Ushqimet më të mira për njerëzit që vuajnë nga veshkat

Periskopi.com Shëndeti

Të dhënat e Shoqatës së Nefrologjisë për vitin 2018 tregonin se të paktën 14% e popullësisë është e prekur nga sëmundjet e veshkave.

Faktorët që ndikojnë në shfaqen e sëmundjeve të veshkave sipas specilistëve lidhen me tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit që vuajnë nga veshkat nëkëtë kohë?

Ekspertët thonë si të gjithë të tjerët, edhe njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të ndjekin rregullat standarde, pra:

Ata duhet të kenë në telefon patjetër numrin e mjekut për ccdo rast nevoje dhe nëse ai/ajo nuk përgjigjet, duhet të telefonojnë autoritetet përgjegjëse.

Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të sigurohen që kanë sasi të mjaftueshme të ilaçeve që marrin çdo ditë.

COVID-19, ushqimet më të mira Për njerëzit që vuajnën veshkat

Njerëzit që vuajnë nga problemet me veshkat duhet të kujdesen që të ushqehen me produkte që përmbajnë pak kalium, fosfor dhe kripë.

2-3 racione frutash në ditë

Frutat më të përshtatshme dhe më të shëndetshme janë:

  • Pjeshkët
  • Dardhat
  • Ananasi
  • Portokalli

2-3 racione Perime në ditë

Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të sigurohen të konsumojnë mjaftueshëm perime.

Perimet më të shëndetshme janë:

  • Panxhari i kuq
  • Karrotat
  • Misri
  • Kërpudhat
  • Kungulli
  • Bizelet

Proteina

Burimet më të mira të proteinës janë:

  • Peshku ton
  • Salmoni
  • Mishi i gjelit të detit
  • Mishi i pulës
  • Drithërat

Orizi kaf, makaronat, biskotat pa kripë, buka e bardhë me farë, janë disa prej alternativave më të përshtatshme për pacientët që vuajnë nga veshkat.

Ata duhen treguar dorështrënguar me kripën për t’i mbrojtur veshkat./agrow

Çfarë ndodh pas një transplanti të mëlçisë apo veshkave?

Periskopi.com Shëndeti

Transplantimi i mëlçisë është një sëmundje kirurgjikale që konsiston në heqjen nga trupi i njeriut të një mëlçie të dëmtuar dhe zëvendësimin e saj me një mëlçi të shëndoshë.

Mëlçia është një nga organet thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi, njëherësh dëmtimi i saj mund të jetë një kusht kërcënues për jetën.

Mosfunksionimi i veshkave është një tjetër problem shëndetësor që prek shumë njerëz, pasi rregullojnë balancën e ujit në trup dhe filtron gjakun. Mosfunksionimi i veshkave bëhet akoma më serioz, kur duhet domosdoshmërisht kryerja e transplantit të veshkës.

Cilët janë pacientët që rekomandohen për transplant? Çfarë ndodh pas një transplanti të mëlçisë/ veshkave? Kush mund të jenë dhuruesit?