Gjenden vathët e vjedhura të miliarderes së njohur

Periskopi.com Showbiz

Shërbyesja shtëpiake Maria Master akuzohet për ndihmën e dhënë gjatë grabitjes së shtëpisë së Tamara Ecclestone, dhe se gjatë arrestimit tek ajo janë gjetur vathë identikë me ato të vjedhura.

Konkretisht, vlera e vathëve vlerësohet në mbi 1 milion dollarë, gjithçka për faktin se ato janë bërë prej diamante 18 karatësh.

Maria është me origjinë nga Rumania dhe akuzohet për vjedhje, së bashku me djalin e saj Emil në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, gjëra me vlerë 50 milionë funte nga shtëpia e trashëgimtares së pasur, vajzës së ish-drejtuesit të Formula 1, Bernie Ecclestone. E gjithë kjo ndërsa Tamara ishte në pushime.

Ajo dhe djali i saj u arrestuan në fund të janarit. Të dy u arrestuan në pritje të fillimit të gjykimit, i cili u njoftua në fund të shkurtit,.

E tmerrshme: Ia vjedh vathët dhe ia shqyen veshët në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një femër në Prizren, ka raportuar se një i panjohur i ka vjedhur të dy vathet në mënyrë të vrazhdë duke ia shqye të dy veshët.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka lajmëruar rastin përmes raportit 24 orësh.