Avokati kosovar zgjidhet ligjvënës në Amerikë

Periskopi.com Lajme

Avokati kosovar, Vedat Gashi është zgjedhur ligjvënës i qarkut në Ëestchester.

Gashi iu ka premtuar qytetarëve se ai do të zgjohet që të rregullojë jetesën e familjeve që jetojnë në Yorktoën.

Ndryshe, Gashi është shqiptari i parë që fiton në zgjedhjet nacionale në Amerikë.

Ai ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2004-2007 si këshilltar duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.

Për një kohë Gashi ka vepruar si këshilltar i Lutfi Hazirit atëherë zëvendës kryeministër i Kosovës, në Qeverinë Haradinaj, Kosumi dhe Çeku.

Gashi është një avokat nga Kosova me banim në në Yorktown të New Yorkut. Ai prej vitesh jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si kontribuues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë.

Kosovari Vedat Gashi kundërshtar i Trumpit – Nesër garon për Asamblenë e New Yorkut

Periskopi.com Lajme

Një shqiptar nga Kosova është në mesin e mijëra kandidatëve që garojnë nesër për nivele të ndryshme pushteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vedat Gashi nga Peja garon në Distriktin 94 për Asamblenë e Shtetit të New Yorkut.

Ai garon në emër të demokratëve kundër një kandidati të Partisë Republikane.

Fushata e Gashit ka vënë në dispozicion një numër telefoni +19143526333, për të gjithë votuesit që mund të kenë nevojë për ndihmë për të gjetur qendrat e votimit.

Nëse fiton, Gashi do të bëhej shqiptari i parë nga Kosova, i zgjedhur në një post të lartë politik në SHBA.

Përndryshe, fokusi më i madh i zgjedhjeve të nesërme është për Kongres, me gjasat reale që demokratët të kthejnë pushtetin në të dyja dhomat, për ta sfiduar seriozisht pushtetin e Presidentit Trump.