Në Gjilan një person e varë vetën në stallën e lopëve

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton që në fshatin Pogragjë, një person i moshës 46 vjeçar është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë, saktësisht në stallën e lopëve.

Rasti është duke u hetuar, ku prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për obduksion, në Prishtinë.

Kërcënim i rëndë për protestuesit në Serbi: Në shesh vendoset trekëmbësh për varje

Periskopi.com Lajme

Protestat në Beograd kundër pushtetit aktual në Serbi të Aleskandar Vucicit deri më tash kanë kaluar pa incidentë. Por, nga mbrëmë, kur u mbajt protesta e nëntë me radhë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Mediet e Beogradit njoftojnë se mbrëmë në lagjen Terazije të Beogradit është vënë një trekëmbësh për varjes, akt të cilin e kanë gjykuar zyrtarët shtetërorë, duke thënë se ky është kërcënim për të gjitha ata “të cilët nuk mendojnë si ata”, d.m.th. si organizatorët e protestave dhe opozitarët, ndërsa policia ka paralajmëruar hetime.

Por, Dragan Djilas, kryetar i Lidhjes opozitare për Serbinë, ka thënë se fjala është për një provokim. Ai po ashtu ka akuzuar pushtetin se ka emetuar një spot, i cili sipas tij ka kushtuar me mijëra euro, e në të cilin fyhen politikanët e opozitës, por edhe qytetarët, të cilët marrin pjesë në protesta.