Shiko: Momenti kur boksieri e kap kundërshtarin në stilin e rrugës pasi merr goditje të rënda në ring

Periskopi.com Sporti

Vasyl Lomachenko arriti një fitore të vështirë kundër Luke Campbell në “O2”.

Lomachenko po luftonte për titullin WBC të lënë nga Mikey Garcia në prill, në mënyrë që t’i mbajë edhe dy titujt e tjerë, WBA dhe WBO, transmeton Periskopi.

Ukrainasi u ndesh me ish-kampionin e WBC, Campbell dhe, pavarësisht se ishte favoriti absolut, ai pati një test të vështirë për ta mposhtur britanikun në Londër.

Vasiliy Lomachenko v Luke Campbell - WBC, WBA, WBO and Ring Magazine Lightweight World Title Fight

Lomachenko eventualisht fitoi me vendim unanim, por Campbell luftoi deri në fund, para se eventualisht të nokautohej në rundin e 11-të.

I dëshpëruar për të qëndruar në këmbë, Campbell përdori edhe disa metoda tjera të pazakonta për një ring boksi.

Në një moment, derisa po merrte goditje të njëpasnjëshme, ai e kapi në stilin e rrugës Lomachenkon dhe e hodhi përtokë.

Ky veprim i la të befasuar të pranishmit në “O2”. /Periskopi.com/


 

Rekordi botëror për mbajtje të frymës nën ujë: Ky është rekordi marramendës i Vasilit

Periskopi.com Sporti

Punë e fuqishme dhe dedikim. Dy vetitë që ju shkojnë në mendje kur mendoni për Vasyl Lomachenko, derisa ai theu rekordin për mbajtjen e frymës nën ujë, duke qëndruar pa oksigjern për katër minuta e 30 sekonda.

31-vjeçari, i cili do të boksojë në peshat e lehta muajin e ardhshëm kundër Luke Campbell, së fundmi ka dhënë një deklaratë për “talkSPORT” ku ka zbuluar rekordin e jashtëzakonshëm të tij, transmeton Periskopi.

Lomachenko shpesh ka rrëmbyer vëmendje të madhe për metodat e çuditshme të stërvitjeve për të qëndruar në maje, derisa rutina që i ka befasuar të gjithë është qëndrueshmëria e tij për ta mbajtur frymën nën ujë për një kohë të gjatë.

Kampioni i peshave të lehta është etiketuar të bëhet legjendë e sportit, përkundër metodave të çuditshme stërvitëse.

Ukrainasi, i cili stërvitet nga babai, përkushtohet më shumë në ushtrimet psiqike, ku përfshihet edhe mbajtja e frymës nën ujë.

“Metodat stërvitëse janë ideja e babait tim,” tha Lomachenko.

“Babai im është trajneri kryesor dhe për çdo herë ai më jep një stërvitje ndryshe.” /Periskopi.com./