Gjendet pas 24 orësh çifti që humbi në Vlorë

Periskopi.com Lajme

Është gjetur çifti hungarez që humbi mëngjesin e djeshëm në pyllin e Llogorasë. Në kërkim të tyre kanë qenë punonjësit e qendrës së vizitorëve Radhimë, së bashku me policinë kufitare dhe Delta Forcë, të cilët për asnjë moment nuk i ndërprenë kërkimet për lokalizimin e tyre.

Gjatë natës u krehën gjiret e Karaburunit pasi mendohej si çifti ishte strehuar në gjirin e Shën Andresë, pasi kanë shkuar me gomone nga deti çifti nuk është gjetur.

Vetëm sot në mëngjes ata kanë nisur një mesazh ku ndodhen në një zonë të thellë në Karaburun. Në mesazhet e dërguar thuhet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kanë fjetur jashtë. Shprehen se kanë mungesë uji të pijshëm, raporton Tch.

Sipas policisë ata gjenden në një zonë në Karaburun që quhet Qafa e Thellë, zonë shumë e vështirë për të shkuar.

 

Google gjurmon përdoruesit që fshijnë historikun e vendndodhjes

Periskopi.com Tech & Auto

Google regjistron vendet e përdoruesve edhe kur ata e kanë kërkuar që të mos ndodhë, sugjeron një raport i Associated Press.

Çështja mund të ndikojë deri tek dy miliardë pajisje Android dhe Apple të cilat përdorin Google për harta ose kërkime.

Studimi, i vërtetuar nga hulumtuesit në Universitetin Princeton, ka zemëruar ligjvënësit e SHBA.

Google tha në përgjigje se ‘ajo ofron përshkrime të qarta të mjeteve të saj dhe si t’i kthejnë ato’.

Studimi zbuloi se vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur historia e vendndodhjes është çaktivizuar.