Shqiptarët nga veriu: Serbia po blen pronat tona, po ndërton banesa kolektive

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve, Fevzi Beqiri ka lëshuar alarmin për gjendjen e shqiptarëve në veriun e Mitrovicës.

Fevzi Beqiri ka thënë se shqiptarët e veriut po kanë brenga të shumta pasi spastrimi etnik i shqiptarëve po vazhdon në këtë pjesë të Kosovës.

“Ka filluar përsëri shitja e pronave të shqiptarëve e që të njëjtat po i blenë qeveria e Serbisë. Në ato prona ndërtohen ndërtesa gjashtë katëshe. Ky është një spastrim etnik modern në mënyrë të heshtur. Dihet se deri në kohën e luftës shqiptarët kanë përbërë 80% të pjesës veriore të Mitrovicës”, tha ai Dukagjini.

Duke folur për situatën epidemiologjike, Beqiri thotë se për fat të mirë në Lagjen e Boshnjakëve nuk ka pasur persona të prekur nga COVID-19

“Falënderojmë Këshillin Komunal dhe Ministrinë e Shëndetësisë që për herë të parë pas 21 viteve na ofrojnë mjekun dhe infermieren”, tha tutje Beqiri

Kryetari i Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve thotë se shqiptarët e kësaj lagjeje deri më tani janë detyruar që shërbimet primare shëndetësore t’i marrin në pjesën jugore të qytetit.

Limaj – Kurtit: Pse po tutesh, dil e fol për gjendjen në veri

Periskopi.com Lajme

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj sonte në Debat Plus ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin pse po hesht karshi gjendjes në very, transmeton Periskopi.

‘’Pse po hesht për gjendjen në veri. Mos hesht. Se ke fol për transparencë. Pse po fshihesh, pse po tutesh. Dil paraqite gjendjen qysh është. Bëhu transparent’’, ka thënë Limaj.

Kujtojmë që Serbia ka vënë masa kundër koronavirusit në very. Për këtë gjë, nuk ka reguar Qeveria Kurti./PERISKOPI/

 

 

​Veriu përgatit masa më të rrepta gjatë fundjavës

Periskopi.com Lajme

Shtabi i krizës në veri të Mitrovicës do të zbatojë masat e reja njëjtë sikurse në Serbi gjatë këtij vikendi, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, në katër komunat veriore të Kosovës nga e premtja në ora 17:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit, do të aplikohet ora policore.

“Një masë e tillë pasi është vendosur nga qeveria e Serbisë për territorin e saj, do të aplikohet edhe në veri të Kosovës. Kjo për shkak se gjatë ditëve të vikendit më së paku po respektohet rekomandimi për zvogëlimin e kontakteve të qytetarëve”, ka thënë një burim për KosovaPress brenda shtabit të krizës në veri.

Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

Periskopi.com Lajme

Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka shpallur sot të karantinuar këtë qytet.

Burime të KosovaPress-it brenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

“Kjo nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë dhe as të dalë nga kjo komunë, ndërsa përjashtim bëjnë rastet emergjente”, kanë thënë këto burime për KosovaPress.

Ndryshe, numri i të infektuarve me këtë virus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë analizat rreth testit për koronavirus.

Veriu i Mitrovicës vazhdon të mos respektojë vendimet e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Shkollat në veri të Mitrovicës edhe sot kanë vazhduar procesin mësimor, duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, me të cilin me nga dje kërkohej mbyllja e shkollave në gjithë Kosovën.

Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas së cilave sikurse dje dhe sot ka vazhduar procesi mësimor në veri.

“Ata po veprojnë me udhëzimet e Beogradit, dhe nga e hëna nuk do të ketë mësim”, thotë ky burim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dje ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, megjithatë zyrtarëve policor iu tha se ato do të mbyllen sot, gjë që nuk ndodhi.

Dje gjithashtu nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se shkollat në veri ku mësohet në gjuhën serbe do të mby llen nga e hëna.

​Kapet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Disa murtaja dore, pushkë automatike, bomba, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit, janë gjetur sot nga hetuesit policorë në një shtëpi në fshatin Borovo afër Leshakut në veri, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ky armatim është gjetur sot gjatë një aksioni të njësitit anti-drogë, i cili në kërkim të lëndëve narkotike, në shtëpinë e të dyshuarit M.S. në fshatin Borovo, ka hasur në këtë armatim.

“Hetuesit kanë kërkuar drogë, ndërsa kanë gjetur armë. I dyshuari ka arritur të ikë dhe policia është në kërkim të tij”, kanë thënë burimet.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq ka bërë të ditur për KosovaPress se në bazë të hetimeve të deritashme, në fshatin Borovo është gjetur një mjet shpërthyes dhe se janë në pritje të ekipit të specializuar për shpërthimin e këtij mjeti t ë dyshuar.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër shtesë, duke thënë se ndodhet në pushim dhe se duhet pritur deri në përfundimin e plotë të hetimeve./A.Damati/

​OJQ e serbëve të veriut: Rusët po gënjejnë

Periskopi.com Lajme

Organizata Joqeveritare “Aktiv” nga Mitrovica Veriore, përmes një komunikate ka demantuar sot raportin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në të cilin thuhet se “midis shtatorit 2017 dhe shtatorit 2018 ndodhën më shumë se 50 vrasje të serbëve të Kosovës”.

Sipas raportit rus, referenca për dhënat e publikuara është marrë nga OJQ e serbëve nga komunat veriore, mirëpo, sot e njëjta organizatë e ka mohuar një gjë të tillë vet.

Në komunikatën e OJQ “Aktiv” thuhet se “ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të deklaruar që Aktiv në asnjë moment nuk e bëri këtë pretendim dhe se besojmë se kjo është rezultat i një interpretimi të gabuar të një raporti që kemi lëshuar në Mars 2019, i cili deklaroi se një raport i OSBE-së përmbante informacione se pesëdhjetë sulme ishin regjistruar kundër serbëve”, raporton RTK.

Rusia viteve tà « fundit po akuzohet nga vendet demokratike për propagandë dhe dezinformim. Kësaj radhe një demantim të të dhënave ‘zyrtare’ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e demantuan edhe vet serbët, të cilët konsiderohen se manipulohen më së shumti nga Rusia.

Më tej, në komunikatën e OJQ “Aktiv” vendosen dhe link-at e komunikatave, të cilat i keqpërdorën rusët.

​Diçka e çuditshme po ndodh në Polin e Veriut

Periskopi.com Lajme

Temperaturat rekord të ulëta të vorbullave polare për këtë kohë të vitit mund të çojnë në shkatërrimin e shtresës së ozonit mbi rajonet polare.

Në fillim të janarit të këtij viti, u bënë matje në shtresat e mesme të stratosferës 50-55 km mbi sipërfaqen e Tokës.

Matjet mbi kryeqytetin islandez Rejkiavik kanë treguar temperaturën më të ulët në stratosferë në 40 vjetët e fundit, deri në -96 ° C. Ky informacion tregon gjendjen e dobët të vorbullës polare në stratosferë.

Disa javë më vonë u arrit një rekord i ri i temperaturës së ulët, por këtë herë në shtresat e ulëta të stratosferës, midis 18 dhe 20 km në lartësi. Në një studim në Svalbard, një arkipelag i vendosur në Oqeanin Arktik, një temperaturë prej -85 ° C u mat në shtresat e poshtme të stratosferës.

Meqenëse testet u kryen në qeliza jashtë thelbit të vorbullës polare, temperatura mbi P olin Verior në vetvete është sigurisht edhe më e ulët. Analizat tregojnë indikacione për temperaturë të ulët mahnitëse në zemër të vorbullës për këtë kohë të vitit.

Cili është kërcënimi i reve polare?

Sipas matjeve të Agjencisë hapësinore amerikane NASA, temperatura e regjistruar është më e ulëta në 40 vjetët e fundit për këtë periudhë në hemisferën veriore. Kjo gjendje bën që retë polare të formohen në stratosferë, të cilat formojnë në pjesët e saj më të ftohta, ku temperatura zbret nën -85 °C. Këto re janë më pak të zakonshme se drita polare.

Pavarësisht bukurisë së tyre, këto re luajnë një rol kryesor në procesin e varfërimit të ozonit. Në Polin e Jugut, ato ndihmojnë në krijimin e vrimës famëkeqe të ozonit. Arsyeja është se këto re nxisin formimin e klorit dhe bromit, të cilët janë kimikisht shumë aktive dhe kontribuojnë në shkatërrimin e përshpejtuar të ozonit.

Kushtet e ftohta që mbështesin formimin e këtyre reve stratosferike vazhdojnë deri në shtator, tetor mbi Antarktidë, kur rrezet e diellit një proces fotokimik që kontribuon në shkatërrimin e shtresës së ozonit.

Pranvera e pasigurt dhe fillimi i verës

Në rastin e Polit të Veriut, temperatura zakonisht nuk është aq e ftohtë sa të formohen këto re. Megjithatë, treguesit aktualë sugjerojnë një gjendje kritike të ozonit. Rrezet e diellit arrijnë në Polin e Veriut në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, kështu që me praninë e reve polare në stratosferë mund të iniciojë procesin e zbrazjes së ozonit.

Vrima e ozonit mbi Polin e Veriut është akoma më e vogël se ajo mbi Polin Jugor, por sigurisht që është e parëndësishme për Hemisferën Veriore. Shkaku është një ftohje drastike e vorbullës polare, ndërsa fuqia e erës brenda saj është rritur në mënyrë të pazakontë.

Taksa e lë pa para Fondin për zhvillimin e veriut

Periskopi.com Lajme

Taksa e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka varfëruar Fondin e Mirëbesimit, i cili është krijuar për zhvillimin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, thonë përfaqësues të shoqërisë civile në pjesën veriore të Kosovës.

Fondi i Mirëbesimit është themeluar mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për doganat, ku Prishtina dhe Beogradi me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ishin dakorduar për themelimin e tij në funksion të zhvillimit të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas kësaj marrëveshjeje, paratë e mbledhura përmes mallrave që importohen në pikat kufitare në veri, përkatësisht në Jarinë dhe Bërnjak, të destinohen në Fondin për zhvillimin e katër komunave veriore: Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Deri në fund të vitit 2018, vlera e këtij Fondi ka arritur në mbi 15. 5 milionë euro, kurse 11 milionë euro janë shpenzuar në 30 projekte të ndryshme, disa nga të cilat janë në fazën e zbatimit, thuhet në faqen zyrtare të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Fondi, sipas BE-së, favorizon investimet në projektet publike, të cilat mund të kenë ndikim në zhvillimet socio-ekonomike në komunat në veri.

(Majtas) Përqindja e ndarjes së projekteve për katër komunat. (Djathtas) Përqindja e ndarjes së projekteve për fusha të caktuara.
(Majtas) Përqindja e ndarjes së projekteve për katër komunat. (Djathtas) Përqindja e ndarjes së projekteve për fusha të caktuara.

Veçanërisht, projektet që propozohen duhet të kenë për qëllim përmirësimin e jetës së banorëve lokalë. Këto projekte duhet të jenë financiarisht të zbatueshme, me kosto efektive, substanciale dhe të jenë në mbrojtje të mjedisit.

Destinimi i Fondit ndërlidhet me projektet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, përfshirë rrugët, spitalet, furnizimin me ujë, trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Po ashtu, Fondi mbështetë edhe projektet për bizneset, gratë, shoqërinë civile, promovimin e të drejtave të njeriut, arsimin, qasje në kujdesin shëndetësor dhe transportin.

Por, që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, importet nga Serbia kanë rënë në minimum.

Përfaqësues të shoqërisë civile në pjesën veriore të Kosovës, thonë se që nga vendosja e taksës, sasia e importit është zvogëluar dukshëm dhe rrjedhimisht edhe të hyrat për këtë Fond.

Dragisha Mijaçiq, nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (INTER), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se që nga vendosja e taksës nuk ka më mjete që grumbullohen në këtë Fond dhe rrjedhimisht nuk ka as financim të projekteve të reja.

“Në vitin e fundit, mendoj që ka pasur krejtësisht pak mjete që janë derdhur në atë Fond dhe natyrisht që ky është një nga efektet më negative që ka ndodhur me futjen e taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Pikërisht për këtë shkak, Fondi për zhvillimin e katër komunave të veriut të Kosovës, e ka humbur çdo kuptim”, tha Mijaçiq.

Funksionimi i Fondit vendoset nga Bordi menaxhues. Ky bord përbëhet nga tre anëtar: – I dërguari i Posaçëm i BE-së në Kosovë ka postin e kryetarit, ministri i Financave të Kosovës merr pjesë në emër të autoriteteve të Kosovës dhe një përfaqësues i komunitetit serb që vjen nga katër komunat veriore.

Në faqen zyrtare të zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se të ardhurat nga të dy pikat e kalimit transferohen në një llogari në një bankë tregtare në Prishtinë të përcaktuar nga BE-ja.

Edhe Lulzim Rafuna, këshilltar i ministritë në largim të Financave, Bedri Hamza, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se deri më tani janë shpenzuar më shumë se 11 milionë euro apo 78 për qind e fondit për projekte të ndryshme.

“Projektet kapitale kanë të bëjnë me projekte të ujit, me çështjen e ndërtimit të rrugëve, ndërtimin ose rindërtimin e shkollave, në qendrat sportive që ndihmojnë në socializimin e të rinjve, e tjera”, tha Rafuna.

Ndërkaq, Dragisha Mijaçiq, thotë se mjetet nga ky Fond janë shfrytëzuar për ndërtimin e rrugëve, blerjen e pajisjeve, ndërtimin e objekteve të ndryshme publike. Rrallëherë, thotë ai, projektet kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, duke dyshuar se kohëve të fundit ka mungesë edhe të transparencës për projektet e fituara.

“Mjetet më shumë janë shpenzuar në zhvillimin e infrastrukturës komunale, infrastrukturës sportive ose në objektet që kanë rëndësi kulturore, në arsimim dhe të tjera”.

“Karakteristike për Fondin zhvillimor është që në kohët e fundit është zvogëluar transparenca, madje edhe rreth raportimeve për atë se cilat projekte kanë fituar të drejtën për financim dhe cilat jo”, tha Mijaçiq.

Bazuar në një raport të publikuar në faqen zyrtare të BE-së, edhe pse të dhënat nuk janë të fundit, Komuna e Mitrovicës së Veriut ka shpenzuar më shumë se 3.4 milionë euro nga ky fond, pasuar nga Komuna e Zveçanit me 3 milionë euro, Komuna e Zubin Potokut me mbi 2.5 milionë euro dhe Komuna e Leposaviçit me mbi 2 milionë euro.

Operacioni në veri, tre të arrestuarit janë zyrtarë të Policisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të zhvilluar në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, IPK ka konfirmuar informacionin se në operacion në pranga kanë përfunduar tre persona.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë”, thuhet në raport.

Operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

Lista Serbe pas arrestimeve në veri fton serbët e Kosovës që të përmbahen

Periskopi.com Lajme

Lista Serbe u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që sipas tyre të mos bien pre e provokimeve dhe ta ruajnë qetësinë.

Kjo thirrje nga ky subjekt është bërë pas aksionit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore dhe arrestimeve që janë bërë atje, shkruan Tanjug.

“Në këtë kohë të vështirë, është e domosdoshme për ne që ta ruajmë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe të mblidhemi rreth mbishkrimit “Për Serbinë tonë”, thuhet nga Lista Serbe.

Drejtori i policisë serbe pas aksionit në veri: Beogradi i gatshëm të reagojë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i policisë së Serbisë, Vlladimir Rebiq ka thënë  se Beogradi është i gatshëm të reagojë “nëse do të vinte deri te eksodi i popullit serb”.

Ai duke komentuar aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në veri theksoi se është i bindur që bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejonte këtë.

Rebiq për Radio Televizionin e Serbisë tha policia serbe kishte njohuri se autoritetet e Prishtinës “do të hynin në veri në gjatë natës”.

Ai tha se 24 automjete të blinduara kishin hyrë në veri të Kosovës “në kundërshtim me të gjitha rregulloret dhe rezolutat”.

Rebiq e përshkroi aksionin si frikësim dhe reagim pas siç e quajti ai “humbjes në Interpol”, transmeton Klan Kosova.

Në aksionin e sotëm në veri të vendit janë arrestuar dy persona dhe një i tretë është në kërkim.

Bëhet fjalë për hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.

Ky i fundit është poashtu në kërkim të forcave të rendit.

Ata dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq, transmeton Klan Kosova.

Aksion policor në Veri, ka të arrestuar (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Një aksion policor ka ndodhur në Veri të Mitrovicës nga ora 3:30 e mëngjesit të sotëm, njofton Klan Kosova.

Ka edhe të arrestuar nga ky aksion.

Ali Ahmeti: Ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë shqiptarëve

Periskopi.com Lajme

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Degën e Kërçovës, sot punimet nga afër i ka ndjekur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë kuvend kryetare e degës është zgjedhur Ardita Dani, e para femër drejtuese e një dege të partisë politike në vend.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti ka bërë të ditur se në këto zgjedhje dhe me këto kuadro të përzgjedhura që marrin përgjegjësi për të vazhduar idealet përpara do të jemi fitues ashtu siç kemi qenë deri më tani.

“Çfarë kemi bërë për këto 18 vite, në pika të shukreta e thanë Artani dhe Fatmiri por për të bëmat, programet dhe idealet që kemi realizuar është një histori e fortë dhe do shkruhen e do shkruhen libra të tërë, por unë do e përmbledh vetëm me një thënie se çfarë fituam ne, ne fituam që të ndihemi Zot e dalzotës në shtëpinë tonë. Ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë shqiptarëve, ne jemi këta, nuk ka se si liridashësit mos jenë dhe njerëz që e duan demokracinë që e duan përparimin që e duan zhvillimin dhe jetën. Nndaj si liridashës e çlirimtarë që kemi qenë kemi ardhur në këtë pikë ku arrimë ne me ndërgjegjësim që stafeta të kalojë tek më të rinjtë dhe ne nuk e marrim misionin të përmbyllur, nëse nuk ndërtojmë gjenerata që qëndrojnë mbi supet tona, atëherë misioni është i pavdekshëm, kemi hyrë si idealist dhe ne po përgatisim gjeneratën dhe BDI për të çarë përpara drejtë Evropës dhe N ATO-s më të përgatitur të organizuar”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së, Ahmeti para gjithë të pranishmëve në Kërçovë tha se shqiptarët në këto hapësira ndodhën para përballjeve të reja duke konkurruar me vlera të cilat i çojnë përpara qëllimet tona historike në këto hapësira dhe troje shqiptare, njofton BDI.

Si po zhvillohet fushata zgjedhore në veri

Periskopi.com Lajme

Në veri të Kosovës, janë vendosur pllakatet, kryesisht të Listës Serbe, njërës prej katër subjekteve politike serbe, të cilat më 6 tetor do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit.

Në Leposaviq mund të vërehen mbetjet e pllakateve të shqyera të Partisë së Serbëve të Kosovës, ndërkaq që asnjë lloj materiali zgjedhor i Partisë së Pavarur Liberale dhe koalicionit “Liria” nuk shihen.

Tubimet parazgjedhore në këtë pjesë të Kosovës i mban vetëm Lista Serbe, e cila është e vetmja që ka mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar për zgjedhjet që pritet të mbahen në Kosovë.

Fushata parazgjedhore në veri të Kosovës, sipas vlerësimeve të vëzhguesve dhe qytetarëve, kryesisht është e qetë dhe identifikohet vetëm me aktivitetet e Listës Serbe. Megjithatë, ditë më parë, subjektet politike serbe kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për shantazh ndaj votuesve dhe se ndaj tyre po bëhet presion.

Dushan Radakoviq nga Rrjeti i organizatave joqeveritare për mbikëqyrjen e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, thotë ka qenë e pritshme që fushata parazgjedhore në veri të mos jetë shumë e trazuar, por në kufijtë e korrektësisë teknike dhe aktiviteteve politike, në formën e konventave, tablove, panove dhe pllakateve. Ai konsideron që ekziston hapësirë për fushatë të lirë, por që aktivitetet e subjekteve tjera politike serbe janë më të pakta, para së gjithash për shkak se subjektet politike si Partia e Pavarur Liberale dhe koalicioni “Liria”, në listat e tyre nuk kanë kandidatë nga veriu.

“Unë mendoj që fushatën në veri nuk e kanë aq prioritet, në krahasim me Listën Serbe. Partia e Serbëve të Kosovës (me seli në Leposaviq) vetëm sa ka filluar fushatën me vendosjen e panove. Kemi pasur disa probleme me shqyerjen e pllakateve, por mendoj që prioritetet e Partisë së Pavarur Liberale dhe të koalicionit ‘Liria’ nuk janë në veri. Mendoj që presoni shumë më i madh bëhet ndaj votuesve në Kosovën qendrore, në raport me veriun e Kosovës”, theksoi Radakoviq.

Partia e Serbëve të Kosovës, të dielën ka deklaruar që “është shkaktuar një incident i vogël”, duke i akuzuar aktivistët e Listës Serbe për shqyerjen e pllakateve, ndërkaq që ngjarja është lajmëruar në stacionin e policisë në Leposaviq.

Marrë parasysh akuzat e ndërsjella të subjekteve politike serbe për presion mbi votuesit, Radakoviq thotë që bëhet fjalë për thashetheme, por që në rast se ato ekzistojnë, atëherë është punë e Prokurorisë së Kosovës.

“Në gjithë këtë situatë ka mjaft thashetheme të ndryshme. Secila parti flet mirë për anën e vet, por konkretisht nëse ka gjëra të tilla, janë përgjegjësi e Prokurorisë. Kështu që, kushdo që ka ose konsideron që ka presion, ekzistojnë prokuroritë e autorizuara ku mund të lajmërohet rasti. Të gjitha të tjerat, sa më përket mua, janë thashetheme nga të gjitha anët në mënyrë që të përvetësojnë numër sa më të madh të votuesve”, u shpreh Radakoviq.

Nga Prokuroria në Mitrovicën Veriore kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që nuk ka pasur raste të denoncuara gjatë fushatës.

Ndërkaq, qytetarët e Mitrovicës Veriore kanë mendime të ndryshme lidhur me atmosferën në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Mendoj që populli e do Serbinë tonë dhe e do presidentin dhe pushtetin tonë. Mendoj që populli ynë e di se cila është rruga dhe perspektiva jonë e vetme, ndërkaq se çfarë ndodh në prapaskena, nuk i kontaktoj me aq shumë njerëzit dhe jam jashtë atyre margjinave. Shpeshherë nuk ndodhem as këtu, prandaj nuk mund të jap ndonjë shprehje të vërtetë”, tha Slavica Popoviq nga Mitrovica Veriore.

Jovanka Nastiq, po ashtu nga kjo komunë, shpreh mendimin se gjithçka po zhvillohet me rregull.

“Nuk ka ndonjë gjë për të cilën mund të them se është keq. Duket bukur, gjithçka funksionon normalisht dhe qytetarët sillen normalisht. Gjithçka është në rregull dhe deri më tash nuk kam vërejtur asnjë problem dhe as që është ankuar dikush. Qytetarët vendosin vet dhe e dinë se për kë do të votojnë”, tha Nastiq.

“Dua t’ju them se askush për asgjë nuk më thotë, jam i lirë dhe mund të votoj për kë të dua dhe nuk kam asnjë problem. Askush deri më tash nuk më ka thënë voto për këtë ose atë, por sërish ne do të votojmë për shtetin e Serbisë dhe bashkë me Serbinë”, tha Ljuba Miljkoviq.

Ndryshe, Mirosllavi nga Mitrovica Veriore konsideron që fushata parazgjedhore është e njëanshme.

“Ai që ka para ai edhe bën fushatë. Këto partitë më të varfra nuk kanë shanse që të bëjnë diçka. Afërsisht dihet se çfarë do të ndodhë”, tha Mirosllavi.

I pyetur se a ka presion ndaj votuesve, ai theksoi që diçka të tillë ka pasur gjithmonë.

“Në çdo proces zgjedhor edhe më herët ka pasur presione në kuptimin e shantazhit ‘nëse nuk voton atëherë nuk të jap këtë, nuk do të punosh’ e të tjera. Ka nga pak. Ka presion dhe është vështirë. Përvoja na tregon, në periudhat e mëhershme, që ushtarët e vetmuar e pësojnë. Ju e kuptoni se për çfarë po mendoj”, tha Mirosllav.

Liderët e subjekteve politike serbe, me të cilët Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar ditë më parë, kanë deklaruar që sjellja e pakulturuar, presionet, kërcënimet dhe shantazhet që njerëzit do të mbeten pa punë, po e përcjellin procesin zgjedhor në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Lista Serbe, deri më tash, ka pasur 9 nga 10 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, sa edhe janë të garantuara për deputetët e komunitetit serb. Gjithashtu, në krye të 10 komunave me shumicë serbe, janë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Partitë serbe me akuza të ndërsjella për kërcënime dhe shantazhe

Periskopi.com Lajme

Sjelljet jokorrekte, kërcënimet, shantazhet dhe presionet janë duke e përcjellë procesin zgjedhor në hapësirat me shumicë serbe në Kosovë, thonë liderët e partive politike të këtij komuniteti në vend, duke vlerësuar se situata do të përkeqësohet edhe më tej.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor në Kosovë, do të fillojë zyrtarisht më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë. Në garë janë 25 subjekte politike, prej të cilat 4 janë të komunitetit serb, koalicioni “Liria” me seli në Graçanicë, Partia e Pavarur Liberale, po ashtu me seli në Graçanicë, Partia e Serbëve të Kosovës, me seli në Leposaviq, si dhe Lista Serbe, me seli në Mitrovicën Veriore, e cila ka pushtetin lokal në 10 komunat me shumicë serbe. Kjo e fundit, në mandatin e kaluar të legjislativit ka pasur 9 nga 10 ulëset e garantuara për deputetët e komunitetit serb.

Ndonëse fushata zgjedhore ende nuk ka nisur zyrtarisht, akuzat, para së gjithash ndaj Listës Serbe, të cilën e mbështetë Beogradi zyrtar, janë të shumta.

Bartësi i listës së koalicionit “Liria” dhe kandidati për kryeministër, Nenad Rashiq, thotë për Radion Evropa e Lirë që qëllimi i këtij koalicioni është që popullit serb të Kosovës t’i kthehet dinjiteti dhe e drejta për të vendosur vet. Megjithatë, ai thekson që kushtet në terren janë jonormale dhe se nuk po zgjidhen mjetet për të arritur në pushtet. Prandaj, siç thotë ai, kushtet për zgjedhje të ndershme dhe korrekte nuk kanë bazë. Sipas tij, të gjitha mekanizmat shtetërorë të Serbisë janë përdorur për të ndikuar në trupin zgjedhor serb në Kosovë. Siç thotë ai, e gjithë kjo nuk është diçka e re që kur Lista Serbe ka dalë në skenë, por që, sipas tij, “ajo tashmë ka bërë një hap tutje”.

“Disa njerëz janë larguar nga puna. Një nga bashkëpunëtorët e mi, të premten është suspenduar. Ata që kanë qenë anëtarë të këshillave zgjedhorë janë ftuar nga ana e menaxherit, gjegjësisht punëdhënësit, drejtorit ose kryetarit, që të tërhiqen nga ata trupa ose aktivitete parazgjedhore. Për më shumë, në ato nivele, ka ‘rekomandime’ për punëtorët se nuk do të duhej të takoheshin me mua ose me bashkëpunëtorët e mi dhe që në asnjë mënyrë të mos e nxisin tërbimin e tyre ose të institucioneve. Këtë që po ndodhë tani, me siguri se do të mbetet e shënuar në literaturën për fakultete, lidhur me diktaturën dhe si duhet zbatuar diktatura. Këtë e kemi këtu në terren dhe me siguri që nuk do të bëhet asgjë më mirë, por vetëm më keq”, tha Rashiq.

Ai shtoi se kjo situatë do t’i detyrojë të gjithë oponentët që të merren, siç e quan ai, “ilegalisht” me politikën, që të punojnë në errësirë dhe të punojnë si një lëvizje e rezistencës në një vend të okupuar. Rashiq tha se u është drejtuar të gjitha institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe policinë, për shkak se në disa raste kanë arsye të besojnë se e kanë të rrezikuara edhe jetët e tyre. Por, sipas tij, institucionet po e pranojnë me nge këtë situatë, sepse nuk e kuptojnë thellësinë dhe egërsinë e organeve që janë të gatshme të bëjnë gjithçka për dobi politike.

Akleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është i kënaqur me kushtet për fushatë, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka vendosur për të gjitha partitë. Por, sipas tij, situata në terren është duke diktuar kushte mjaft të vështira për të nisur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore. Shantazhet dhe kërcënimet me humbje të vendeve të punës ndaj qytetarëve, siç thotë ai, tashmë janë bërë përditshmëri.

“Këto kërcënime shkojnë aq larg, sa që një zonjë, e cila është kandidate në listën e Partisë së Serbëve të Kosovës dhe është punëtore në Komunën e Leposaviqit, i është dhënë për detyrë që t’ua sjellë listën prej 15 votave të sigurta për Listën Serbe. A mund ta paramendoni që një kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të kërcënohet dhe t’i bëhet shantazh me humbjen e vendit të punës, sepse i duhet që për një parti tjetër të sjellë 15 vota të sigurta. Natyrisht që ato vota nuk do t’ua sigurojë dhe natyrisht që këtë kërcënim do ta denoncojë në polici”, tha Jabllanoviq.

Ai ka shtuar se raste të ngjashme shantazhi dhe të kërcënimeve ka mjaft shpesh ndaj qytetarëve që nuk mendojnë si Lista Serbe, e cila siç thotë ai, nëpër institucione të caktuara i fton punëtorët në grupe të mëdha ose të vogla, duke u thënë që nëse nuk votojnë për këtë subjekt politik, ata dhe fëmijët e tyre nuk do të kenë të ardhme në këtë hapësirë.

Nga Lista Serbe thonë se kundërshtarët e tyre politikë po trillojnë. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Dalibor Jevtiq, thotë për Radio Evropa e Lirë që trillimet pa argumente janë raste kur “dikush sanksionohet për ndonjë shkak të panjohur dhe më pas i ndërlidhin me Listën Serbe”. Për më shumë, ai akuzon Slobodan Petroviqin, liderin e Partisë së Pavarur Liberale, për kërcënime.

“Petroviq, i cili është ushtrues detyre në Postën e Kosovës për integrimin e pakicave, ka thirrur takim, në të cilin ka kërcënuar dhe për këtë janë njoftuar organet kompetente. Punëtorët serbë të Postës së Kosovës, më pas, janë ftuar në procedurë disiplinore. Këto fakte ne ia kemi dorëzuar edhe misionit mbikëqyrës të BE-së. Është tjetër gjë të thuash dhe tjetër të kesh dëshmi. Pra, kemi një zotëri që është drejtor që e ka partinë e tij, është drejtor i Postës dhe i cili i thërret punëtorët e tij dhe i kërcënon. Ky është kërcënim i drejtpërdrejtë dhe shantazh”, tha Jevtiq.

Por, Slobodan Petroviq, lider i Partisë së Pavarur Liberale, thotë se e gjithë kjo është gënjeshtër. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ai mohon të jetë punëtor i Postës së Kosovës, por që punon për një kompani tjetër, Vala dhe se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

“Ata, deri më tash, kanë thënë gënjeshtra të shumta. Unë fare nuk punoj në Postë, kjo është kompani tjetër. Kjo nuk ka fare të bëj me mua, por kjo nuk është hera e parë dhe ju mediat jeni bindur disa herë se ata gënjejnë”, tha Petroviq.

Ai ka shtuar se partia e tij tash e disa javë është duke apeluar që të mos përsëritet situata e zgjedhjeve të vitit 2017, kur sipas tij, kanë humbur punën apo të ardhurat sociale qindra persona.

Siç ka theksuar ai, përmes një konference për media kanë zbardhur shembujt kur njerëzit kanë humbur vendin e tyre të punës për shkak se ata ose dikush prej familjes së tyre janë në listën e subjektit politik të tij dhe se rastin ia kanë dorëzuar prokurorisë nga e cila pret që ta bëjë punën e saj. E gjithë kjo situatë, sipas tij, ka të bëjë me frikën e Listës Serbe, e cila siç tha ai, çdo ditë e më shumë po e humbë mbështetjen e bashkësisë serbe në Kosovë.

Nga misioni monitorues i BE-së, i cili ka arritur në Kosovë, kanë deklaruar se këto zgjedhje “janë rast i shkëlqyeshëm që aktorët në Kosovë të tregojnë angazhimin për demokracinë, duke zbatuar një proces të besueshëm gjithëpërfshirës”. Gjithashtu, ky mision ka shtuar që pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2017, pati dorëzuar 26 rekomandime, shumica e të cilave nuk janë pranuar. Në atë kohë, ky mision pati theksuar se në zonat ku jeton popullata serbe, janë shënuar raste të pengimit, të frikësimit dhe dhunës të drejtuara ndaj votuesve, por edhe ndaj kandidatëve.

A do të shkoj Haradinaj në Veri gjatë fushatës?

Periskopi.com Lajme

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë fushatës ka mundësi që do të shkoj në veri të Kosovës, atje ku ka shqiptarë, përcjellë Periskopi.

Ai tha se ligji zbatohet edhe në Veri sikur në pjesët e tjera të vendit dhe se ka mundësi që do të shkoj në Veri gjatë fushatës.

“Te serbët nuk kam pse me shku se nuk i synoj votat e tyre, por të shqiptarët mundet me ndodhë që shkoj”, ka thënë Haradinaj në Frontal të T7. /Periskopi

Presione në veri

Periskopi.com Lajme

Përpjekja për t’i dhënë fund monopolit të Listës Serbe ka hasur në rezistencë të Beogradit, veçmas në komunat veriore të cilat popullohen me shumicë serbe.

Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, përfaqësues të partive dhe njohës të zhvillimeve në veri kanë folur për presione tek votuesit

Tri parti politike janë bashkuar rreth një koalicioni për ta sfiduar Listën Serbe – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda” (“Liria”).

Por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur këto parti si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit konsideron se përfaqësues i vetëm i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.

Serbia vazhdon të ndërtojë shtëpi në lagjet veriore

Periskopi.com Lajme

Serbët kanë vazhduar të ndërtojnë shtëpi në lagjet shqiptare në veri të Mitrovicës me gjithë kundërshtimin e shqiptarëve. Në lagjen “Kroi i Vitakut” synohet të sillen serbë, të cilët nuk kanë jetuar asnjëherë në atë pjesë, ndërkohë që shqiptarëve nuk u është lejuar t’i rindërtojnë shtëpitë e djegura e të rrënuara gjatë luftës. Qeveria e Kosovës me projekt për rindërtimin e 300 shtëpive në veri të Mitrovicës.

Në lagjet veriore të Kosovës me shumicë të popullatës shqiptare ka vazhduar ndërtimi i shtëpive për serbët. Administrata Komunale e Mitrovicës së Veriut u ka lejuar serbëve të ndërtojnë shtëpi në atë pjesë të Mitrovicës, sidomos në lagjen “Kroi i Vitakut”, derisa shqiptarët nuk mund të marrin leje për rindërtimin e shtëpive të tyre.

Rreth 300 shtëpi të shqiptarëve në lagjet veriore të Mitrovicës ende janë gërmadha, pasi ndërtimi i shtëpive nuk lejohet nga Komuna Veriore e Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Shumë shqiptarë të lagjeve veriore, të dëbuar nga veriu i Mitrovicës në vitin 2000, edhe më tutje jetojnë si refugjatë në jug të qytetit të Mitrovicës, në kushte të rënda të banimit. Shqiptarët e Mitrovicës së Veriut shprehen të shqetësuar për shkak të ndërtimit të shtëpive për serbët, duke siguruar se shtëpitë janë duke u ndërtuar për serbët që asnjëherë nuk kanë jetuar në atë pjesë, shkruan gazeta “Zëri”.

Në lagjen “Kroi i Vitakut”, ku janë intensifikuar ndërtimet për serbët, Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka lejuar asnjë shqiptar ta rindërtojë shtëpinë ose të ndërtojë shtëpi të re në pronën e vet.

Serbët i shndërrojnë në deponi mbeturinash shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Shumë prona dhe shtëpi të shqiptarëve në veri të Mitrovicës të cilat janë shkatërruar në luftën e fundit nga forcat serbe, përveç që nuk janë rindërtuar dhe nuk po mund të shfrytëzohen për banim nga pronarët shqiptarë, disa prej këtyre pronave janë shndërruar në deponi mbeturinash nga serbët në atë pjesë.

Edhe në të kaluarën është bërë rindërtimi shtëpive në veri të Kosovës, por fatkeqësisht ende një numër i madh i shtëpive të djegura gjatë luftës nuk janë rindërtuar. Ato familje vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, shumë prej tyre në asistencë sociale, e shumë prej tyre edhe me qira.

Qeveria e Kosovës në një prej mbledhjeve të fundit ka bërë një ndryshim plotësim të Udhëzimit Administrativ për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore që konsiderohen se janë edhe rreth 300 shtëpi të pa rindërtuara.

Naser Spehiu nga lagjja Kroi i Vitakut, i cili aktualisht është i strehuar përkohësisht nga komuna e Mitrovicës së jugut, nga pas lufta deri në vitin 2015 ka paguar qira për banim.

Spahiu rrëfen për KosovaPress se as kushtet minimale nuk i ka për jetesë në vendin ku banon në pesë vjetët e fundit si i strehuar.

Meqë nuk ka kushte materiale, ai mezi pret që Qeveria t’ia rindërtojë shtëpinë në vendlindjen e tij dhe të kthehet me dhjetë anëtarë të familjes në pronën e vet,  e cila i është bërë një deponi mbeturinash nga serbët në veri.

Spahiu: Shtëpia ime e djegur nga serbët më është bërë deponi

Video

“Mezi presim me u kthyer në shtëpitë dhe pronat tona… Te ne ka premtime shumë, ndërsa realizim të tyre shumë pak, për arsye se qe tetë vjet asnjë bllok nuk është vendosur  në këtë pjesë dhe as nuk e dinë se ku jetojmë ne banorët e pjesës veriore… Këtu ka qenë shtëpia, të cilën ma kanë bërë deponi. Kam kërkuar edhe ndihmë nga institucionet e shtetit tonë, por nuk kanë intervenuar për ta ndaluar këtë çka kanë bërë serbët. Në luftë ka qenë e shkatërruar, posedojmë dokumentacionin që kemi pasur në atë kohë… (Banoj)Në Jug të Mitrovicës, 15 vjet me qira, ku kam hyrë kredi më paguar qira… Ne serbëve s’ju kemi bërë asgjë, sigurinë e kemi, prona është e imja, po të ishte edhe në një shtet tjetër prona është e imja, unë do të kthehem në vendin tim. Nuk e ngacmoj askënd, por edhe nuk e toleroj askënd në pronë timen. Ne mezi presim me u kthyer”, pohon Spahiu.

Edhe Nadire Kralanit nga Kodra e Minatorëve, e cila banon me qira në jug të Mitrovicës nuk i është rindërtuar ende shtëpia që i është djegur dhe shkatërruar nga forcat serbe gjatë luftës.

Ajo thotë se me dëshirë do të ishte kthyer në pronën e vet, por nuk pati fatin që t’i rindërtohet shtëpia deri tash.

Kralani kërkon ndihmën e Qeverisë që t’ia rindërtojë shtëpinë, ngaqë e ka të pa mundur të banojë me qira në jug të Mitrovicës.

Kralani: Unë jam për me u kthyer, këtë e duan edhe fëmija, është vendi jonë

“Unë banoj në Jug të Mitrovicës, sepse shtëpia është e djegur. Në këtë pronë këtu e kemi pasur shtëpinë dhe nuk më është rindërtuar. Po unë jam për me u kthyer, këtë e duan edhe fëmija, është vendi im. Me kënaqësi kthehemi këtu. Për siguri, ka, i kam edhe kunetërit këtu nuk është që nuk ka siguri”, thotë Kralani.

Ndërsa, Sinan Behrami nënkryetar i lagjes së Kroi Vitakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia më parë nga Qeveria, beson se të gjithë shqiptarët do të ktheheshin në pronat e tyre, po që se bëhet rindërtimi i shtëpive të tyre.

Behrami thotë në lagjen ku jeton ai janë edhe 70 shtëpi që nuk janë rindërtuar.

Behrami: Me rindërtimin e shtëpive banorët do të kthehen në pronat e tyre

“E kam pasur pronën e djegur prej serbëve, e kam shtëpinë e rindërtuar prej Qeverisë jetoj qe shtatë vjet në të… Kemi disa shtëpi që janë të rindërtuara dhe banorët nuk janë kthyer, afërsisht 10 shtëpi. Por më merr mendja se me ata që bisedojmë, secili banorë thotë se kemi me u kthyer, besojmë që kthehen, shumica po”, deklaron Behrami.

Ndërsa, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 19 korrik, me propozimin e Ministrisë së Financave është miratuar vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për prokurimet e centralizuara që udhëhiqen nga Agjencia Qendrore e Prokurimit. Qëllimi i ndryshimeve është menaxhimi i kërkesave nga Agjencia Qendrore e Prokurimit për sigurimin e mallrave, shërbimeve ose punëve që kanë përdorim të përbashkët të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në veçanti, vendimi i miratuar do t’i mundësojë Agjencisë së Prokurimit Qendror që të zbatojë të gjitha procedurat në projektin e rindërtimit të shtëpive të djegura në Mitrovicën e Veriut.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza beson që projekti për rindërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës është i rëndësishëm dhe i veçantë edhe në aspektin humanitar, në aspektin social dhe ekonomik, por edhe në aspektin shtetëror, mbase sipas tij, njerëzit kanë të drejtë me jetuar në pronat e tyre.

Hamza për KosovaPress thotë se kostoja e projektit do të ndahet nëpër vite buxhetore dhe nuk do të jetë diçka e pa përballueshme për buxhetin e Kosovës. Për këtë vit, sipas tij, mjetet janë brenda Ministrisë së Financave dhe beson se edhe në proceset e ardhshme buxhetore do të ketë kujdes në këtë projekt.

Hamza po ashtu thotë se nuk do të jetë problem aspekti i financimit, edhe pse projekti është miliona euro.

Hamza: Nuk është problem aspekti i financimit

“Për këtë vit varësisht prej dinamikës së ekzekutimit të punimeve, por sa do që të jetë aq ka mundësi të financohet. Pra, nuk është problem aspekti i financimit, edhe pse po flasim për miliona euro ose shuma milionësh të cilat pritet që të kushton ky projekt për me u finalizuar në tërësi”, deklaron Hamza.

Ai po ashtu pret që në bazë të proceduarve të cilat do të aplikohen nga Agjencioni Qendror i Prokurimit, projekti për rindërtim të fillojë në tetor të këtij viti.

Hamza: Presim që projekti për rindërtim të nisë në tetor

“Ka evidenca, po flasim për komplet pjesën e veriut të Kosovës, duke përfshirë komunat Zubin Potok, Mitrovicë e veriut, Leposaviq dhe Zveçan, që janë diku mbi 300 shtëpi të cilat duhet të rindërtohen. Unë uroj që të realizohet projekti sivjet, por edhe nëse krejt sivjet ndodhë prapë ka mundësi të financohet. Por, për shkak të procedurave të lidhjes së kontratës dhe fillimi i ekzekutimeve është e pa mundur që projekti të përfundohet brenda vitit aktual fiskal. Një pjesë uroj që të kryet këtë vit dhe pjesa tjetër të vazhdohet në vitet vijuese…. Unë kisha dashur që fillimi i tetorit do të jetë koha e fundit kur fillon ekzekutimi i rindërtimit të shtëpive. Megjithatë, këtë pjesën ligjore, procedurale është çështje që e zhvillon AQP-ja , i cili është i pavarur në punën e vet”, thotë ai.

Ai në fund tha nuk është ky projekt në përpjekje të një komuniteti e në dëmtim të komunitetit tjetër, por çdo shtëpie e djegur gjatë luftës në pjesën veriore të Kosovës do të ketë financim.

Ndryshe, në pjesën veriore nga autoritetet e Serbisë është duke u realizuar projekti  ilegal “Lugina e Diellit”, që vlen vetëm për serbët në atë pjesë.