Demi vazhdon të publikoj foto nudo

Periskopi.com Showbiz

Demi Rose ka vazhduar që të bëj foto nudo duke pasur një paraqitje seksi derisa ajo ka pozuar gjatë pushimit të saj në Tajlandë…pas ndarjes nga DJ Chris Martinez

Ajo ka udhëtuar nëpër botë pasi u nda nga DJ Chris Martinez në tetor.

Demi Rose i ka treguar ish të dashurit të saj se çfarë ka munguar derisa është paraqitur e zhveshur në një paraqitje me bikine të vogla në Instaghram të martën.

Bukuroshja nga Sutton ka bërë disa foto të nxehta në Phuket, ishullin në Azi gjatë javës së kaluar dhe në disa prej tyre ajo duket se është nudo.

 

I refuzon PZAP, Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të dërgoj ankesën për votat e ardhura së fundi nga diaspora në Gjykatën Supreme, pasi kjo ankesë u refuzua nga PZAP, shkruan Periskopi.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Vetëvendosja përmes një komunikate për medie.

Ata ia kanë lën fajin PZAP-së, për vonimin e certifikimit të rezultateve.

“Ju kujtojmë se faktori kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të kalendarit të aktiviteteve të KQZ-së është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ka një numër të konsiderueshëm të vendimeve arbitrare të këtij institucioni, të rinumërimeve, ndërhyrjes në rezultat. Dhe ajo çfarë është më arbitrare, është mosrespektimi i aktgjykimeve të Gjykatës Supreme lidhur me votat e mërgatës. Në kushte normale, do të kishte mjaftuar vetëm një vendim i Gjykatës Supreme, që për të gjitha rastet e njëjta të vendosjes në analogji nga ana e KQZ-së dhe PZAP-së”, thuhet në këtë komunikatë.

Më poshtë gjeni të plotë reagimin e Vetëvendosjes:

Për sa kohë që vazhdonte rinumërimi dhe ende pa u shpallur rezultatet, kemi kuptuar që në adresë të KQZ-së kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime të bashkatdhetarëve me të drejtë vote.

Gjykata Supreme, në frymë dhe përmbajtje në dy raste të mëparshme ka konfirmuar të drejtën e votuesve nga mërgata që fletëvotimet e tyre të dërguara me kohë dhe para datës së zgjedhjeve, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Aktgjykimet e Gjykatës Supreme do të duhej të shërbenin si bazë e mjaftueshme që KQZ të bëjë edhe numërimin e këtyre 392 pakove, por pas refuzimit për t’i numëruar dhe refuzimit nga ana e PZAP-së për të urdhëruar KQZ-në, çështjen e kemi adresuar në Gjykatën Supreme.

E drejta e votës si e drejtë kushtetuese dhe universale, duhet të mbrohet dhe të respektohet. Ndërsa çdo votë e ardhur në adresë të KQZ-së dhe e nisur nga votues të regjistruar dhe brenda afatit, duhet të numërohet dhe të përfshihet në rezultatin përfundimtar.

Shumë shpesh disa palë të përfshira në proces kanë pretenduar se ankesat po e vonojnë çertifikimin. Ju kujtojmë se faktori kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të kalendarit të aktiviteteve të KQZ-së është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ka një numër të konsiderueshëm të vendimeve arbitrare të këtij institucioni, të rinumërimeve, ndërhyrjes në rezultat. Dhe ajo çfarë është më arbitrare, është mosrespektimi i aktgjykimeve të Gjykatës Supreme lidhur me votat e mërgatës. Në kushte normale, do të kishte mjaftuar vetëm një vendim i Gjykatës Supreme, që për të gjitha rastet e njëjta të vendosjes në analogji nga ana e KQZ-së dhe PZAP-së.

Presim, që Gjykata Supreme të rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë.

Vazhdon protesta e punëtorëve të MKRS-së

Periskopi.com Lajme

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë vazhduar edhe sot protestën, për të kundërshtuar vendimin për vendosjes e Presidencës në objektin e kësaj ministrie.A

ta kanë thënë se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me bartjen e Presidencës në këtë objekt, por bartja e tyre në objekte me qira.

Bislim Bislimi organizator ka thënë për EkonomiaOnline, ndonëse janë bërë një javë, ende nuk kanë marrë asnjë sinjal.

“Po vazhdojmë kundërshtimet tona për zhvendosjen e Presidencën në objektin e MKRS-së dhe zhvendosja e stafit në objekte me mungesë të kushteve elementare, por më e rëndësishmja me qira astronomike të shtrenjtë. Sot kemi bërë një javë që ne jemi në protestë dhe ende nuk kemi asnjë sinjal të institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë me kërkesat tona”, ka thënë ai.

Pos kësaj, punonjësit e MKRS-së po përballen edhe me një problem tjetër. Atyre, u është ndalë ngrohja në zyre dhe pastrimet u janë reduktuar.E gjithë kjo sipas Bislimit është mënyra e vetme që të shtrohet presion dhe të sprapsen në kundërshtimet e tyre.

“Ka disa ditë që ngrohja është ndalë dhe i vetmi reagim që është bërë është ky i sotmi dhe shërbimet e pastrimit janë reduktua skajshmërisht. Qëllimi siç duket është të vështirësohet ambienti për punë në mënyrë që shtrohet një lloj presioni që gradualisht të sprapset kundërshtimi i stafit tonë”, ka thënë ai.

Organizatoret kanë thënë se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Superliga vazhdon me dy super ndeshje

Periskopi.com Sporti

Xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot me dy super ndeshje.

Janë liderët e tabelës, Gjilani e Ballkani, ata që do të kontestohen nga Drenica e Trepça 89, shkruan lajmi.net.

Me fillim nga ora 13:00, Gjilani luan si nikoqir i Drenicës, ku synimi i vetëm për gjilanasit do të jenë tri pikët.

Në orarin e njëjtë luan edhe Ballkani, si mysafir i Trepçës 89, terren ky mjaft i vështirë, por që duhet kaluar për të mbajtur lidershipin (pikët baras me Gjilanin).

Pas këtyre dy ndeshjeve mund të kemi vetëm një lider në Superligë. Mbetet të shihet si mbyllet xhiroja 15.

Vazhdon edhe sot festivali Ylberi i Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tani e 17 vite me radhë.

Festivali ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot në Prishtinë. Fillimi i festivalit u shënua dje me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”.

Performancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.

Daçiq vazhdon me fushatën anti-Kosovë, kësaj radhe në mediet italiane

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për mediat italiane “Republika”, ku ka folur për dialogun me Kosovën.

Ai ka vazhduar me propagandën e tij ‘anti-Kosovë’.

Sipas tij, Kosova është pika qendrore e jostabilitetit në Ballkan.

“Kosova është pika qendrore e jostabilitetit në të gjithë Ballkanin.  Beogradi ka bërë shumë përpjekje por sabotimin e dialogut e ka bërë Prishtina.”, tha diplomati serb duke shtuar se autoritetet në Prishtinë nuk duan të arrijnë një kompromis.

Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se kanë frikë nga kontaktet me bashkatdhetarët tanë.

Ai e ka quajtur themelimin e ushtrisë, që e është përkrahur nga ShBA-të, shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Vetëm një pjesë e vogël e veprimeve të tyre destruktive.”, ka thënë ai.

Ndërsa për vendimin për vendosjen e taksës ai e ka quajtur diçka që si takon botës së civilizuar.

Tutje, ai ka vazhduar me propagandën e tij duke thënë se është i frikësuar se hapi i radhës i Kosovës është dhuna ndaj serbëve.

“Shumë prej tyre kanë humbur jetën në rrethana që nuk janë të qarta dhe për të cilat nuk janë kryer hetime. Agresorët dhe vrasësit janë në sulm, janë kryer sulme të vazhdueshme në pronë, varrezat e tyre shkatërrohen çdo vit, dhe autobusët po përdoren për të udhëtuar për të vizituar prona, kisha dhe varreza. Komuniteti serb lokal është ende i bashkuar, sepse ka besim në qeverinë që bën gjithçka për t’i ndihmuar” – tha Daçiq , transmeton Indeksonline.

Vazhdon i nxehti ekstrem në Europë

Periskopi.com Lajme

Evropa ka përjetuar të shtunën një tjetër ditë të nxehtë, që ka marrë disa jetë njerëzish në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.

Në ditët e ardhshme parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta se ato të regjistruara ditën e premte, por sërish do të jenë mbi 40 gradë Celsius, kryesisht në disa zona në veri të Spanjës.

Meteorologët thonë se ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika dhe presioni i lartë atmosferik në Europën qendrore po kontribuojnë për valën e të nxehtit.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, me 33 deri në 34 gradë Celsius.

Vazhdon moti i nxehtë në Kosovë, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë do të vazhdojë të mbaj mot i nxehtë.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë këtyre dy ditëve, duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

IHMK njofton se pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius.

Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë.

Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut. Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.