Humbi penalltinë, por ia siguroi barazimin Milanit në minutat e fundit të ndeshjes – ky është Ibrahimovic

Periskopi.com Sporti

AC Milan shpëtoi pa humbje në ndeshjen e zhvilluar kundër Veronës, duke barazuar në minutat e fundit të pjesës së parë.

Për Veronën golin e epërsisë e kishte shënuar Barak dhe golin e dytë e kishte shënuar gabimisht në portën e tij Calabria.

Gabimisht në portën e tij shënoi edhe Magnani, duke e ngushtuar epërsinë për Milanin.

Por, Milani shpëtoi pa humbje në minutat e fundit të ndeshjes, ku Ibrahimovic arriti të barazojë rezultatin.

Kështu, pas tërë këto përpjekjesh AC Milan i gëzohet edhe barazimit.

Milani shokohet në San Siro, merr golin e dytë nga Verona

Periskopi.com Sporti

Milan vs. Verona është sfida e radhës e vlefshme për xhiron e shtatë të ligës italiane, Serie A, transmeton Periskopi.

Ekipi i Veronës arriti të kalonte në epërsi që në minutat e parë të ndeshjes, përkatësisht në minutën 6’të, ku rrjetën për 0:1 e gjeti ceku, Barak.

Kurse, për ta dyfishuar epërsinë shënoi mesfushori italian, Zaccagni

Shihni golin. /Periskopi

 

Zyrtare: Roma shkeli rregulloren e Serie A, merret vendimi zyrtar për ndeshjen ndaj Veronës

Periskopi.com Sporti

Humbje 3-0 zyrtare në tavolinë. Gjykatësi Sportiv me një njoftim për shtyp njoftoi humbjen e Romës në ndeshjen e parë të Serie A 2020/21 kundër Hellas Verona. Këtu është motivimi i plotë.

Gjykatësi Sportiv, pasi ka lexuar dokumentet në lidhje me ndeshjen Hellas Verona-Roma dhe duke marrë parasysh që klubi verdhekuq ka aktivizuar një futbollist jo të regjistruar në “Listën e 25” të komunikuar me email të certifikuar në 14 Shtator 2020 në 12.14, pavarësisht se ishte bërë një “Over 22”, duke shkelur kështu ndalimin e përdorimit referuar në pikën 8 të njoftimit zyrtar të FIGC 83 / A të 20 Nëntorit 2014 siç është ndryshuar më pas me Njoftimin Zyrtar F.I.G.C. n 76 i 21 Qershorit 2018; konsiderohet, pra, se duhet të zbatohet sanksioni i humbjes së garës të parashikuar në pikën 9 të njoftimit zyrtar të përmendur F.I.G.C. Nr. 83 / A;

Në detaje, mesfushori nuk mund të merrte fushë sepse në listën zyrtare të 25 lojtarëve ai ishte përfshirë në lojtarët nën 22 dhe jo në mesin e lojtarëve “mbi 22”. Diawara mbushi 23 vjeç në korrik, por Roma ndoshta harroi ta zhvendoste lojtarin në listën e Over. Në këtë rast rregullorja parashikon humbjen në tryezë.

 

Futbollisti i Veronës sakrifikon diplomën, nuk shkoi në provim shkaku i ndeshjeve me Interin dhe Fiorentinan

Periskopi.com Sporti

Fabio Borini “ngel në klasë”. Futbollisti i Veronas (ish-i Milanit) kishte vendosur të rifillonte studimet, me qëllim që të mbaronte shkollën dhe diplomohej si privat.

Megjithatë, duke pasur angazhimet e tij si një atlet profesionist, nuk ka mundësi që japë provimet.

“Kam studiuar shumë, por ata nuk më lënë të bëj provimin, rrezikoj të marr një vit pushim”, tha-ish milanisti për “Corriere della Sera”.

Më 2 korrik ata këshilluan Borini që ai do të duhej të jepte provimin tetë ditë më vonë, me Hellas në mes sezoni përpara ndeshjes ndaj Inter dhe Fiorentina.

Verona gjithashtu i dërgoi një letër Institutit Sant’Elia në Cantù, duke shpjeguar se lojtari nuk mund të mungonte, por asgjë nuk pati vlerë.

Arrihet marrëveshja me Veronën: Shumë shpejt zyrtarizimi i Kumbullës te klubi i ri

Periskopi.com Sporti

Claudio Lotito e Igli Tare duan ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur për Marash Kumbullën, për të evituar ndërhyrjen e klubeve të interesuar (mbi të gjithë Inter). Lazio e ka me nxitim e do të sjellë në Romë mbrojtësin shqiptar të Veronës. Dje ka patur një takim tjetër mes Setti e Tares. Bardhekaltrit po luanin me cmimin, për ta ulur, shkruan Il Messaggero, por tani cmimi 20 milionë plus André Anderson e Lombardi (ashtu si insistonte Verona) duket se i kënaq të gjithë.

Klubi bardhekaltër prej kohësh e ka objektiv të parë Marash Kumbullën. Shqiptari i pëlqen si drejtorit sportiv Tare ashtu dhe teknikut Inzaghi (e blerja e tij është sugjeruar edhe nga Reja, trajneri i Shqipërisë). Në fund të qershorit, presidenti i Veronës Maurizio Setti, i shoqëruar nga drejtori sportiv D’Amico, u takuan në Villa San Sebastiano, selia e Lazios, për të folur me Lotiton e Taren për mbrojtësin. “Jemi takuar me Veronën sepse Kumbulla na intereson, mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme – ka thënë drejtori sportiv bardhekaltër -. Nuk mendonim ta mbyllnim menjëherë tratativën për Kumbullën”.

Oferta e kryeqytetasve u konsiderua e mirë por jo bindëse: në tavolinë ishin 18 milionë euro plus kartonin e një ose dy lojtarëve (Cristiano Lombardi, Sofian Kiyine e Fabio Maistro). Nuk pati sukses ofensiva e parë, por edhe e dyta nuk pati fat më të mirë. Për Kumbullën, Lotito vendosi në tavolinë 20 milionë e kartonin e André Anderson, i vlerësuar 10 milionë. Verona ka pretenduar të përfshihej edhe Lombardi, ose në alternativë, bardhakltrit të shtonin një tjetër 5 milionë cash. Kjo për shkak se verdheblutë nuk e pranuan vlerësimin 10 milionë që Lazio i bëri André Anderson.

Rrahmani si një supersulmues, kalon dy mbrojtës dhe asiston për golin e barazimit kundër Interit

Periskopi.com Sporti

Amir Rrahmani e ka shndrruar veten në protagonist në ndeshjen që Verona është duke e zhvilluar kundër Interit.

Mbrojtësi kosovar, pasi u shërbye nga një rivënie anësore, u nis drejt zonës së rrezikshme të “Nerazzurrëve”, duke shmangur dy kundërshtarë para se të asistonte për Velosson në minutën e 86-të për golin e barazimit 2-2.

Shikoni depërtimin e Rrahmanit dhe golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Verona e Rrahmanit shkund Interin, poshtërohet keq mbrojtësi ‘Nerazzurr’

Periskopi.com Sporti

Verona ka kaluar në epërsi si nikoqir i Interit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, shkruan Periskopi.

Lazovic ka shënuar një gol fantastik, duke i kaluar sikur të mos ishte fare mbrojtësin e “Nerazzurrëve”, për të shënuar prapa krahëve të portierit mysafir.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Garë e madhe për Kumbullën, klubi anglez tregon interesim të fuqishëm – Verona rritë çmimin

Periskopi.com Sporti

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Helas Veronën, ndonëse vetëm pak kohë më parë mbushi 20 vjeç, ndërkohë që në fushë duket si një lojtar me eksperiencë të madhe.

Pikërisht këto paraqitje të shkëlqyera të mbrojtësit shqiptar, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha, që duan ta kenë pjesë të tyre. Interi, Napoli dhe Lazio e ndjekin prej kohësh lojtarin, teksa në garë së fundmi është futur edhe Fiornetina, që gjithashtu dëshiron shërbimet e lojtarit.

murinjo

Edhe disa skuadra nga Premier League kanë shfaqur interes gjithashtu për 20-vjeçarin, teksa i fundit që i është bashkuar garës, është Tottenhami. Thuhet se Mourinho e ka ndjekur Kumbullën dhe dëshiron ta ketë në ekipin që ai drejton, në mënyrë që të zëvendësojë Jan Vertonghenin që do largohet në verë dhe dretuesjit do perpiqen t’ia plotesojne kete kërkesë.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë edhe Verona që tashmë e ka ngritur çmimin për lojtarin dhe nga 20 milionë euro që kërkonte në fillim, tashmë do të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë Kumbullën, një çmim ky që ndoshta mund të rritet në të ardhmen.

E bujshme: Ky është futbollisti kosovar që mund ta zëvendësojë Rrahmanin te Verona

Periskopi.com Sporti

Pas vetëm një sezoni te Verona ku arriti të spikaste me paraqitjet e tij pozitive, Amir Rrrahmani në verë do t’i japë lamtumirën Hellas Veronës për të kaluar te Napoli që pagoi në janar 14,5 milionë euro për kartonin e tij dhe e la në huazim deri në fund të sezonit te Verona.

Por, mesa duket klubi i presidentit Maurizio Setti është i fiksuar pas lojtarëve shqiptarë.

Verona kërkon ta zëvendësojë kapitenin e Kosovës me një tjetër lojtar shqiptar.

Sipas mediave në Itali, ashtu siç bëri me Rrahmanin që e mori nga kampionati kroat, klubi veronez ka nisur të interesohet për të blerë nga Hajduk Split kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, kartoni i të cilit vlerësohet 800 mijë euro nga faqja e specializuar transfermarkt.

Në verë nga Verona pritet të largohet edhe talenti tjetër shqiptar Marash Kumbulla, por Verona kërkon të vazhdojë traditën e mirë që ka me lojtarët kuqezi dhe tashmë synon e afrimin e Ismajlit që është gati për këtë hap madhor në karrierën e tij.

Nëse mbyllet kampionati Verona e Rrahmanit dhe e Kumbullës mund ta lënë Milanin jashtë Evropës

Periskopi.com Sporti

Pasiguri, kaos dhe sidomos mungesë e theksuar plani A dhe B! Në thuajse 90% të kampionateve që kanë ndaluar për shkak të emergjencës së koronavirusit, ende mjergulla është ajo që komandon.

Në fakt, edhe pse dëshira e të gjithëve është që të mbyllet sezoni, ashtu si prioriteti i UEFA-s, duhet marrë parasysh edhe një dekret i qeverisë për të mos vazhduar më apo qoftë edhe vështirësitë ekonomike për të vijuar rregullisht.

 

 

Megjithatë, UEFA tashmë ka dhënë direktivat dhe lë në dorën e federatave se cilat skuadra do të shkojnë në Europë, por natyrisht duke i bërë me dije se kriteret nuk mund të shkelen dhe të ketë padrejtësi.

I veçantë është rasti i Milanit, Veronës dhe Parmas, që i ndan një pikë mes tyre, por Milani edhe pse mbetet përpara, ka luajtur 36 ndeshje ndërsa Verona dhe Parma 35.

Gjithë të tjerat janë të paracaktuara nëse ngrin renitja: pra Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta në Champions, ndërsa Roma dhe Napoli në grupet e Europa League, kurse një tjetër vend për turin paraeliminator të Europa League.

Kriteri i parë – Lidhet me pikë/ndeshje: Milani ka 36 pikë në 26 ndeshje, Verona dhe
Parma 35 në 25 ndeshje. Me koeficientin pikë/ndeshje, Milani do të ishte 1.38, ndërsa
Verona dhe Parma 1.4, duke parakaluar kështu kuqezinjtë. Verona është në avantazh
me golaverazh ndaj Parmës dhe kështu do të merrte vendin e fundit për Europën.

Kriteti i dytë – Renditja mbetet sic është por Milanit i hiqet një ndeshje dhe kështu
humbet vendin (barazoi ndaj Fiorentinas dhe mori 1 pikë që e dërgoi në 36). Edhe këtu,
merret golaverazhi me tre ekipe barazim pikësh, duke i dhënë Veronës vendin e shtatë.

Tragjike: Mesfushorit të Veronës ia vrasin motrën

Periskopi.com Sporti

Përveçse duhet të qëndrojë në izolim për t’iu shmangur koronavirusit, mesfushori ganez i Veronës, Emmanuel Agyemang-Badu, është tronditur mëngjesin e sotëm nga një lajm i tmerrshëm.

Motra e tij Hagar është qëlluar për vdekje në orët e mëngjesit të sotëm në qytetin e lindjes së mesfushorit, Berekum, ndërsa sipas autoriteteve ganeze, policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Bëhet fjalë për Këabena Yeboah, i cili është larguar menjëherë pas vrasjes, ndërsa ende nuk kanë të dhëna mbi motivet e këtij krimi të rëndë.

Ndërkohë edhe klubi i Veronës i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe praninë mesfushorit Badu, që është vërtetë i tronditur në këto momente.

Kumbulla tregon se si po kalon ditët në karantinë, shihni çka po e ndihmon atë

Periskopi.com Sporti

Ashtu si të gjithë futbollistët e Veronës edhe Marash Kumbiulla, ka përfunduar në karantinë këtë javë pasi u mësua se futbollistët e Sampdorias, skuadrës së fundit ndaj të cilës luajtën, kanë rezultuar pozitivë. Të gjithë janë të detyruar të qëndrojë 2 javë të izoluar nga të tjerët nën kontrollin e mjekut, me shpresën që të mos shfaqin simptomat e COVID-19.

Me një postim mjaft humoristik në Instagram, Kumbulla ka treguar se nuk do të kishte jetuar dot pa gjënë më të shtrenjtë, Play Station me të cilën kalonte kohën. Por njëkohësisht, ai ka dhënë edhe mesazhin e rëndësishëm që të gjithë duhej të qëndronin të mbyllur në shtëpitë e tyre.

“E dashura Play Station, po të mos ishe ti… nuk të kam dashur kurrë kaq shumë sa në këtë periudhë!!! Dhe ju lutem, me apo pa Play Station, qëndroni në shtëpi. Tani është gjëja më e rëndësishme. Bëni atë që ju pëlqen më shumë, por bëjeni në shtëpi. Gjithçka do të shkojë mirë”, ishte mesazhi i futbollistit kuqezi.

Edhe lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare në ditët e kaluara kanë treguar se si sfidojnë njëri-tjetrin me lojëra në Play Station, duke bërë të qartë se tani ky është kthyer në argëtimin e tyre kryesor.

Sampdoria – Verona shtyhet për në maj

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Serie A mes Sampdorias dhe Veronas e paraparë të luhet të hënën është shtyrë për  13 maj.
Lajmin e ka bërë të ditur Serie A të dielën. Serie A ka dal me vendim vetëm pak orë pasi presidenti i rajonit të Ligurias në Itali, Giovanni Toti kishte thënë se ndeshja do të luhet pa shikues.

Është ndeshja e gjashtë e kësaj xhiro të Italisë që është shtyrë për datë të mëvonshme.

Verona e Rrahmanit ndeshjen do ta zhvillojë pa shikues

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Serie A së Italisë mes Sampdorias dhe Veronas të hënën do të luhet pa shikues, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i rajonit të Ligurias në Itali, Giovanni Toti.Kjo përballje ishte paraparë të luhej me shikues, por është vendosur të mos merren rreziqe dhe të luhet pa shikues.“Zhvillimi i ndeshjes Sampdoria – Verona me shikues do të ishte rrezik serioz”, ka thënë Toti, përcjell “Gazzetta dello Sport” të dielën.
Pesë ndeshje të kësaj xhiroje të Serie A janë shtyrë nga liga, pasi klubet nuk donin të luanin ato pa shikues.

Toti ka thënë se mbetet te Serie A të vendos nëse dëshiron të shtyjë ndeshjen e Sampdorias me Veronan.

Verona dhe Roma dënojnë disa tifozë të tyre

Periskopi.com Sporti

Një grup prej tetë ultrave të Hellas Veronas janë dënuar për të përcjell ndeshje për shkak se dëshironin që të hynin në stadium me disa kapela me Hitlerin, kurse Roma e ka dënuar një tifozë për abuzim racor

Policia kishte zbuluar disa kapela nga peri gjatë një kontrolle standarde ku tifozët e Veronas dëshironin të hynin në stadiumin Dall’Ara në ndeshjen e tyre kundër Veronës më 19 janar.

Ato të gjitha kishin të njëjtin dizajn, ku në ballë të tyre kishte një fotografi të Hitlerit, por mustaqet e tij ishin zëvendësuar me “Scala” (shkallë) që është simbol i qytetit të Veronas.

Tetë tifozët, nga mosha 21 deri në 49, janë dënuar me dy vjet ndalesë për të parë ngjarje sportive në Itali.

Në një incident tjetër të ndarë, La Gazzetta dello Sport shkruan që një tifoz i Romës kishte arritur që të pajiset me një kartë gazetari për të hyrë në dhomën e konferencave në stadiumin e Olimpico.

Ai është parë dhe është kapur nga autoritetet duke bërë thirrje raciste kundër sulmuesit të Bolognas, Musa Barroë, i cili shënoi dy gola në atë mbrëmje.

Sigurimi e largoi dhe e hulumtuan atë, ku zbuluan që ai i kishte shkëmbyer biletat me një gazetarë “freelance”, i cili dëshironte ta shikonte ndeshjen nga Tribuna Monte Mario.

Tifozi është dënuar për ta shikuar Romën në tri vitet e ardhshme, kurse gazetarit i është marrë akreditimi për një vit të tërë.

Rrahmani me shokë si trojanë të vërtetë: Luftojnë me dhjetë lojtarë dhe nxjerrin barazim kundër Milanit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Amir Rrahmanit e Marash Kumbullës, Verona ka arritur të nxjerr një barazim shumë të vlefshëm si mysafir i Milanit në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Në fakt, ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Faraonit, i cili realizoi në minutën e 13-të, transmeton Periskopi.

Mirëpo, vetëm 16 minuta më vonë, Hakan Calhanoglu realizoi nga goditja e lirë për 1-1, me topin që pësoi një devijim krucial nga muri i gjallë.

Në vazhdim, Verona ka mundur të kalonte shumë lehtë përsëri në epërsi, por fati i mungoi, derisa arriti ta godas dy herë shtyllën e “Rossonerëve”.

Gjërat u vështirësuan tepër për Veronën në minutën e 68-të, kur Amrabat u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes së rëndë në Castillejon. VAR ishte ai që vendosi për përjashtimin e mesfushorit.

Pas këtij barazimi, Verona mbetet me gjasa të mëdha për ta prekur zonën evropiane, pasi grumbullon 30 pikë, vetëm dy më pak se vendi i gjashtë, Cagliari.

Në anën tjetër, Milani ka poashtu 32 pikë por pozicionohet në vendin e tetë për shkak të goldallimit inferior. /Periksopi.com/

Rrahmani me shokë si trojanë të vërtetë: Luftojnë me dhjetë lojtarë dhe nxjerrin barazim kundër Milanit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Amir Rrahmanit e Marash Kumbullës, Verona ka arritur të nxjerr një barazim shumë të vlefshëm si mysafir i Milanit në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Në fakt, ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi përmes Faraonit, i cili realizoi në minutën e 13-të, transmeton Periskopi.

Mirëpo, vetëm 16 minuta më vonë, Hakan Calhanoglu realizoi nga goditja e lirë për 1-1, me topin që pësoi një devijim krucial nga muri i gjallë.

Në vazhdim, Verona ka mundur të kalonte shumë lehtë përsëri në epërsi, por fati i mungoi, derisa arriti ta godas dy herë shtyllën e “Rossonerëve”.

Gjërat u vështirësuan tepër për Veronën në minutën e 68-të, kur Amrabat u përjashtua me të kuq pas ndërhyrjes së rëndë në Castillejon. VAR ishte ai që vendosi për përjashtimin e mesfushorit.

Pas këtij barazimi, Verona mbetet me gjasa të mëdha për ta prekur zonën evropiane, pasi grumbullon 30 pikë, vetëm dy më pak se vendi i gjashtë, Cagliari.

Në anën tjetër, Milani ka poashtu 32 pikë por pozicionohet në vendin e tetë për shkak të goldallimit inferior. /Periksopi.com/

Përkeqësohet situata për Rrahmanin me shokë: VAR ia përjashton direkt me të kuq bashkëlojtarin

Periskopi.com Sporti

Verona ia ka vështirësuar vetes punët në ndeshjen që është duke e zhvilluar aktualisht në “San Siro”, kundër Milanit.

Me rezultatin 1-1, Amrabat bëri një ndërhyrje të rëndë në Castillejon, me gjyqtarin që u desh ta shikonte VAR-in për të marrë vendimin.

Pas rishikimit, Amrabat u ndëshkua direkt me të kuq, duke e lënë Amir Rrahmanin e Marash Kumbullën në disavantazh numerik.

Shikoni më poshtë ndërhyrjen. /Periskopi.com/

 

Bombardohet porta e shqiptarëve: Myslimani i Milanit shkund rrjetën e Veronës

Periskopi.com Sporti

Milani ka barazuar rezultatin kundër Veronës në “San Siro”.

16 minuta pasi Verona kaloi në epërsi, Hakan Calhanoglu realizoi nga gjuajtja e lirë, falë edhe një devijimi nga muri – minuta e 29-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Verona – Lecce: Formacionet zyrtare, Rrahmani titullar

Periskopi.com Sporti

Verona ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kundër Lecce, që do të luhet në kuadër të xhiros së 21-të. 

Nga minuta e parë do të luaj edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00

Më poshtë mund t’i shihni formacionet./Periskopi.com/