Rama: Lutuni për të sëmurët, por edhe për autoritetet që duhet të marrin vendime drastike

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje nga Papa Françesku.

Një lutje për të sëmurët dhe familjarët e tyre, por edhe për autoritetet, të cilët në këtë momente të vështira për këtë vend, do duhet të marrin masa deri në ekstrem.

 

 

“Le të vijojmë të lutemi për të sëmurët, të afërmit e tyre, për prindërit me fëmijë në shtëpi, por kryesisht do t’ju kërkoja të luteshit për autoritetet. Ata duhet të marrin vendime dhe masa që njerëzit mund të mos i pëlqejnë, por kjo është për të mirën tonë”, citon Rama, Papa Françeskun.

Veriu i Mitrovicës vazhdon të mos respektojë vendimet e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Shkollat në veri të Mitrovicës edhe sot kanë vazhduar procesin mësimor, duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, me të cilin me nga dje kërkohej mbyllja e shkollave në gjithë Kosovën.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas së cilave sikurse dje dhe sot ka vazhduar procesi mësimor në veri.

“Ata po veprojnë me udhëzimet e Beogradit, dhe nga e hëna nuk do të ketë mësim”, thotë ky burim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dje ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, megjithatë zyrtarëve policor iu tha se ato do të mbyllen sot, gjë që nuk ndodhi.

Dje gjithashtu nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se shkollat në veri ku mësohet në gjuhën serbe do të mby llen nga e hëna.

Hoti kritikon Kurtin: Jo serioze një Qeveri që e ka javën e tretë të punës, rrezikon  të mbetet anash

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti, zv/kryeministër i parë ka hdhur Kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për raportet e tij me SHBA’në, transmeton Periskopi.

‘’Nuk e kemi marr mbështejen e qytetarëve për ta izoluar Kosovën. Jo serioze një Qeveri që e ka javën e tretë të punës, rrezikon  që të jetë anash dhe pa mbështetjen e ndërkombëtarëve’’, ka thënë Hoti sonte në Pressing.

‘’S’ka kuptim të gjenden arsye që të iket nga përgjegjësia  e dialogut. Kjo Qeveri të përmbyllë marrëveshjen finale me Serbinë. Nëse vijmë në një situatë kur Qeveria nuk është  e gatshme të udhëheqë dialogun, të mos rrisim numrin e njoheve, as vizat, sigurisht që nuk ka më asnjë logjikë të vazhdohet ashtu’’./PERISKOPI/

Nitaj i AAK-së: Qeveria me “hu ne krah”

Periskopi.com Lajme

Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar ndaj shkarkimeve të bëra së fundmi nga Qeveria Kurti.

Nitaj, veprimet e qeverisë i konsideron si veprim arbitrar dhe se nuk mund të mos jetë një person, të paktën, që ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Shkrimi i plotë:

Qeveria me “hu ne krah”

Ne mos asgje tjeter, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dijne se nuk ka pergjegjesi kolektive dhe cdo shkarkim kolektiv eshte vendim arbitrar i nje qeverie me “hu ne krah”!

Nuk mund te arsyetohet vendimi per shkarkimet komplet te bordeve, sepse eshte e pamundur qe ndonjeri prej tyre te mos e kete kryer detyren me pergjegjesi e profesionalizem.

Nuk e di se si jane emeruar konzujt ne sherbimin diplomatik te Kosoves dhe e marr me mend se disa prej tyre, do te duhej shkarkuar me urgjence, por qeveria duhet ta arsyetoj njepernje, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshise”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundert poltik!

Opinioni publik duhet te jete i informuar per cdo shkarkim deri ne detaje, duke perfshire edhe sekretaret e ministrive, e jo keshtu si po behet. Une nuk e perjashtoj mundesine qe ndonjeri prej tyre mund te jete strumbullar i korrupsionit ne dikasteret e tyre, por eshte detyre e qeverise qe cdo vendim ta aryetoje deri ne hollesi e jo te jepen arsyetime te pergjithesuara.

Prandaj mos u cudini me memet e qeveritareve me fshese ne krah!

MN

Krasniqi për taksën: Mos të merren vendime krye n’vete

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Nacional të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi sonte në ‘A Show’ ka thënë se udhëheqësit e shtetit nuk duhet të marrin vendime vet, duke komentuar çështjen e taksës, transmeton Periskopi.

Sipas tij, të gjithë bashkë duhet të ulen dhe të shohin së pari interesin nacional.

‘’Kam qenë ithtarë që të mos merren vendime krye në veti. Kam kërkuar që forcat politike në Kosovë të ulen, bisedojnë dhe të shohin interesin nacional’’

‘’Për taksën duhet të ketë qëndrim të përbashkët politik. Ata jënë përfaësuesit e qytetarëve të Kosovës./PERISKOPI/

 

Kërkohet rishikimi i vendimeve të Haradinajt sa ishte kryeministër

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes se detyrës parasheh rishikimin e vendimeve të marra pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në korrikun e vitit të kaluar.

Ky rishikim vlerësohet se është përgjegjësi e kryeministrit Kurit, nga njohës të rrethanave politike në vend, pavarësisht kostos dhe kohës, por ndryshe thonë vartës të ish-kreut të ekzekutivit.

Haki Shatri, këshilltar i Ramush Haradinajt, në kohën sa ishte kryeministër, ka thënë për Ekonomia Online se ideja e Kurtit për rishikimin e vendimeve është fillim për ndryshim dhe spastrim.

Pavarësisht se tha ai se ato vendime janë marrë duke u bazuar në Zyrën për Legjislacion.

“Është përgjegjësia dhe kompetencë e kryeministrit të ri, ka të drejtë të dyshoj mos janë vendime të padrejta. Çdo vendim që është marrë nga korriku e deri në ditën e zgjedhjeve të Qeverisë së re kanë qenë emergjente të bazuara në bazë të Zyrës për Legjislacion. Le të fillojnë më ndryshime që mund marrin një erë spastrimi”, u shpreh Shatri.

Ai ka folur edhe për prioritetin e Qeverisë se re, atë të heqjes së taksës dhe vendosjes se reciprocitetit, për të cilën shprehu dilemë se Kurti nuk e nënkupton reciprocitetin.

Gjithashtu Shatri theksoi se rishikimi i vendimeve do të ketë pasoja materiale.

“Revokimi i Qeverisë mund të ketë pasoja materiale dhe të rrjedhjes së ngjarjes që lidhen me strukturën që iu kanë destinua këto vendime. Nuk mund të jenë shumë sepse vendimet kanë qenë të matura dhe me një numër të kufizuara”, ka thënë Shatri.

Kurse, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se vendimi i Kurtit për rishikim do të shfuqizojë vendimet që kanë shkaktuar pasoja dhe kanë qenë të dëmshme për vendin.

Ai potencoi se ky rishikim është i ligjshëm, por kërkoi nga Albin Kurti që mos të jetë arbitrar.

“Rishikimi i gjitha vendimeve që janë marrë nga qeveria e kaluar në dorëheqje nëse realizohet është e rëndësishme për të bërë një projektim të gjitha atyre vendimeve që kanë prodhuara pasoja dhe janë të dëmshme për vendin dhe buxhetin e shtetit si dhe mirëqenien e qytetarëve. Procesi i rishikimit është i ligjshëm dhe mund të bëhet, por jo të ketë arbitraritet. Qeveria e kaluar në dorëheqje nuk ka pasur legjitimitet që të marr vendime”, ka thënë ai.

Musliu theksoi se ky rishikim merr kohë dhe kosto. Derisa deklaroi se vendimet e njëjta si ajo e ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku janë të drejtat, pasi siç tha ai se ato vendime bien në kundërshtim me ligjin.

Mes tjerash, Musliu tha se vendimet e Qeverisë së kaluar në dorëheqje janë bërë për zhvatje të buxhetit.

“Ky rishikim merr kohë dhe ka kosto sepse angazhimi i stafit duhet të jetë i fokusuar në analizimin e këtyre vendimeve në aspektin ligjor. Këto vendime duhet të shfuqizohen në procedurë ligjore. Pamë që edhe ministri Lumir Abdixhiku njoftoi për marrjen e shfuqizimit të vendimeve që kanë pasur kosto dhe kanë qenë kundërligjshme dhe pa legjitimitet. Paralajmërimet e tij janë të drejta dhe mund të shfuqizohen në procedurë të rregullt ligjore. Vendimet e kësaj natyre mund të shfuqizohen dhe është e drejtë, sepse janë vendime që bien në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka pasur fare legjitimitet. Pa pasur miratim të buxhetit, ajo Qeveri nuk ka mundur të marrë vendime të tilla, por ka pasur një stil kaubojski dhe zhvatjes së buxhetit”, ka thënë ai.

Kurse për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, kjo Qeveri do të jetë ndalim i së keqes dhe përmirësim i situatës në vend.

Gërxhaliu i quajti skandaloze vendimet e Qeverisë së kaluar, andaj tha ai se rishikimi i vendimeve duhet të mbështetet pavarësisht kostos dhe kohës që do të marrë.

“Duhet të themi se është epike të pritet mrekulli në një kohë të shkurtë nga kabineti qeveritar. Suksesi më i madh i kësaj qeverie do të jetë ndalimi i të keqes dhe përmirësimi i situatës aktuale. Ajo që e karakterizon këtë plan për zhvillim në përgjithësi është që prioritet e ka ekonominë”.

“Katër vitet e fundit kanë qenë fatale për Kosovën qoftë në aspektin politik, ekonomik dhe social. Qeveria në largim ka pasur më shumë tentativë për t’i mbuluar epshet e interesave të veta. Vendimet kanë qenë skandaloze që nga dita e parë e deri me tani”.

Ndër të tjera, Gërxhaliu potencoi në të kaluarën më shumë është punuar për pushtet se për shtet.

 

Vikendi i vendimeve për VV’në dhe LDK’në

Periskopi.com Lajme

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, i kanë mbetur edhe këto dy ditët e vikendit për të vendosur nëse duan të bashkëqeverisin apo jo.

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të votohet për qeverinë e re, është vendosur të mbahet të hënën në orën 11:00. E nëse të dy partitë politike nuk arrijnë marrëveshje dhe nëse në seancën e së hënës nuk formohet qeveria e re, Lëvizjes Vetëvendosje i mbesin edhe dhjetë ditë për ndonjë marrëveshje me subjektet politike, ndërkohë, Albin Kurti nuk do të ketë të drejt të jetë mandatar për kryeministër, pasi kjo pozitë me Kushtetutë, i takon dikujt tjetër në VV.

LDK deri tash është e vendosur që ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka thënë se i vetmi dallim që ka mbetur mes tyre dhe LVV-së, është ndarja e përgjegjësive udhëheqëse, që LDK ta udhëheq legjislativin, e partia tjetër ekzekutivin.

“Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq LVV dhe mandatari apo kryeministri në ardhje, Albin Kurti. Ndërsa, roli i LDK-së, është i fokusuar në përgjegjësi në këtë fazë Kuvendit të Republikës. Ky është zaten dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur me u definu, çështjet tjera kanë marrë zbardhje të dy palëve. Ne do të vazhdojmë për të sjellë një marrëveshje që të hënën na bën me ekzekutiv të ri”, tha Haziri.

Derisa ka deklaruar se takimet me partinë që po synojnë që disa muaj arritjen e një koalicioni qeverisës, mund të ndodhin në çdo kohë.

“Takimet e liderëve mund të mbahen në çdo kohë Është çështje e dakordimit të liderëve dhe ekipeve, ne jemi të hapur edhe LVV-ja janë të hapur për takime, takime do të ketë”, shton ai.

Shala: Jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë si ministër i MTI-së

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Nisma Social Demokrate, Endrit Shala ka shkruar në Facebook se është krenar për çdo vendim që e ka marrë deri më tani si ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ja postimi i plotë:

Unë jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë, për aq kohë sa kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Secili vendim i imi e them me përgjegjëai të plotë, se ka pasur në mbrojtje qytetarin e Kosovës, prodhuesin vendor, përpunuesin, tregtarin e punëtorin.
Andaj po ndaj me ju këtu, vetëm disa nga vendimet që unë si minister dhe ne si NISMA kemi marrë për qytetarin, për Kosovën.

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

Endrit Shala

Unë jam shumë krenar për secilin vendim që kam marrë, për aq kohë sa kam udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.Secili vendim i imi e them me përgjegjëai të plotë, se ka pasur në mbrojtje qytetarin e Kosovës, prodhuesin vendor, përpunuesin, tregtarin e punëtorin.Andaj po ndaj me ju këtu, vetëm disa nga vendimet që unë si minister dhe ne si NISMA kemi marrë për qytetarin, për Kosovën.#BashkëpërSh8in#MeFatmirLimajnkryeministër#EndritShala8#Nisma122

Posted by Endrit Shala 8 on Monday, 30 September 2019

Ka nisur mbledhja e Kryesisë ku pritet të merren vendime të rëndësishme

Periskopi.com Lajme

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për caktimin e kandidatit për Kryeministër të Kosovës.

Klan Kosova mëson se kësaj radhe është parë duke hyrë në sallë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Kujtojmë se një mbledhje e tillë u mbajt edhe të shtunën, por përfundoi pa rezultate për shkak se nuk ishin prezent Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet edhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor midis këtij subjekti politik dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Për t’u informuar rreth qëndrimeve të Agim Veliut, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Qeveria në largim në kaos me funksionet dhe vendimmarrjen

Periskopi.com Lajme

Qeveria në largim e Kosovës nuk i di ende kompetencat e saj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Pas dorëheqjes së tij, më 19 korrik, Ramush Haradinaj i ishte drejtuar më 29 korrik edhe Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për definimin e kompetencave dhe funksionit të Qeverisë në rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së tij. Kushtetuesja, ende nuk ka dhënë asnjë interpretim në lidhje me këtë kërkesë.

Ndërkohë, disa nga ministrat në dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, edhe pas dorëheqjes se Haradinajt, si dhe pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë pushuar me marrjen e vendimeve të ndryshme.

Përderisa ministrat në largim të Qeverisë së Kosovës marrin vendime duke besuar se ato janë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet, përfaqësuesit e shoqërisë civile më shumë preferojnë që të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që më pas të mos kontestohet legjitimiteti i këtyre vendimeve.

Vetë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, në seancën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nuk ishte i ulur në vendin e kryeministrit.

Ai tha se nuk e ka të qartë nëse ende është kryeministër.

“Unë nuk jam kryetar qeverie, nuk kam të drejtë të jem në sallë, isha në grup parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Jam kryetar i partisë politike. Nëse Gjykata Kushtetuese parasheh që duhet të kryejmë funksionet e Qeverisë në dorëheqje, kuptohet nuk kam dezertuar, rri gati për çdo detyrë që të mos ndalet jeta në vend në veçanti në ato sfera që janë emergjente”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për media.

Ngjashëm me Haradinajn, edhe ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar se pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndajë mjetet e nevojshme financiare nga buxheti për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Por, përderisa Haradinaj dhe ministrat, si rasti i Bedri Hamzës nuk e dinë nëse mund të vazhdojë apo jo me funksionet e tyre, disa ministra tjerë, kanë vazhduar me punën e rregullt, duke marrë vendime për çështje të caktuara.

Më 21 gusht, Ministria e Inovacionit përmes një komunikate kishte njoftuar se do të investojë 200 mijë euro për hapjen e Qendrës Multifunksionale Inovative në Shtime.

Njoftime të ngjashme, mediave u janë adresuar edhe nga disa ministri tjera.

Profesori i çështjeve juridike kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese do të duhej sa më parë të dalë me një interpretim të kërkesës së Haradinajt.

Sipas tij, nuk ka shumë për të bërë dhe për t’u thelluar në këtë çështje, pasi që Kushtetuta e Kosovës, sipas tij, është e qartë në këtë pikë.

“Do të duhet që sa më parë Gjykatat Kushtetuese të ketë një mendim lidhur me këtë kërkesë në mënyrë që nëse kanë të drejtë ministrat e dorëhequr dhe qeveria e rënë bashkë me kryeministrin e dorëhequr që të sjellin vendime, të marrin vendime, atëherë është dashur kabineti të vazhdojë të mbaje mbledhjet e rregullta dhe të marrë vendime si deri më tani, sa ka qenë brenda mandatit. Por, këtë nuk po e bënë Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që do ta bëjë sa më parë në mënyrë që të hiqen dilemat”, thotë Baraliu.

Sipas tij, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese nga fryma e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Qeveria e dorëhequr ka të drejtë t’i kryej punët vijuese teknike administrative, ka të drejtë dhe obligim që t’i zbatojë vendimet që janë marrë nga kabineti qeveritar në mandat derisa nuk është dhënë dorëheqja dhe të kontrolloj, mbikëqyrë zbatimin e vendimeve dhe projekteve të ndryshme.

“Marrja e vendimeve do të duhej bërë në kabinet. Do të duhet të mbahen mbledhjet e qeverisë dhe do të duhej të trajtoheshin ato çështje për tu marrë dhe votuar vendimet e qeverisë. Kjo është praktikë juridike pasi që Kosova nuk ka më tepër se kaq pasi që nuk e kemi Ligjin për qeverinë ku më saktësisht do të duhej të përcaktoheshin obligimet dhe detyrat e qeverisë në çdo situatë juridike, pra edhe në këtë situatë të vakuumit institucional pas dorëheqjes së kryeministrit”, thotë Baraliu.

Më 29 korrik, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për definimin e kompetencave.

Nga ajo ditë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje.

Në Kosovë gjatë kësaj javë Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe brenda 45 ditëve do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për përbërjen e re të legjislaturës së shtatë të Kosovës.

Veseli: Kosova ka nevojë për njerëz që marrin vendime e nuk tuten

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz që nuk u frikësohen vendimeve të rënda – raporton Periskopi.

Në Zona B në Klan Kosova, ai ka thënë se zgjedhjet në PDK kanë dëshmuar se njerëzit e duan këtë vend, andaj duhet t’ua rikthejmë shpresën e besimin atyre.

“Jam në proces të ndërmarrjes edhe të disa iniciativave. Po ua jap fjalën publikisht që ka me ndodhë. Por kam nevojë për më shumë besim dhe më shumë përkrahje, edhe nga partitë tjera, kjo nuk është një garë, është diçka që kërkon veprime konkrete nga njerëzit edhe që s’tuten”, ka thënë Veseli.

Tutje, ai deklaroi se para çdo vendimi në jetë, është nisur gjithmonë nga vetja.

“Gjithë jetën time janë nisur nga vetja. Ku ka qenë rrezik, fillimisht kam hyrë vetë, pastaj i kam thirr të tjerët. Njerëzit janë lodh nga fjalët, andaj dy ditë pas konventës kam ndërmarr menjëherë veprime. Nuk është kjo nismë kundër askujt, por është për të mirën e Kosovës. Jam falënderues për përkrahjen e partisë. Nuk do të lejojmë që 20 vite pas luftës të ikë rinia për shkak të këtyre dukurive negative. Do të ndërtojmë vizionin e një Kosove të zhvilluar. Sundimi i ligjit është mbi të gjithë ne. Nuk dua të flas me emra individësh, por dua të flas për interesin e gjithë shtetit. Janë treguar të gatshëm të vazhdojmë kështu. Është edhe në interesin e tyre që të presin vendimin gjyqësor. Nuk ka vend në PDK për ata që u konfirmohen dënimet. Nëse dalin të pafajshëm, do t’i mirëpres në PDK, por do t’i vesh edhe me petkun institucional. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë s’do të jem kryetar i kësaj partie. Jam i vendosur, andaj nuk do të ndalem. Kam menduar për të gjithë njëjtë, si të ishin fëmijët e mi”, tha tutje Veseli./PERISKOPI

Haradinaj nuk i mohon takimet me Radoiçiqin për të cilat e akuzoi Thaçi

Periskopi.com Lajme

Krerë institucionalë kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radoiçiqit.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë në Rubikon të KTV-së.

Thaçi ka treguar se prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Këto deklarime, kryeministri Ramush Haradinaj nuk i mohuar, duke ka thënë se në çdo vend merr vendime dhe se është i hapur me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më tutje, Haradinaj ka vazhduar të përsërisë se çështja për ndryshim kufijsh është mbyllur dhe se nuk do të lejohet “Dodik Republika” brenda Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova, me bazën e vetë kushtetuese dhe ligjore, mund të themelojë gjykatë që dënon gjenocidin serb, por, sipas tij, sa pranohen kompetencat e saj është diçka tjetër.

Komuna e parë që bën vend të posaçëm për shitjen e drunjëve dhe zhavorrit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj po vazhdon që çdo ditë të marr vendime të rëndësishme për banorët e kësaj komune.

Ai sot ka bërë të ditur se nga tani është caktuar vendi i posaçëm për shitjen e drunjve dhe zhavorrit.

“Tash e tutje lokacioni është i caktuar me vendim për shitjen e druve dhe zhavorit.

Më nuk lejohet shitja në zona vend e pa vend. Hapësira është e rregulluar dhe gjithçka do të funksionoj më mire”, ka shkruar Muharremaj në profilin e tij në Facebook.

 

Seancat pa vendime të Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës nuk po arrin që të përmbyllë me ndonjë rezultat apo vendim asnjë nga seancat e jashtëzakonshme, të cilat po thirren qoftë nga Qeveria, qoftë nga opozita. Mungesa e një shumice parlamentare në Kuvend, po ndikon në vendimmarrje dhe në funksionimin e këtij institucioni.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të premten nga opozita, në të cilën ishte paraparë të diskutohej për politikën e jashtme, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe mospranisë së ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Deputetët pjesëmarrës në seancë thanë se mbajtja e seancës pa praninë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka kuptim.

Agnesa Haxhiu, hulumtuese dhe monitoruese e punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ka qenë periudhe kohore e mjaftueshme që kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të njoftohen dhe të marrin përgjegjësi që të jenë të pranishëm aty.

Sipas saj, ata janë të obliguar që t’i përgjigjen Kuvendit sa herë që ky i fundit e sheh të arsyeshme një gjë të tillë, normalisht duke respektuar afatet kohore për njoftim.
Haxhiu tha se nga ajo që është parë gjatë kësaj legjislature, kabineti qeveritar po i shmanget vazhdimisht këtij obligimi.

“Dështimi i kësaj seance ka ardhur edhe si rezultat i mungesës së koordinimit mes grupeve parlamentare dhe të Kryesisë së Kuvendit. Tash e disa herë është duke u përsëritur e njëjta situatë, ku seancat dështojnë sepse nuk ka pajtueshmëri mes grupeve parlamentare që ajo të mbahet në një datë të caktuar, por Kryesia i thërret ato”.

“Bojkotimi i dyanshëm që ka filluar të ndodhë me fillim të sesionit vjeshtor, ku në seancat që thirren me kërkesë të opozitës nuk marrin pjesë partitë në pushtet dhe anasjelltas, tashmë po shkon drejt normalizimit si praktikë dhe kjo normalisht që vetëm sa i kontribuon bllokadës, në të cilën gjendet Kuvendi tash e disa muaj”, tha Haxhiu.

Me një mocion procedural, me 58 vota për, u vendos që Kryesia e Kuvendit të caktojë datën e ardhshme për mbajtjen e seancës së shtyrë. Deputetët e opozitës thanë se nuk është hera e parë që Qeveria u ikën përgjegjësive dhe nuk merr pjesë në seanca.

Propozuesi i seancës, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në mungesë të plot të deputetëve të koalicionit qeverisës dhe kabinetit qeveritar, Kryesia e Kuvendit duhet të caktojë në mbledhjen e radhës se kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

“Është obligim kushtetues i koalicionit qeverisës, jo i shumicës parlamentare, tani sepse nuk janë shumicë parlamentare, që të jenë prezent në seancë. Ne e kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë e temës dhe qëllimi i kësaj seance ka qenë – duke qenë se edhe kryesojmë Komisionin e Politikës së Jashtme – që të qartësojmë edhe më mirë politikën e jashtme karshi arritjes së objektivave që ka Republika e Kosovës.

“Por, në mungesë të plotë të deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të Qeverisë, kabinetit qeverisës, ne propozojmë që data kur mbahet kjo seancë të caktohet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit”, tha Hoti.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se me kohë është marrë një shkresë nga ana e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit që nuk do të mund të jenë të pranishëm në seancë për të diskutuar për çështjet e ngritura.

“Meqenëse situata është si është, nuk i kemi prezent, besoj që është e rrugës që, ashtu siç kemi biseduar edhe më parë, ta caktojmë (seancën) në një datë tjetër. Dhe është, po ashtu, e rëndësishme që kjo seancë, meqenëse trajton temën e politikës se jashtme, të caktohet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, që duhet të ndodhë me datën 20”, tha Krasniqi.

Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të papërgjegjshme Qeverinë, e cila, pavarësisht faktit, që siç tha ajo, prej 10 ditësh e ka ditur datën e seancës, ata (Haradinaj e Pacolli) sërish nuk ishin të pranishëm në seancë.
Sipas Haxhiut, qytetarët duhet ta dinë të vërtetën për gjithçka që ndodh në politikën e jashtme.
“Kjo është një papërgjegjësi e Qeverisë kundrejt Kuvendit, ata e kanë obligim kushtetues që të jenë këtu dhe meqë nuk ka kuorum për të vendosur për një datë të saktë të seancës, se kur do të mbahet ky debat, ne jemi të pajtimit që Kryesia në mbledhjen e ardhshme të caktojë të njëjtin”, tha Haxhiu.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se edhe kur është vendosur që të mbahet seanca, është treguar që kryeministri nuk do të mund të jetë i pranishëm.

Ai iu tha deputetëve të opozitës, se nuk kanë dashur të dëgjonin arsyetimin se pse nuk duhet të mbahet seanca.

“Nuk është dëgjuar arsyetimi, pse kemi kërkuar që të mos mbahet seanca këtë ditë”, tha Isufi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kishte njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në këtë seancë, meqë ka agjendë tjetër, e cila nuk mund të shtyhet.

Bëhet fjalë për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që nis më 18 dhe vazhdon deri më 21 nëntor në Dubai.

Më shumë se një vit nga konstituimi i legjislaturës së gjashtë, e veçanërisht që nga fillimi i këtij viti, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të funksionojë si duhet dhe vazhdimisht është përballur me problematika të ndryshme, kryesisht të natyrës politike.

Qeveria Haradinaj mori 600 vendime për 10 muaj

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftraportin e punës së Qeverisë për periudhën shtator 2017-korrik 2018.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se gjatë kësaj kohe janë marrë 600 vendime, të cilat janë aprovuar nga Qeveria.

” Ky raport pas aprovimit në Qeveri dërgohet në Kuvend. Ky raport është një pasqyrë e punës sonë. Ky raport vërteton një dinamikë të punës që nuk ka qenë ndonjëherë në vend. Një dinamikë e vetmja e këtillë prej se ekzistojnë Qeveria, që nga pavarësia e Kosovës”, tha ai.

Kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 45 mijë euro, për zbatimin e projektit “Përmirësimi racor i gjedhit dhe rritja e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës”.

500 mijë euro janë ndarë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ndërsa 88 mijë e 500 euro i janë ndarë komunës së Mitrovicës për projektin e ri “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të kombit Artim Jashari”.

Në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Nenad Stojçedoviq sekretar të përgjithshëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Ministri i Brendshëm po i ‘fsheh’ vendimet

Periskopi.com Lajme

Që nga koha kur ish – Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është larguar nga posti i tij, nuk është publikuar asnjë vendim i ministrit aktual, Bejtush Gashi.

Pavarësisht se dy nga vendimet më të rëndësishme të Gashit, janë anulimi i konkursit për Drejtor të Policisë dhe shkarkimi i Kryeshefit Ekezekutiv të Inspektoratit Policor, as këto dy vendime nuk janë të publikuara në ueb- sajtin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kallxo.com ka kërkuar nga ana e MPB-së, të dijë për çfarë arsye nuk janë publikuar asnjë vendim i ministrit Gashi, ata nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Në uebsajtin e MPB-së, figurojnë vetëm vendimet që janë marrë nga ministri Sefaj.