Tragjedi në Tiranë, shkon në dy numri i viktimave pas rënies nga skela gjatë punës

Periskopi.com Lajme

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë:

  1. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.

Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.

Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur kete te premte ne mesdite në Tiranë, ku disa punonjës kanë rënë nga skela e një pallati që po i nenshtrohej rikonstruksionit te fasades.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”. Nga raportimet e para mesojme se dy prej tyre kane marre plage me te renda.

Deri me tani, tre punonjes jane derguar me urgjence ne spital, por nje tjeter ndodhet nen rrenoja dhe degjohet teksa kerkon ndihme, raportoi nga vendngjarja gazetarja e reporttv.

Ambulanca, policia dhe sherbimi zjarrfikes ka mbërritur në vendngjarje.

Nuk dihet se cfare e ka shkaktuar kete ngjarje te rende, por ajo qe thuhet paraprakisht nga gazetaret ne vendin e ngjarjes tregon se skelat jane shkeputur duke bere qe disa punonjes te bien njekohesisht nga nje lartesi mbi 5 metra, e te tjeret kane arritur te mbahen dhe te shpetojne.

Policia ka evakuuar banoret e zones, e cila eshte rrethuar me shiritin e verdhe. Te tronditur kane mbetur banoret e zones, te pallatit, po ashtu edhe ata perreth pas ngjarjes se rende.