Vesa Smolica gjysmë e zhveshur në rrjete sociale

Periskopi.com Showbiz

Vesa ka marrë vëmendjen me një fotografi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, i ka fshirë të gjitha fotot nga llogaria e saj në Instagram.

Megjithatë më pas e postoi një imazh ku shfaqet tejet joshëse veç në të brendshme.

Pranë postimit ka pranuar komente të shumta, nga komplimentet e deri te pyetjet se përse patjeter duhet të zhvishesh?.

Ndryshe Vesës si duket i ka pëlqyer mjaft shumë kjo foto pasi e ka vendosur edhe si foto profili.

Vesa Smolica shfaqet gjysmë e zhveshur, merr vëmendje me një pozë atraktive

Periskopi.com Showbiz

Ajo është njëra prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar dhe shpesh rrëmben vëmendje në rrjetet sociale me postimet e njëpasnjëshme që publikon.

Fjala është për këngëtaren Vesa Smolica, e cila po ashtu është një personazh mjaft i ndjekur, gjersa një pozë e saj e fundit e publikuar në Instagram bëri që të gjithë t’i kthejmë sytë nga ajo.

Imazhi në fjalë ka të bëjë me një pozë tërheqëse të këngëtares Smolica, e cila shfaqet tërësisht e zhveshur e me një kapelë të zezë në kokë.

“Zemrën e kam akoma më të madhe”, është përshkrimi që ajo ia ka vënë fotos.

Nga ana tjetër, Vesa vazhdon të jetë shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm në trojet shqiptare.

Ajo së fundmi ka performuar në Varshavë të Polonisë, ku ka qenë e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.

Evenimenti është organizuar për t’i nderuar ata që i strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mesin e të cilëve ishte edhe shqiptarët, duke mbledhur dhjetëra persona nga Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria.