të dielën humbi 4-1 në udhëtim te Valencia.

Varane prodhoi një auto-gol dhe shkaktoi tri penallti të cilat u realizuan nga Cristian Soler, duke dhënë kështu një paraqitje për t’u harruar.

Për formën e tij, Djaziri ka kritikuar mbrojtësin francez që nuk po arrin të rikthehet në formën e tij të lartë.

“Që nga ndeshja me Manchester Cityn, Varane ka qenë hija e vetës”, ka shkruar ish-agjenti i Benzemas në llogarinë e tij në Twitter.

Natyrisht se Varane kishte dështuar të tregonte vetën në përballjen me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve në edicion e kaluar, duke u lënë fajtor për dy golat e pranuar.

Image: Twitter

Varane: Pogba do të ishte fantastik tek Reali

Periskopi.com Sporti

Raphael Varane beson se Paul Pogba do të ishte një transferim “fantastik” nëse do t’i bashkohej Real Madridit.

“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Pogba është një lojtar i mirë. Unë e njoh shumë mirë. Për çdo ekip ai do të ishte fantastik”, tha Varane.

“Kam besim te shokët e mi të skuadrës. Nëse vijnë lojtarë të rinj, ne do të shohim, por kam besim te shokët e mi të skuadrës”, përfundoi ai.

Gjatë merkatos së verës Pogba është lidhur shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu”.

Varane mendon largimin nga Reali

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi francez mund të largohet nga Los Blancos gjatë verës.

Raphael Varane po mendon largimin nga Real Madridi në fund të sezonit.

Kështu shkruan e përditshmja franceze L’Equipe, sipas të cilës mbrojtësi kampion bote me Francën kërkon sfida të reja, edhe pse në stolin e klubit mbretëror është kthyer Zinedine Zidane.

Në fillim të sezoni të kaluar Varane rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022, por situata e krijuar së fundmi me daljen nga lufta për trofe në të gjitha kompeticionet ka ndikuar në anën psikologjike të lojtarit.

Klubi që dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit duhet të arrijë një marrëveshje me Realin, ose të paguajë klauzolën e largimit 200 milionë euro, një shifër kjo shumë e lartë, sidomos kur bëhet fjalë për një mbrojtës.

Varane kundër Ronaldos: Nuk e meriton Topin e Artë

Periskopi.com Sporti

Raphael Varane ka deklaruar se çdo bashkëlojtarë i tij tek Franca që do ta fitonte Topin e Artë, do ishte vendim i drejtë nga France Football.

Mbrojtësi i Real Madridit ka marrë mbështetjen nga ish-lojtari francez, Michel Platini për ta fituar çmimin pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës në 2018, lojtari i vetëm që e bëri këtë, përcjell Periskopi.

Por rivalët e Varane janë bashkëlojtarët e tij te ‘Gjelat’, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann, ky i fundit fitoi Europa Leaguen me Atleticon.

Image result for Varane Ronaldo Modric

Përveç treshes së përmendur, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo janë dy kandidat serioz që mund ta rrëmbejnë çmimin e më të mirit.

Por Varane nuk mendon se dyshja Modric-Ronaldo e meritojnë ‘Topin e Artë’: ”Një lojtar francez e meriton çmimin. Nuk ka rëndësi cili, por e rëndësishme është që të jetë francez”.

Është në lajme se kush mund ta fitojë, por ne nuk flasim për këtë. Ne flasim për atë që është bërë, por jo [që] dikush e meriton atë më shumë se një tjetër. Të gjithë ne kontribuam. Nuk mund të thuash: ‘Ai nuk e meriton, ai nuk ka punuar’.”   /Periskopi/

“Çmendem kur më kërkojnë të luaj si Ramos, nuk dua të jem si ai”

Periskopi.com Sporti

Raphael Varane u shpall kampion bote me Francën, derisa ka thënë që çmendet kur të tjerët e krahasojnë atë me Serigo Ramos

Varane dhe Ramos janë dyshja kryesore e mbrojtjes së Real Madridit dhe së bashku kanë fituar shumë trofe vitet e fundit, shkruan Periskopi.

Mbrojtësit francez nuk i pëlqen aspak kur të tjerët e krahasojnë me Ramosin.

“Ndonjëherë më pyesin që unë të luaj si Ramos, të jem më agresiv. Unë kam stilin tim të lojë dhe deri tani ka punuar mirë. Kanë tentuar të ma ndryshojnë mënyrën e lojës shumë herë,” ka thënë Varane.

“Çmendem kur më kërkojnë që të jem si Ramos. A e kanë pyetur atë që të luaj si dikush tjetër? Ata[Reali] e kanë pranuar Ramosin ashtu siç është dhe kështu kam dëshirë të veprojnë edhe me mua,”. /Periskopi/
Image result for ramos and varane

Franca kalon në epërsi pas një skeme fantastike nga gjuajtja e lirë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Raphael Varane ka shënuar gol të bukur me kokë për t’i dhënë epërsinë e parë Francës në ndeshjen kundër Uruguajit

Në ‘Nizhny Novgorod’ po luhet çerekfinalja e parë e Kupës së Botës, ku po takohen Uruguaji dhe Franca, shkruan Periskopi.

‘Gjelat’ kanë kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Varane në minutën e 40-të.

Griezmann mashtroi mbrojtjen e Uruguajit gjatë ndërprerjes, ndërsa më pas Varane shënoi me kokë. /Periskopi/