U plagos në një klub nate, kjo është arsyeja e vrasjes së vëllait të mbrojtësit të Totenhemit

Periskopi.com Sporti

Vdekja e vëllait të mbrojtësit Serxh Aurie tonditi jo pak botën e futbollit dhe jo vetëm. Kristofer Aurie u plagos në orët e para të mëngjesit , dhe vdiq më vonë në spital.

Në lidhje me këtë ngjarje një person i dyshuar si autori është dorëzuar në polici dhe ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Sipas tij ngjarja ka ndodhur për një lidhje dashurie.

Vëllai i lojtarit të Totenhem Serxhe Aurie, Kristofer u vra në një klub nate në qytetin e Tuluz në Francë.