Tërnava jep mesazhin e Bajramit: Të bashkohemi për interes të vatanit (Video)

Periskopi.com Lajme

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot i është drejtuar qytetarëve dhe besimtarëve shqiptarë në prag të Festës së Fiter Bajramit, duke uruar këtë festë dhe pranimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit, raporton Periskopi.

Tërnava ndër të tjerash ka bërë thirrje për unitet më të fortë ndërshoqëror dhe për unitet më të madh politik.

‘’Ftoj për unitet më të fortë mes nesh, për unitet edhe më të madh politk, kur është në pyetje interesi i vatanit tonë, për besim më të madh ndërfetar edhe me të tjerët. Ftoj për virtyte dhe  pasuri më të mëdha të kombit tonë. Kemi mbetur popull izoluar, me papunësi e sfida të tjera. E kemi obligim që këtë gjendje ta përmirësojmë për të mirë. Të krijojmë një shtet funksional, të integruar në shoqëritë e përparuara’’, ka thënë Tërnava.

Tutje myftiu i Kosovës ka bërë thirrje që me rastin e kësaj feste të madhe për muslimanët të ndihmohen kategoritë sociale, jetimët e skamnorët.

‘’E kemi obligim që t’i thërrasim ndërgjegjes për kategoritë sociale, jetimët e skamnorët. Që të bëjmë më të mirën e mundshme për këto kategori. Të shfaqim unitetin në familje dhe njerëzit në shoqërinë tonë. Kur besimtari fal njerëzit e tjerë, prandaj falni ata që ju kanë ofenduar, shpifur, falni zënkat e mosmarrëveshjet mes jush. Bëhuni shkak që Zoti t’ju fal juve në ditën e gjykimit. Jemi ne ata që kemi nevojë të përmirësojmë veten tonë, duke lidhur zemrat tona përmes Zotit’’, shton Tërnava.

Ai në fund dha edhe urimin në emër të tij dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

‘’Në emër timin dhe të  bashkësisë islame, tju drejtohem me përgëzimet më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë, kudo që të jenë.  Duke lutur Zotin që të na ketë pranuar agjërimin. Urime Festa e Fiter Bajramit’’./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/2253370991592747/